Arhiva DitoreFeb 12, 2015

0 3161

Ferkad bin Subhiu thotë:
Na ka arritur se të gjitha punët peshohen pos lotëve që dalin prej robit të Allahut nga frika e Tij. Ato nuk mund të peshohen e as të maten, njëkohësisht ato shuajnë dete me zjarre!
A e ke parë madhështinë e lotit, i cili rrjedh atëherë kur ti përmend Allahun, dhe kur i lutesh Atij në mes të natës?
Dil në treg dhe shfaqi lotët e tu, shiko se a do të ketë dikush që t’i blejë ato?
Këto lot që shuajnë dete me zjarre në Ditën e Gjykimit, e që tek njerëzit nuk kanë asnjë çmim, porse tek Allahu janë madhështore!
Muhamedi alejhi selam ka thënë:
“Dy sy nuk i kap zjarri kurrë: Syrin që qan prej frikës së Allahut dhe syri që nuk fle duke bërë roje në rrugën e Allahut!”

Vallë, a ke qarë ndonjëherë nga dashuria dhe përmallimi për Allahun?
A ke qarë nga frika prej Allahut?
A ke qarë si falënderues për Allahun, për të mirat që t’i ka dhuruar?
Nëse nuk e ke bërë asnjëherë Allahu të ngushëlloftë dhe të mëshiroftë…
Me të vërtetë, nëse s’ke qarë asnjëherë, ke humbur për veten tënde një kënaqësi pas së cilës nuk ka kënaqësi.
O Allah, na dhuro zemër të frikësuar ndaj Teje, sy që loton dhe gjuhë që të përmend. Amin…

Përshtati: Valdet Kamberi

NA NDIQNI NË