Arhiva MujoreJanuary 2015

0 4775

Prej gjërave më madhështore në të cilat thërret feja dhe nxit në to është morali i mirë, është prej dhuntive më të mëdha të Allahut ndaj robërve të Tij.

Allahu i Madhëruar thotë për të Dërguarin e Tij Muhamedin salallahu alejhi ue selem: “Vërtet, ti je në një shkallë të lartë të moralit!”. Kalem 4.

Ebu Derdaja radijallahu anhu transmeton se i Dërguari salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Nuk ka gjë më të rëndë në peshoren e besimtarit ditën e Kiametit se sa morali i mirë, dhe me të vërtetë Allahu e urren atë që është vulgar dhe i paturpshëm”.[1] Morali i mirë përfshin sfera të shumta nga jeta e myslimanit, në thëniet, veprat, ne adhurimin e tij ndaj Zotit dhe marrëdhëniet me njerëzit.

Allahu thotë: “E ti robve të Mi thuaju: “Le ta thonë atë që është më e mira, pse djalli ndërsen mes tyre, e është e ditur se djalli është armik i hapët i njeriut” Isra 53.

dhe njerëzve u thuani fjalë të mira” Bekare 83 dhe thotë: “Nuk është e barabartë e mira dhe e keqja. Andaj, (të keqen) ktheje në mënyrën më të mirë, se atëherë ai, me të cilin kishit njëfarë armiqësie, do të bëhet mik i afërt”. Fusilet 34.

Ibn Abasi radijallahu anhu ka thënë: “Allahu i ka urdhëruar besimtarët të bëjnë durim gjatë nevrikosjes, të jenë të butë kur në mosdije, të falin në gabim. Nëse ata veprojnë kështu, Allahu do ti mbron ata dhe do t’i nënshtron armiqtë e tyre”.[2]

Prej porosive të Pejgamberit salallahu alejhi ve selem ishte edhe fjala që ua drejtoi Ebu Dherit dhe Muadh ibn Xhebelit Allahu qoftë i kënaqur me të dy: “Ke frik Allahun kudo që të jesh, çdo të keqe pasoje me të mirë, ajo e shlyen atë, deh sillu me njerëzit me moral të mirë”.[3]

Ibn Kajimi Allahu e mëshiroftë ka thënë: “I Dërguari salallahu alejhi ue selem bëri bashkimin mes devotshmërisë ndaj Allahut dhe moralit të mirë, ngase devotshmëria përmirëson raportin mes robit dhe Zotit të tij, e morali i mirë përmirëson raportin mes tij dhe krijesave. Pra devotshmëria ndaj Allahut i sjell atij dashurinë e Allahut e morali i mirë i thërret njerëzit që ta duanë atë”.

Nuk plotësohet besimi (imani) i një personi përderisa të mos cilësohet me moral të mirë. Ebu Hurejra radijallahu anhu ka thënë: i Dërguari salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Njeriu me besim më të plotë është ai që ka moral më të mirë. Më i miri prej jush është ai që sillet më së miri me gruan e tij”.[4]

Disa prej të parëve tanë kanë thënë: Morali i mirë ndahet në dy pjesë:

1-    Me Allahun aze ve xhel, e kjo nënkupton se çdo gjë që është prej teje ka nevojë për falje dhe çdo gjë që vije prej Allahut është e detyrueshme të falënderohet.

2-    Morali i mirë me njerëzit, bamirësia me fjalë e vepër dhe pengimi i dëmit me fjalë dhe vepër.

Pra është ai që i përkushtohet kësaj ka mundësi që të arrin gradën e vepër mirëve, Aisheja radijallahu anha transmeton se i Dërguari salallahu alejh iue selem ka thënë: “Besimtari arrin me moralin e tij të mirë gradën e agjëruesit dhe namaz falësit”.[5]

I Dërguari salallahu alejhi ue selem ishte njeriu me moral më të mirë, e kush dëshiron të udhëzohet për moral të lartë le të pason Muhamedin salallahu alejhi ue selem.

Enesi radijallahu anhu ka thënë: Kam shërbyer të Dërguarin salallahu alejhi ue selem dhjetë vite, asnjëherë nuk më ka thënë “Uf”, e as nuk më ka thënë për një gjë që kam bërë pse e ke bërë? E as për një gjë që nuk kam bërë pse nuk e kë bërë?[6]

Ata ibn Jesar ka thënë: Kam takuar Abdullah ibn Amr ibn As radijallahu anhuma, e i thashë: Më tregoni për përshkrimin e të dërguarit të Allahut salallahu alejhi ue selem në Tevrat? Tha: Po, betohem në Allahun se ai është i përshkruar në Tevrat me disa cilësi të tij që janë në Kuran: “Ne të dërguam ty (Muhammed) dëshmitar, përgëzues dhe qortues

Abdullah ibn Mubareku Allahu e mëshiroftë ka thënë: “Moral i mirë është buzëqeshja, bamirësia, ndalimi i dëmit dhe të paramendosh se çfarë mund të ndodh prej njerëzve”.[7]

Muslimani në jetën e tij ndeshet me gjëra të ndryshe, që nëse nuk e përdor moralin e mirë ai do të dështon gjatë ballafaqimit në ato raste.

Nga rregullat e përgjithshme në këtë sferë është që të mos shpejton me mallkim ndaj atij i cili i ka bërë keq, apo të ka mangësuar të drejtën tënde, të sjellësh me të me supozim të mirë dhe të pranosh arsyetimet, përkundër kësaj të mos thuash një fjalë apo të veprosh diç që më vonë do të kesh nevojë që të kërkosh falje. Sepse në hadithi që e transmeton Enes ibn Maliku radijallahu anhu i Dërguari salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Ke kujdes nga çdo çështje nga e cila do të kërkosh falje për të”.

Falënderimi i takon Zotit të botëve, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të dërguarin  tonë Muhamed, mbi familjen tij, dhe gjithë shokët e tij.

Dr. Emin ibn Abdullah Shekavi

Përktheu: Shpend Zeneli

[1] Suneni i Tirmidhiut 4/362 me numër 2002 dhe ka thënë, hadithi është hasen sahih.

[2] Tefsir i ibn Kethirit 4/101.

[3] Sunen i Tirmidhiut 4/355 me numër 1987 dhe ka thënë hadithi është hasen sahih.

[4] Sunen i Tirmidhiut 3/466 me numër 1162.

[5] Sunen i Ebu Davudit 4/252 me numër 4798, Albani e ka vlerësuar të vërtetë në librin “sahih Ebu Davud”

[6] Sunen i Tirmidhiut 4/368 me numër 2015, teksti gjendet në dy sahihët.

[7] Xhami ulum vel Hikem (Enciklopedia e shkencave dhe urtësive) faqe 160.

0 1429
  1. Largimi nga adhurimi i Allahut dhe preokupimi me gjynahe.
  2. Dashuria ndaj dynjasë dhe përkujdesja për të dhe shpresa e gjatë.
  3. Harresa e ahiretit dhe begatitë e saj.
  4. Preokupimi me atë që e shkatërron zemrën. Gjërat që e shkatërrojnë zemrën  janë pesë: Përzierja e tepërt me njerëz, shpresat e kota, lidhja jo me Allahun, ushqimi i tepërt dhe gjumi i tepërt.
  5. Dembelia dhe përtacia në kryerjen e adhurimeve.
  6. Mos ndikimi nga ajetet e Kuranit, as nga ajetet kërcënuese dhe as nga ajetet inkurajuese.
  7. Shkujdesja, ajo është sëmundje shumë e rrezikshme.
  8. Shoqërimi i shokëve të ligë dhe ulja në ambiente shkatërruese.
  9. Harresa e vdekjes dhe dhembjeve të saj dhe varrit dhe jetës pas saj.

– SHËRIMI I ZEMRËS SË NGURTË:

  1. Preokupimi me dhikër (përmendjen e Allahut) dhe kapja për istigfarin.
  2. Meditimi i ajeteve të Kuranit.
  3. Kujtimi i ahiretit dhe meditimi rreth Ditës së Kiametit dhe Xhenetit dhe Xhehenemit.
  4. Të vetmuarit me vetveten dhe të llogariturit e vetvetes.
  5. Largimi nga përzierja me shokë të këqij dhe përkujdesja për të ulur me shokë të ndershëm.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

0 5483

Shikimi i Allahut të Madhëruar në ahiret?

 

Shikimi i Allahut të Lartëmadhëruar në ahiret është një nga meselet e rëndësishme në akide, ku njerëzit në këtë çështje kanë rënë në shumë medhhebe për pranimin apo mohimin e saj, kurse dijetarët e ehlu Sunnetit dhe xhematit e pranojnë se: besimtarët do ta shohin Zotin e tyre në xhenet, pra në botën tjetër, ja dhe disa nga fjalët e tyre:

1 – Ebu Bekër es-Sidiku dhe Hudhejfe ibn Jemani kanë thënë për fjalën e Allahut: “Atyre që bëjnë vepra të mira, u takon e mira (Xhenneti) edhe më tepër (e shohin Allahun)”[1]. Mirësia është xheneti, shtimi është shikimi në fytyrën e Allahut[2].

2 – Hasen el–Basriu-Allahu e mëshiroftë, për fjalën e Allahut: “Atë ditë do të ketë fytyra të shkëlqyera (të gëzuara). Që Zotin e tyre e shikojnë[3]. Thotë: Të shëndritshme të mira, të cilat i ka zbukuruar duke shikuar në fytyren e Zotit të tyre të Lartëmadhëruar , e meritojnë të shëndrisin si dhe e shikojnë Zotin e tyre të Madhëruar.[4]

3 – Imam iben Huzejme-Allahu e mëshiroftë, në librin e tij e cek një kapitull me tekst: Kapitulli: shpjegimi se shikimi i Allahut është specifik me të cilën veçohen të dashurit (eulijat) e Allahut në ditën e kijametit. – Pastaj thotë: Këtë mirësi e fitojnë të dashurit e Allahut nga besimtarët, ndërsa të gjithë armiqtë e Tij privohen nga shikimi në Allahun fuqiplotë qofshin ata mushrik, jehudi, të krishter, mutenamis[5], munafikët, siç kuptohet nga fjala e Allahut: “Jo dhe Jo! Atë ditë do të jenë të penguar prej (ta shohin) Zotit të tyre[6]. Ndërsa të dashurit e Allahut e shikojnë Krijuesin e tyre të Gjithëlartësuar, pasi që banorët e xhenetit të hyn në xhenet dhe banorët e xhehenemit hyn në xhenehem. Kështu që Allahu besimtarët i nderon me mirësi prej më të mirave me bujarin dhe fisnikërin e Tij , duke ua mundësuar besimtarëve ta shikojnë Atë, ndërsa armiqtë e Tij i privon nga kjo mirësi[7].

Ehlu Sunneti dhe xhemati janë argumentuar gjithashtu për faktin se besimtarët do ta shikojnë Zotin e tyre ditën e kijametit me argumente sheriatike dhe logjike:

 

  1. Nga sheriati:

 

Janë argumentuar me argumente nga Kurani prej tyre:

A – Fjala e Allahut: “E kur Musai erdhi në kohën që i caktuam dhe i foli Zoti i vet, ai tha: Zoti im! Më mundëso pamjen tënde e të shikoj! – Ai (Zoti) i tha: Ti nuk ke mundësi të më shohësh, por shiko kodrën, e nëse ajo qëndron në vendin e vet, ti do të më shohësh Mua. Kur u drejtua kah kodra, një pjesë e dritës nga Zoti i tij e bëri atë (kodrën) thërmi, e Musaut i ra të fikët. Kur erdhi në vete, tha: E lartë është madhëria Yte, pendohem te Ti (për atë që kërkova), dhe unë jam i pari i besimtarëve![8] Nga ky ajet konkludojmë se sikur shikimi në Allahun të ishte i pamundshëm nuk do të kishte kërkuar Musau-paqa e Allahut qoftë mbi të, sepse do ta dinte se një gjë e tillë është e pamundshme ose nuk e ka ditur një gjë të tillë, sikur ta dinte, i mençuri nuk e kërkon të pamundshmen, poqëse nuk e ka ditur, i padituri nuk mund të jetë njeri që i flet Allahu, gjithashtu Allahu nuk e qortoi Musaun-paqa e Allahut qoftë mbi të, e as që i tha: Nuk lejohet të më shohësh Mua e as se Unë nuk shihem[9].

B – Fjala e Allahut: “Të parët (e njerëzve) nuk mund ta përfshinë Atë, e Ai i përfshinë të parët. Ai është shumë i kujdesshëm, hollësisht i njohur”.[10] Nga ajeti nxiret argumenti se sikur shikimi i Allahut të ishte diçka e pamundshme Allahu nuk do te jepte lëvdata me fjalet e Tij “asnjë parashikim nuk mund ta kapë atë”, kjo tregon se është e lejuar shikimi i Tij, ngase ana mohuese në ajet është parashikimi, i cili është i pamundshëm për njeriun, e jo shikimi i Allahut

C – Fjala e Allahut: “Atë ditë do të ketë fytyra të shkëlqyera (të gëzuara). Që Zotin e tyre e shikojnë[11].  Këto ajete shumica e sehabëve dhe tabiinëve i kanë komentuar se mirësia është xheneti, ndërsa shtimi është shikimi në Allahun Fuqiplotë siç u cek me parë.

Poashtu janë argumentuar edhe me këto hadidhe të sakta për shikimin e Allahut në ahiret si do ti cekim ne vijim:

A – Hadidhi i Ebu Hurejres-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, i cili përcjell se disa njerëz thanë: o Dërguari i Allahut a do ta shohim Zotin tonë në ditën e kijametit ? – I Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, tha: “A shtyheni për ta parë hënën 14 – dhjetshe?” – Thane: Jo o i Dërguari i Allahut? – Tha: “A shtyheni për ta pa diellin kur nuk ka mjegulla?” – Thanë: Jo o i Dërguari i Alahut. – Tha: “Ju do ta shihni Zotin tuaj ashtu (qartazi )”[12].

B – Hadithi i Xherir ibn Abdullah el–Bexheliut -Allahu qoftë i kënaqur prej tij, i cili thotë: Njëherë ishim duke ndejtur me të Dërguarin e Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, kur ai shikoi në hënën, në natën e katërmbëdhjet dhe tha: “Ju do ta shihni Zotin tuaj një nga një, sikur e shihni këtë, nuk keni nevojë të shtyheni në shikimin e Tij, poqëse keni mundësi të mos e leni namazin i cili është para lindjes së diellit dhe para perendimit të tij, veproni kështu[13].

C – Hadithi i Suhejb ibn Rumit-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, i cili thotë: I Dërguari i Allahut ka thënë: “Kur të hyn banorët e xhenetitnë xhenet, Allahu i Lartësuar do të thotë: A doni t’ju jap diçka tjetër ma tepër? – Thonë ata: O Zot na i zbardhove fytyrat tona, na fute në xhenet, na shpëtove nga zjarri. – Thotë: Atëherë Allahu e largon perden e Tij, nuk ju jepet atyre diçka më të dashur për ta se sa shikimi në Zotin e tyre të Madhëruar[14].  Argumentimi me këtë hadith është i qartë e si pasojë nuk ka nevojë për sqarim.

 


  1. Nga ana logjike:

 

Argumentimi për shiqimin e Zotit nga ana logjike:

– Edhe pse shumica e dijetarëve mendojnë se për çështjen e shikimit të Allahut duhet kuptuar vetëm përmes argumenteve sheriatike, ngase vetë Allahu i Lartësuar tregon për veten e Tij, Ai do të shihet në ditën e kijametit, Ai e din më së miri çfarë lejohet për veten e Tij, po ashtu i Dërguari i Tij është njeriu që më së miri e njeh Zotin e tij si dhe e din çfarë lejohet për Allahun dhe çfarë ndalohet të flitet për të, vetëm se argumentimi logjik e forcon argumentin sheriatik. Për këtë arsye do ti cek disa argumente logjike, të cilat i kanë cekur dijetarët, prej tyre:

  1. a) Argumenti egzistencial – Egzistenca e Allahut është argument i lejimit të shikimit të Tij, ngase ajo çfarë është e ndaluar të shihet është paegzistuesja.

Ebul–Hasen el–Eshariu-Allahu e mëshiroftë, thotë: “Ajo e cila e argumenton se Allahu shihet me shikim është se çdo gjë që ekziston është valide të shihet, mirëpo nuk lejohet të shihet ajo që nuk egziston, përderisa Allahu egziston prerazi, nuk është e pamundshme që ai të na e shfaq neve Veten  e tij”[15].

  1. b) Po ashtu argument aludues për shikimin e Allahut me sy është se: Allahu i Lartësuar i sheh gjërat, andaj kur dikush është shikues i gjërave, sepse nuk mundet ti sheh gjërat Ai i cili nuk e tregon veten e Tij, përderisa Ai është shiques i gjërave, atëherë është normale të na e mundëson neve ta shohim atë”[16].

 

 

Përgaditi: Nexhat Ceka

[1] Junus:26.

[2] “Kitabu suneh”, Abdulla ibn Ahmed: 471.

[3] Kijame:22-23.

[4] “Kitabu suneh” Abdulla ibn Ahmed fq. 479.

[5] Autori i “Lisanit” thotë: “el–Namsu” është devijimi, shkatërimi, sherri ndërsa “el–Humasu” janë kurejshitët, ngase ata ishin kryefortë në fenë e tyre, ndërsa “ahmes” është ekstremisti i vetes së tij ne fe. “Lisanul – arab”, Ibn Mendhur 6/57, Ibn Huzejmeja me “mutehamis” i ka për qellim ibadijtë  nga havarixhët të cilët e mohojnë shikimin e Allahut në ahiret.

[6] Mutafifin:15

[7] “Teuhid” Ibn Huzejme fq. 180.

[8] Araf:143

[9] Shiko “Hadij el–ervah” Ibn Kajim fq. 223.

[10] Enam: 103

[11] Kijame:22-23.

[12] Transmeton Buhariu nr. 4737 Muslimi nr. 182

[13] Transmeton Buhariu nr. 7434

[14] Transmeton Muslimi nr. 181

[15] “El–ibane fi usuli dijaneh”, Ebul–Hasen  el–Esharij fq.16.

[16] Po aty fq 16.

0 1527

– Sami ishte një djalosh i cili merrej si shembull për moralin dhe sjelljen e tij. Ishte respektues i madh i prindërve dhe së bashku me vëllaun jetonin me prindërit në një gjendje të mjerueshme financiare. Një ditë nga ditët prindi e thirri që t’i ankohet për gjendjen e mjeruar që e kanë kurse i biri ia kthehu duke i thënë: O prindi im, elhamdulilah që jemi me shëndet mirë. Pasi që gdhihemi në mëngjes me shëndet të mirë dhe mbrëmjen e presim me shëndet të mirë, pse mos ta falënderojmë Allahun për këtë begati! Pas një periudhe gjendja filloi të ndryshohet, të dy vëllezërit u martuan kurse prindërit e tyre ndërruan jetë. Vëllau i tij Muhamedi pas vdekjes së prindërve filloi të ndjehet i vetmuar dhe gjendja e tij nuk ishte aspak e mirë. Kur e kuptoi Sami këtë gjë shpejtoi ta viziton të vëllaun dhe t’ia bën me dije se ai do të qëndron pranë tij dhe se ai nuk është i vetëm. Muhamedi nga fjalët e vëllaut u gëzua shumë dhe u ngrit dhe e përqafoi të vëllanë. Sami pas vizitës që i bëri vëllaut u kthye në shtëpi ku gruaja e tij do ta pret me një lajm se ka mbetur shtatzëne për të tretën herë. Dynjaja i dukej se është e vetja nga gëzimi i madh dhe i ngriti duart kah qielli dhe e falënderoi Allahun për fëmijët që ia dhuroi. Gruaja e tij i tha se ka pas frikë ta lajmëron për shtatzëninë e saj duke e pasur parasysh gjendjen e tyre materiale të mjerë. Mirëpo Sami u buzëqesh dhe i tha: Nuk jam unë ai që furnizoj, po Allahu është Furnizuesi dhe çdo fëmi lind me furnizimin e vet.

– Kaluan disa muaj dhe në jetë erdhi edhe fëmiu i treti i Samit. Allahu e furnizoi edhe me një sasi shume të hollash me të cilat e mori me qira një kopsht frutash dhe filloi të tregton me to dhe për një kohë të shkurtë arriti ta fiton besimin tek tregtarët. Nuk kaluan shumë vite vetëm se arriti ta blen një kopsht tjetër dhe ta len atë që e kishte me qira. Kur dynjaja filloi t’i nënshtrohet e bleu një makinë të cilën e përdorte për biznesin e vet dhe me të e vizitonte edhe të vëllaun më shpesh dhe e mësonte ta drejton makinën. Dëshironte që i vëllau t’i bashkëngjitet në biznesin e tij duke shitur frute me makinë. Sami për ndihmën që ia jepte i vëllau e shpërblente mirë dhe çdo herë e pyeste se a është i kënaqur nga ajo që e merr si shpërblim kurse Muhamedi nuk dinte përgjigje tjetër përveç se fjalës, po. Sami shpesh e vizitonte edhe shtëpinë e të vëllaut ku për fëmijët e tij kujdesej si të ishin fëmijët e vet, kështu duke e dërguar në vend amanetin e prindit të tij.

– Sami një ditë nga ditët filloi të ankohet se është i sëmurë dhe shprehu dëshirë që të merr pushim disa ditorë sa t’i kthehet fuqia dhe të vazhdon me biznesin e tij. Mirëpo pas analizave të shumta mjeku e lajmëron gruan e tij se Sami është i sëmurë shumë rëndë. Sami filloi t’i merr ilaçet kurse gruaja e tij e cila shpesh qante në vetmi i jepte kurajo dhe e qetësonte të burrin duke i thënë se së shpejti do të shërohet me lejen e Allahut. Gjendja e tij nuk përmisohej por filloi të keqësohej edhe më tepër. Sami filloi të ndjen se jeta e tij së shpejti do të mbaron dhe e kërkoi të vëllaun Muhamedin që ta viziton. Sami e lajmëroi të vëllaun se së shpejti do të ndërron jetë si pasojë e sëmundjes nga e cila vuan dhe e porositi që pas vdekjes së tij të kujdeset për gruan dhe tre fëmijët e tij dhe për biznesin e tij.

Vëllau për çdo ditë e priste lajmin se i vëllau ka ndërruar jetë. Dhe me të vërtet nuk kaluan shumë ditë dhe Muhamedi vetëm se e mori lajmin se Sami ndërroi jetë. Shkoi vet që të bindet dhe ta vërteton lajmin e vdekjes së vëllaut dhe ta lajmëron familjen dhe shokët. Nga lajmi u pikëlluan familja edhe shokët edhe fqinjët dhe të gjithë ata që e morën lajmin e vdekjes së tij. Sami konsideroj musliman i mirë, babë i mirë, fqinj e shok i ndershëm dhe tregtar besnik.

– Në drekë të gjithë dolën që t’i falin namazin e xhenazes dhe të luten për të dhe t’i përcjellin xhenazen deri tek varrezat e qytetit. Muhamedi kur iu afruan varrezave i tha të pranishmëve që askush mos të futet në varrin e Samit përveç se ai i vetëm.

Muhamedi u fut i vetëm në varrin e të vëllaut që ta rregullon xhenazen e tij dhe u vonua një periudhë deri sa të pranishmit filluan të dyshojnë se çka ndodhi. Kur iu afruan varrit e gjetën Muhamedin se kishte ndërruar jetë pranë të vëllaut të tij të vdekur. Në njërën dorën ia gjetën një letër të bardhë ku mbi të kishte gjurma të ngjyrës së kaltër kurse në dorën tjetër e mbante ngjyrën nëpërmjet të cilës dëshironte t’ia merr të vëllaut shenjat e gishtit dhe të deklaron se ia ka lënë të gjithë pasurinë e tij të vëllaut.

Njerëzit u habitën dhe shpejt e thirrën policinë e cila edhe urdhëroi që të nxirret xhenazja jashtë dhe të dërgohet për hulumtime në mjekësin ligjore ku ata më vonë do të konstatojnë se ky njeri është mbytur nga një shtrëngim i fortë.

– Muhamedi pra nuk ishte ashtu siç paraqitej para të vëllaut po ishte njeri i cili ia kishte zili të vëllaut dhe pas vdekjes së tij dëshiroi t’ia merr pasurinë. Lotët që i dilnin ishin lot krokodili e jo lot vëllau. Në zemrën e tij kishte urrejtje dhe zili dhe me to edhe vdiq. Përfundimi i keq i tij ishte si rezultat i nijetit të tij dhe qëllimeve të tij. Dëshira e madhe për dynja dhe pasuri e bëri që ta urren dhe mos ta donë edhe vëllaun e tij dhe në fund edhe t’ia merr pasurinë padrejtësisht, mirëpo Allahu sheh dhe din çdo gjë. Nuk e lejoi që ta arrin qëllimin e tij të fëlliqur po ia mori shpirtin në atë gjendje dhe ia shpalosi turpin që ne të marrim mësime nga ky rast dhe t’i përmisojmë nijetit e tona. Kjo ngjarje është e vërtet dhe këtë edhe e vërteton edhe një dijetar i quajtur Hazim Shuman në një nga hutbet e tij.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

0 3382

Lavd-falënderimi i takon vetëm se Allahut, Zotit të botëve. Paqja dhe lavdia e Allahu qofshin mbi Muhamedin, birin e Abdullahut dhe robin e Allahut.

O ju musliman, xhamitë janë shtëpitë e Allahut. Muret e saj janë ndërtuar dhe themelet e saj janë ngritur për hir të Tij, të adhurohet dhe të njësohet, të madhështohet dhe të lavdërohet, t’i bie robi në ruku dhe poashtu t’i bie në sexhde Atij: Xhamitë i janë kushtuar vetëm Allahut, prandaj mos iu lutni askujt, krahas Allahut!”. Xhin 18.

Allahu urdhëroi në ndërtimin dhe ngritjen e tyre, në përkujdesjen dhe ruajtjen e tyre dhe në përmendjen e emrit të Tij në to: Në xhamitë, që Allahu ka urdhëruar të ngrihen e të përmendet aty emri i Tij, Atë e lavdërojnë në mëngjes dhe mbrëmje”. Nur 36.

Ndërtimi i tyre është një nga afrimet më madhështore kah Allahu, për atë që e përmison nijetin e tij dhe shpreson shpërblim. Othmani, Allahu qoftë i kënaqur me të, përcjell se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut,lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, të ketë thënë: “Kush e ndërton një xhami për hir të Allahut duke shpresuar me të fytyrën e Allahut, Allahu do t’ia ndërton atij një shtëpi në Xhenet”.

Allahu ka urdhëruar që ato të pastrohen, të lahen e të parfymosen. Aisha, Allahu qoftë i kënaqur nga ajo, thotë se i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, urdhëroi të ndërtohen xhami nëpër fise dhe ato të pastrohen dhe parfymosen.

Xhamitë janë vendet më të pastra dhe më të dashura. Ebu Hurejra,Allahu qoftë i kënaqur nga ai, përcjell se i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Vendet më të dashura tek Allahu janë xhamitë, dhe ato më të urryera tek Allahu janë tregjet”.

Për hir të vlerës së xhamisë dhe pozitës së lartë të saj tek Allahu, u ligjësuam për atë që i synon ato, rregulla dhe dispozita, sjellje dhe etika, gjë që i bën ato të ruhen dhe të rikujtohen të drejtat e tyre.

O ju musliman, pëlqehet për atë që e synon xhaminë të zbukurohet për namazin e tij me atë që ka mundësi nga rrobat, parfymi dhe misvaku. Allahu i Madhëruar thotë: “O bijtë e Ademit, vishuni përshtatshëm kudo dhe kurdo që të faleni!”. Earaf 31.

Ibën Omeri, Allahu qoftë i kënaqur nga ta, përcjell se i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Nëse ndonjëri nga ju falet le t’i vesh rrobat e tij më të mira, Allahu është më meritor për t’iu zbukuruar”.

Nuk lejohet për muslimanin të falet me rroba shumë të holla të cilat e paraqesin lëkurën e trupit (qëllimi është paraqesin lëkurën e trupit në pjesët të cilat fetarisht konsideron nga aureti) apo të ngushta që i përshkruajnë pjesët e turpshme apo të shkurta që nuk e plotësojnë kushtin e mbulimit të trupit për në namaz. Poashtu nuk lejohet namazi me rroba ku në to ka foto apo vizatime të cilat bien në kundërshtim me besimin dhe ideologjinë e muslimanit. Falësi i namazit poashtu duhet t’i ik erërave të keqe në veshje apo në ushqimin, me qëllim që të mos i dëmton dhe pengon vëllezërit e tij me erën e tij të keqe nga goja, apo me erën e djersëve të tij. I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të: “Kush han qepë, hudhër dhe pras (bime me erë sikurse te hudhrës) le të mos i afrohet xhamisë sonë ngase melaiket gërditen nga ajo qe gërditet edhe njerëzimi“.

Aisha, Allahu qoftë i kënaqur me të, tregon: “Vinin njerëz nga shtëpitë e tyre dhe nga Avali (rrethinat e Medines rreth katër milje e më shumë larg) dhe kalonin nëpër shkretëtirë me pluhur duke u bërë me djersë e pluhur saqë u kullonte djersa. Vjen njëri prej tyre tek i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të,  i cili ishte tek unë. Pejgamberi, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, i tha atij: “Do të dëshiroja që të mbaheshi të pastër në këtë ditë tuajën (duke u larë).

Muslimani del nga shtëpia për në namaz i qetë dhe me hapa të ngadalta dhe nuk ngutet. I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Kur ta dëgjoni thirrjen për namaz shkoni ne namaz por me qetësi dhe urtësi; mos nxitoni ngase çka arrini faleni e çka iu kalon plotësojeni“.

Pëlqehet të shkohet më herët në xhami me qëllim të zihen safet e para në xhami. I Dërguari i Allahut. lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të,thotë: “Po ta kishin ditur njerëzit se çfarë shpërblime ka në ezan dhe safet e para(se kush do ta thirr ezanin dhe do të ulet në safin e parë) dhe nuk do kishin mundësi ta arrin atë vetëm se përmes shortit, do ta bënin atë”.

Në xhami muslimani hyn me këmbën e djathtë dhe i dërgon salavate të Dërguarit të Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, dhe thotë: “O Zot, m’i hap dyert e mëshirës Tënde”. Kurse kur del nga xhamia i dërgon salavate të Dërguarit të Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, dhe thotë: “O Allah, unë kërkoj nga mirësitë e Tua, o Allah më mbroj nga shejtani i mallkuar”.

Nuk ulet në xhami derisa nuk i fal dy rekate për përshëndetjen e xhamisë. I Dërguari i  Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të,ka thënë: “Nëse ndonjëri nga jush hyn në xhami le t’i fal dy rekate para se të ulet”.

Kush hyn ditën e Xhuma dhe imami është duke e mbajtur hutben, nuk ulet derisa nuk i fal dy rekate sipas mendimit më të saktë të dijetarëve. Ato i fal të shkurta dhe me nuk vonohet në faljen e tyre. Xhabiri, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, tregon: “Ndërsa Pejgamberi, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, po mbante hytben përpara njerëzve ditën e Xhuma, dikush hyri në xhami (dhe u ul). Pejgamberi, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, (e pa atë dhe) i tha: “A u fale, o filan?” Ai u përgjigj: “Jo”. Ai , lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, i tha:“Ngrihu dhe fal dy rekatë namaz.” Nëse ndonjëri prej jush hyn në xhami ditën e Xhuma, ndërkohë  që imami mban hytben, le të falë dy rekate të shpejta”.

Kush hyn ditën e Xhuma dhe myezini ndërkohë është duke e thirrur ezanin, le të përshpejton me faljen e dy rekateve dhe mos ta pret myezinin deri sa të përfundon me thirrjen e ezanit. Kjo, për arsye që t’i fal para se të fillon imami me hytben dhe dihet se qetësia dhe heshtja janë detyrim gjatë mbajtjes së hytbes.

Nëse thërret ikameti ndalohet rreptësisht falja e namazeve vullnetare, duke iu bazuar hadithit të Dërguarit të Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ku thotë: “Nëse thërret ikameti, nuk ka namaz përveç se ato të detyruara”.

Nga gabimet e disa muslimanëve është hyrja në xhami për namazin e sabahut në veçanti, duke qenë imami në namaz dhe ata nuk i lidhen imamit me fal farzin po fillimisht e falin synetin e sabahut. Kjo padyshim se është vepër e palejuar dhe risi e keqe e cila nuk ka bazë. Vepruesi i saj e kundërshton urdhrin e Muhamedit, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të.

Përcillet se erdhi një njeri dhe Pejgamberi, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ishte duke e falur farzin e sabahut me xhemat. Hyri në xhami dhe filloi t’i fal dy rekate synet të sabahut dhe pastaj u lidh me xhemat për ta falur farzin e sabahut. Pasi që u kreu namazin Pejgamberi, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, i tha: “O filan, cila nga ato dy namaze është i yti, të cilën e fal vet apo e fal me ne?!!”. 

Ibën Abdulber, Allahu e mëshiroftë, thotë: Kjo ka qenë një qortim dhe mohim nga ana e Pejgamberit, lavdia dhe paqja Allahut qofshin mbi të,për atë vepër. Nuk lejohet për asnjërin të fal diç nga namazet vullnetare në xhami kur të thirr ikameti për ta falur farzin.

Atij që i ik syneti i sabahut, pëlqehet t’i fal ato30 minuta pasi të lind dielli, duke u bazuar në hadithin e të Dërguarit të Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ku thotë: “Kush nuk i ka falur dy rekate synet të sabahut, le t’i fal ato pasi të linde dielli”.

Nëse i fal ato pas farzit të sabahut pa lindur ende dielli, lejohet. Argument e kemi hadithin e Kajs ibën Amru, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, i cili thotë se Pejgamberi, lavdia dhe paqja Allahut qofshin mbi të, e pa një njeri i cili fali dy rekate pas namazit të sabahut dhe i tha:“Namazi (farzi) i sabahut është vetëm se dy rekate”. Njeriu i tha: O i Dërguar i Allahut, unë nuk munda t’i fali ato dy rekate që janë para saj, pra synetet, dhe për këtë arsye i fala tani. I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, heshti dhe nuk foli asgjë.

O ju musliman, falësit e namazit në xhami janë të njëjtë. Kush vjen i pari dhe e zënë një vend, ai është më meritori për të. Nëse vjen tjetri dhe i thotë të ngrihet, kjo nuk lejohet dhe nuk është e drejta e tij. Pejgamberi, lavdia dhe paqja Allahut qofshin mbi të, thotë: “Mos ta ngrit njeriu tjetrin nga mexhlisi i tij, e pastaj të ulet aty”. Nuk lejohet askujt që të rezervon vend në xhami duke vendosur diçka në të si sixhade apo rroba apo shkop, etj, para se të prezanton në xhami, apo ta len si zëvendës tjetrin që ta bën këtë. Nëse vendos diçka lejohet të hiqet dhe të falet në atë vend. Nëse ndonjëri e zënë një vend në xhami e pastaj largohet për ta ripërtërirë abdesin apo diçka tjetër, nuk i merret e drejta që vendi t’i takon atij dhe kur të kthehet i lejohet ta ngrit tjetrin i cili është ulur në vendin e tij.

Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur me të, përcjell se Pejgamberi,lavdia dhe paqja Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Kush ngrihet nga mexhlisi i tij e pastaj kthehet, ai është më meritori për atë vend”.

Pëlqehet që të merret në xhami sutre dhe të afrohet afër saj edhe nëse nuk ka frikë nga ajo se do të kalon ndokush gjatë faljes. Nëse ndonjëri dëshiron të kalon para falësit, duhet ta pengon kalimin e tij duke ia venduar dorën, e nëse refuzon atëherë duhet ta shtyn duke u ruajtur që mos të vjen çështja deri në fitne dhe probleme të mëdha. Pejgamberi,lavdia dhe paqja Allahut qofshin mbi të,  ka thënë: Nëse falet ndokush le te falet tek sutreja dhe le te afrohet afër saj e le te mos e lejoje askë te kalojë para tij. Nëse vjen dikush dhe do te kalojë luftojeni ngase ai është djall”.

Ndalohet kalimi para atij që falet edhe nëse kalimtari nuk gjen rrugëdalje tjetër, përveç se nëse ka nevojë shumë të madhe të cilën nuk ka mundësi ta largon dhe duhet patjetër të kalon. Përcillet se i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, të ketë thënë: “Kalimtari sikur ta dinte se fare rreziku ka te dal para njeriut gjate faljes do te ishte me mire për të priste 40 se sa te kalonte para tij. Thotë transmetuesi: Nuk e di a tha 40 dite, muaj apo vjet“.

Nuk lejohet të falet mes shtyllave përveç se nëse ka shumë njerëz dhe nuk ka mundësi të falet në vend tjetër, atëherë nuk është problem.

O ju musliman, ai që synon xhamin duhet ta din se nuk lejohet t’i dëmton njerëzit në xhami duke ecur mbi shpinat dhe kokat e tyre me qëllim të daljes në safet e para, apo ngushtimit të tyre dhe mosdhënia e hapësirës për tu falur më i lirë duke pasur hapësirë të mjaftueshme, apo duke u lutur dhe lexuar Kuran me zë të lartë. Ebu Seid el Hudrij,Allahu qoftë i kënaqur me të, thotë se i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ishte në itikaf në xhami dhe i dëgjoi disa zëra që lexonim me zë të lartë. E largoi perden dhe tha: “Ju të gjithë i luteni Zotit të juaj, mos e pengoni njëri-tjetrin, mos ia ngritni njëri-tjetrit zërin në lexim”. Apo tha: “Në namaz”.

Nga pengesat tjera që u bëhen xhematlive nëpër xhami dhe i dekoncentron në namaz janë zërat që dalin nga celularët ku në shumicën e rasteve janë muzikë. Çdo musliman duhet të jetë i kujdesshëm dhe ta din se muzika është haram dhe se xhamitë janë vende ku përmendet Allahu dhe lexohet Kuran dhe bëhet dua, e nuk është vend i gjynaheve dhe dëfrimeve.

O ju musliman, në xhami ndalohet shitblerja. Pejgamberi, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Nëse e shihni dikë qe shet apo blen ne xhami thoni: Mos te sillte Allahu fitim në tregtinë tënde. Nëse shihni dikë qe kërkon gjene e humbur ne xhami thoni: Allahu mos ta ktheftë atë!“.

Xhamia duhet të ruhet nga fjalët e fëlliqura dhe thashethemeve dhe nga zërat e lartë. Seid ibën Musejeb, Allahu e mëshiroftë, thotë: Kush ulet me një mexhlis, le ta din se e shoqëron Zoti i tij, për këtë arsye se nuk e meriton të flet përveç se mirë.

Gruas e cila është me menstruacione i ndalohet qëndrimi në xhami dhe i lejohet kalimi nëpër të për nevojë që të len diçka apo të merr diçka. Umu Atije, Allahu qoftë i kënaqur nga ajo, thotë se e kam dëgjuar Pejgamberin, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, duke thënë:“Gruaja me menstruacione mos t’i afrohet faltores”.

Poashtu atij që është xhunub i ndalohet të qëndron në xhami dhe i lejohet vetëm se të kalon nëpër të për nevojë që të merë apo len diçka. Allahu i Madhëruar thotë: as kur jeni të papastër (xhynyb) –përveçse nëse jeni duke udhëtuar, derisa të laheni“. Nisa 43.

SHEJH DR. SALAH EL BUDEJR

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

0 1665

Imami Ebu Hanife, Allahu e mëshiroftë, njihej si respektues i madh i prindërve. Për ta shpesh lutej dhe kërkonte falje dhe për çdo muaj jepte lëmoshë nga njëzet dinar.

Thotë për vetveten: Nganjëherë shkoja në mexhlisin e Omer ibën Dher së bashku me nënë time a nganjëherë edhe më dërgonte që ta pyes për ndonjë mesele. Iu afroja dhe e pyesja dhe i thosha: Nëna ime më ka urdhëruar që të vi deri tek ti dhe të pyes për filan meselenë. Më thonte: Ti të më pyesësh mua për këtë çështje, a ti je më i ditur se unë?!  I thosha: Ajo më ka urdhëruar. Më thonte: Si është përgjigja që pastaj unë ta them ty? Unë ia tregoja përgjigjen pastaj ai ma tregonte mua dhe unë shkoja te nëna ime dhe e lajmëroja për përgjigjen.

Një herë nëna ime kërkoi nga unë që t’i jep fetva për një çështje dhe ia tregova mirëpo nuk e pranoi nga unë. Më tha se unë nuk e pranoj përgjigjen e kësaj pyetjeje përveç se nga Zura el Vaidh. Shkova deri tek ai dhe i thash: Nëna ime kërkon fetva nga ti për filan meselenë. Më tha: Ti je më ditur se unë. I thash: A ti thamë se meseleja kështu është. Më tha: E vërteta është ajo çka e thotë Ebu Hanifja. Isha i kënaqur nga përgjigja dhe ika ta lajmëroj nënën time.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

0 1558

– Shejtani të mbuluarës i thotë:

Kush do ta kërkon dorën tënde kur ti e ke vendosur mbulesën.

Si do të vjen njeri kur ti je fshehur pas mbulesës.

Nga mbulesa do të humbet bukuria dhe do të ik lulëzimi i rinisë.

– E mbuluara buzëqeshi dhe iu përgjigj:

Synimi im është kënaqësia e Allahut dhe tek Ai është kthimi.

Nuk jam e kënaqur të jem si ëmbëlsira ku mbi të është ulur miza.

Apo të jem si një copë mishi që e kafshojnë sytë e ujqve.

Në mbulesën time veten e ndjej se jam shumë lartë sikurse të jem në qiej.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

0 1645

– E meditova zjarrin dhe e gjeta se nuk e dogji Ibrahimin, alejhi selam.

 

Dhe deti nuk e fundosi Musain, alejhi selam.

 

Dhe fëmijën që e hodhi nëna e vet në deti dhe arriti deri te mbreti.

 

Dhe tjetrin që e hodhën vëllezërit në fund të pusit dhe pastaj shpëtoi e më vonë u burgos e pastaj u bë edhe ministër.

 

– A nuk marrim mësime nga ajo që kaloi!!!

 

Se e tërë bota nëse mblidhen të dëmtojnë me diçka nuk kanë mundësi të bëjnë më tepër se sa atë që e ka caktuar Allahu për ty.

 

Dhe nëse mblidhen të gjithë të bëjnë dobi nuk kanë mundësi të bëjnë asgjë më tepër se sa atë që e ka caktuar Allahu për ty.

 

Për këtë arsye përmisoni qëllimet e juaja se sipas tyre do të shpërbleheni.

 

– Dijeni se mbi njeriun është shkruajtur pikëllimi vetëm se atë ditë kur i është larguar lutjeve dhe duave.

 

Për këtë arsye thuaj: O Zot.

 

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

0 5973

O ju njerëz, frikojuni Allahut dhe dijeni se duaja është një ndër adhurimet më madhështore.

Numan ibën Beshiri, Allahu qoftë i kënaqur me të, përcjell nga i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, të ketë thënë: “Duaja është adhurim”, dhe pastaj e lexoi fjalën e Allahut: “Zoti juaj ka thënë: “Lutmuni Mua, se do t’ju përgjigjem! Me të vërtetë, ata që tregohen mendjemëdhenj e nuk duan të Më adhurojnë, do të hyjnë në Xhehenem të poshtëruar”. Gafir 60.

Allahu i Madhëruar urdhëroi në shumë ajete, që robi t’i lutet vetëm se Atij dhe premtoi se do të përgjigjet lutjes së tij, dhe poashtu i lavdëroi të Dërguarit dhe Lajmëtarët e Tij: “Ne iu përgjigjëm atij dhe i dhuruam Jahjain, duke ia bërë gruan të aftë (për lindje). Me të vërtetë, ata nxitonin për vepra të mira dhe Na luteshin, me shpresë e frikë dhe ishin të përulur ndaj Nesh”. Enbija 90.

I Lartësuari dhe i Madhërishmi na lajmëroi se është afër nesh, i përgjigjet lutjes së lutësit kur ai i lutet, dhe tha: “Kur robërit e Mi (besimtarë) të pyesin për Mua, (thuaju se)Unë jam afër, i përgjigjem lutjeve të lutësit, kur ai më lutet Mua. Bekare 186.

I Lartësuari dhe i Madhërishmi poashtu urdhëroi t’i lutemi Atij me përulje të vërtetë, e sidomos gjatë vështirësive dhe sprovave, dhe na lajmëroi se nevojtarit nuk i vjen në ndihmë për t’ia larguar të keqen, përveç se Allahut: “A ka më të mirë se Ai që i vjen në ndihmë nevojtarit të këputur, kur i lutet Atij, që jua largon të keqen dhe ju bën juve trashëgimtarë në tokë?!”. Neml 62.

I qortoi rreptë ata që nuk i luten Atij, kur u zbresin atyre sprova e fatkeqësi, dhe tha: “Sa herë që çonim të dërguar në ndonjë vendbanim, Ne i dënonim banorët e tij me skamje dhe sëmundje, në mënyrë që të përuleshin”. Earaf 94, dhe “Ne iu kemi dërguar shumë popujve profetë para teje dhe i kemi dënuar ata me skamje dhe fatkeqësi, për t’u bërë të dëgjueshëm. Vetëm sikur të përuleshin kur u erdhi ndëshkimi Ynë! Por zemrat e tyre u bënë gur, ndërsa djalli ua paraqiste si të bukura veprat e tyre të këqija”. Enam 42- 43.

E gjithë kjo vjen nga mëshira dhe bujaria e Tij. Ai edhe pse nuk është nevojtar për njerëzit, i urdhëron që t’i luten Atij, për arsye se ata janë nevojtar për Të: “O njerëz! Ju jeni të varfër e nevojtarë për Allahun, kurse Allahu s’ka nevojë për asgjë dhe është i Denjë për çdo lavd”. Fatir 15, dhe “Allahu është i Pasur (s’ka nevojë për asgjë), ndërsa ju jeni të varfër”. Muhamed 38.

Me një hadith të shenjtë përcillet: “O robërit e mi, të gjithë ju jeni të humbur përveç atyre që Unë i kam udhëzuar, pra kërkoni udhëzimin nga Unë dhe Unë do t’ju udhëzoj! O robërit e mi, të gjithë ju jeni të uritur, përveç atyre që i kam ushqyer Unë, pra kërkoni t’ju ushqej, dhe Unë do t’ju ushqej! O robërit e mi, të gjithë ju jeni të zhveshur, përveç atyre që Unë i kam veshur, pra kërkoni veshjen Time dhe Unë do t’ju vesh! O robërit e mi, ju bëni mëkate natë e ditë, e Unë i shlyej të gjitha mëkatet, pra kërkoni nga Unë falje dhe Unë do t’ju fal!”.

O  ju robërit e Allahut, lutjuni Allahut dhe dijeni se për tu pranuar një lutje ka kushte që duhet patjetër të plotësohen. Allahu premtoi se do t’i përgjigjet lutjes së lutësit dhe Allahu nuk e thyen premtimin e Tij, mirëpo pengesat për tu pranuar një lutje vijnë nga ana e vet robit.

Nga pengesat e pranimi të lutjes është:

1. Mosrespektimi i njeriut ndaj detyrimeve të Allahut dhe veprimi i mëkateve dhe tejkalimi i kufijve të Allahut.

Allahu i Madhëruar thotë: “Vallë, tani (po beson), ndërkohë që më parë ishe I padëgjueshëm dhe ngatërrestar?!”. Junus 92.

2. Ngrënia e pasurisë haram, haja dhe pija dhe veshja me haram. Kjo është nga pengesat më të mëdha të pranimit të lutjeve dhe duave.

I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Pastaj e përmendi njeriun, i cili ka udhëtuar gjatë me flokë të shpupuritura dhe të pluhurosura, dhe i cili i shtriu duart e tij kah qielli: O Zot, o Zot! Kurse ushqimi i tij është haram, dhe pija e tij haram, dhe veshmbathja e tij haram, dhe është ushqyer me haram. E si do t’i pranohet lutja e tij!”.

Pra i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, e ka përmendur se kënaqësia me haram qoftë ajo me haje apo pije apo veshje, është një nga pengesat më të mëdha të pranimit të duasë. Në një hadith tjetër ka ardhur: “Ushqehu me hallall, do t’ju  pranohen duatë”.

Imam Ahmedi, Allahu e mëshiroftë, në librin e tij “ez-Zuhd” thotë: “Bijtë e Israilit u sprovuan me sprovë dhe dolën me një vend t’i luten Allahut me qëllim që tua largon atë sprovë. Allahu i shpalli të dërguarit të Tij, i cili gjendej në mesin e tyre, t’i lajmëron se ju jeni duke dalë me trupat e juaja të fëlliqura, i ngritni duart e juaja të cilat janë të përlyera me gjak, dhe i keni mbushur shtëpitë e juaja me harame, dhe tani nëse shtohet zemërimi Im ndaj jush, nuk do t’ju sjell asgjë tjetër  përveç se largim nga Unë”.

O ju njerëz, për këtë arsye jeni të kujdesshëm për vetveten e juaj dhe shikoni se nga i fitoni të hollat dhe nga ushqeheni dhe nga pini dhe nga visheni, me qëllim që Allahu t’ua pranon lutjet e juaja.

3. Mospasja e sinqeritetit në lutje, pra lutja duhet të jetë vetëm se për Allahun.

Allahu i Madhëruar thotë: “Andaj, lutjuni Allahut me adhurim të sinqertë për Të, edhe nëse këtë e urrejnë jobesimtarët!”. Gafir 14, dhe “prandaj mos iu lutni askujt, krahas Allahut!”. Xhin 18.

Ata që i luten dikujt tjetër e jo Allahut, apo me Allahun i luten edhe tjetrit, si idhujve, varreve, të vdekurve nëpër teqe, përmendoreve, etj, Allahu nuk ua pranon lutjet e tyre. Këta njerëz janë të larguar nga Allahu dhe e kanë ndërprerë lidhjen mes tyre dhe mes Allahut. Ky lloj i njerëzve janë vet meritor që kur të bien në vështirësi dhe ti drejtohen me lutje Zotit të tyre, ato mos tu pranohen.

I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Njihe Zotin tënd në rehati që të njeh Ai në vështirësi”. Do të thotë se çdo rob nëse i frikohet Allahut, i ruan kufijtë e Tij, dhe përkujdeset për të drejtat e Tij në gjendje rehatie, me këtë e ka njohur Zotin e tij dhe e ka formuar një lidhje të posaçme mes tij dhe mes Zotit të tij. Kur do jetë robi në gjendje vështirësie, atëherë Zoti i tij do ta njeh ashtu si e njihte robi Atë ne gjendje rehatie, dhe do t’i ndihmon që t’ia largon brengat dhe problemet e tij.

Me një hadith të shenjtë ka ardhur: “Ai vazhdon të më afrohet edhe më tepër me anë të veprave vullnetare, që e shton edhe më tepër dashurinë Time ndaj tij, e kështu Unë filloj ta dua atë, e kur e dua, atëherë bëhem veshi me të cilin dëgjon, syri me të cilin sheh, dora me të cilën bie, dhe këmba e tij me të cilën ecë. Nëse ky rob kërkon diçka prej meje, Unë me siguri do t’ia jap, nëse kërkon strehimin Tim, vërtet Unë do ta strehoj atë. Unë nuk nguroj për asgjë më tepër se në marrjen e shpirtit të robit Tim fisnik: ai e urren vdekjen, e Unë e urrej lëndimin e tij”.

Pra, kush sillet ndaj Allahut me devotshmëri dhe adhurim në gjendje rehatie, Allahu do të sillet me të me butësi dhe me ndihmë në gjendje vështirësie, ashtu siç e rrëfen Allahu rastin e Junusit, alejhi selam, kur e gëlltiti balena: “dhe, po të mos ishte nga ata që i luten Allahut, me siguri do të mbetej në barkun e saj deri në Ditën e Ringjalljes”. Junus 143 -144. Dmth, se po të mos kishte qenë Junusi në gjendje rehatie adhurues i Allahut dhe mos falës i namazit dhe po të mos kishte bërë vepra të mira, atëherë: “me siguri do të mbetej në barkun e saj deri në Ditën e Ringjalljes”. Junus 144. Disa nga të parët tanë thanë: “Përmende Allahun në rehati që Allahu të përmend në vështirësi”.

Le ta din të gjithë ata që e kan bindjen se njerëzit nëpër varre apo njerëzit e mirë,  kanë mundësi të ndërmjetësojnë mes lutjeve të tyre dhe mes Allahut, se ato nuk ju pranohen. Allahu nuk ka nevojë për ndërmjetësues, po Ai na ka urdhëruar që t’i lutemi në mënyrë direkte pa ndërmjetësimin e askujt: “Kur robërit e Mi (besimtarë) të pyesin për Mua, (thuaju se) Unë jam afër, i përgjigjem lutjeve të lutësit, kur ai më lutet Mua”. Bekare 186. Për këtë arsye jeni të kujdesshëm nga lutjet e shpikura dhe të ndaluara që janë të shpërndara sot në mesin e muslimanëve.

4. Neglizhenca dhe moskujdesja gjatë lutjes. Kjo është një nga arsyet e mospranimit të lutjes.

Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur me të, përcjell se i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: ” Lutjuni Allahut duke qenë të bindur se Ai do t’ju përgjigjet. Dhe ta dini se Allahu nuk i përgjigjet lutjes që i bëhet nga një zemër e hutuar”.

5. Lënia e thirrjes në të mirë dhe ndalimit nga e keqja.

Hudhejfe ibën Jeman, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, përcjell se i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Pasha Atë ku shpirti im është në Dorën e Tij, do të thirrni në të mirë dhe do të ndaloni nga e keqja, ose do të jeni shumë afër që Allahu t’ju dërgon mbi ju dënime, e pastaj t’i luteni dhe mos ti pranon lutjet e juaja”.

Aliu, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, transmeton se i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Duaja është arma e besimtarit dhe shtylla e fesë dhe drita e qiejve dhe tokës”.

Poashtu me një hadith tjetër ka ardhur: “Duaja bën dobi edhe atëherë kur ju zbret diçka dhe kur nuk ju zbret diçka. O ju robërit e Allahu për këtë arsye kapuni për duanë”.

O ju robërit e Allahut, frikojuni Allahut dhe jeni të përpiktë në lutjet e juaja dhe kërkoni nga Zoti i juaj me përpikshmëri që t’ju pranon ato. Aisha, Allahu qoftë i kënaqur nga ajo, transmeton se i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Allahu i donë ata që janë të përpiktë në lutjet e tyre”.

Duaja është një nga adhurimet më madhështore, për arsye se ajo aludon në modesti për Allahun dhe për nevojë për Allahun, zbutje të zemrës dhe dëshirë për atë që gjendet tek Ai dhe frikë nga Ai, kurse lënia e duasë aludon në mendjemadhësi dhe zemër ngurtësi dhe largim nga Allahu.

Kjo është një nga shkaqet e futjes së njeriut në Xhehenem, ashtu siç e cek edhe Allahu: “Lutmuni Mua, se do t’ju përgjigjem! Me të vërtetë, ata që tregohen mendjemëdhenj e nuk duan të Më adhurojnë, do të hyjnë në Xhehenem të poshtëruar”. Gafir 60.

Sikurse lutja e Allahut është shkak edhe për hyrjen në Xhenet: “Ata do të afrohen, duke biseduar me njëri-tjetrin e duke thënë: “Më parë, Ne kemi pasur frikë në familjet tona (nga gjykimi i Allahut), por, Allahu na ka dhuruar mëshirë dhe na ka ruajtur nga era përcëlluese (e Zjarrit). Ne qysh më parë i jemi falur Atij. Ai është vërtet Bamirës dhe Mëshirëplotë”. Tur 25 – 28.

O ju musliman, për këtë arsye luteni Allahun sa më tepër dhe shpeshtoni lutjet e juaja dhe tentoni që ato të jenë të sinqerta për Allahun. Lutjet janë arma më e fortë e besimtarit në kohën e sprovave, e sidomos këto ditë ku muslimanët sprovohen në fenë e tyre, në besimin e tyre, në dijetarët e tyre dhe në thirrësit e tyre.

Allahu i Madhëruar thotë: “Lutjuni Zotit tuaj përulshëm dhe ngadalë! Njëmend, Ai nuk i do ata që e kalojnë kufirin. Dhe mos bëni çrregullime në Tokë, pasi është vënë rregulli, ndërsa Atij lutjuni me frikë dhe shpresë. Vërtet, mëshira e Allahut është afër punëmirëve”. Earaf 55 – 56.

SHEJH DR. ABDULMUHSIN EL KASIM

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

NA NDIQNI NË