Arhiva MujoreAugust 2015

0 2045
  1. Cilat janë kushtet e ndërmjetësimit (shefatit) në Ditën e Gjykimt?

– Kushtet e shefatit në Ditën e Gjykimit janë dy:
a) Dhënie leje nga Allahu, xhele ue ala, për shefat, argument për këtë është fjala e Allahut, ku thotë: “Kush mund të ndërmjetësoj për ndokend pa lejën e Tij?” (Bekare: 255).
b) Allahu duhet të jetë i kënaqur me dytë (ndërmjetësuesin dhe për atë që ndërmjetësohet), argument për këtë është fjala e Allahut, ku thotë: “Dhe (ata) ndërmjetësojnë vetëm për ata që është i kënaqur Allahu.” (Enbija: 28)

  1. Çfarë duhet të thotë muslimani pasi të përfundojë ngrënien e ushqimit?

– الحمد الله الذي أطعمني هذا ورزقنيه من غير حول مني ولا قوة
(Elhamdulilah eledhi et’ameni hadha uerezekanihi min gajri haulin mini uela kuevetin)
Përkthimi: “Falënderimi i takon Allahut, i cili ma mundësoi ngrënien e këtij ushqimi dhe më furnizoi pa mundin dhe fuqinë time.”
(Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe Ibn Maxhe, Sahih et Tirmidhi: 3/159)

  1. Çfarë duhet të thotë muslimani kur t’i afrohet bashkëshortes së tij për mardhënie seksuale?

– بسم الله اللهم جنبنا الشبطان وجنب الشيطان ما رزقتنا
(Bismilah, Allahume xhenibnesh shejtane ue xhenibish shejtane ma rezektena)
Përkthimi: “Me emrin e Allahut, o Allahu im na e largo shejtanin prej neve dhe prej asaj që do të na furnizosh me të.” (Buhariu: 6/141 dhe Muslimi: 2/1028)

  1. Besimi në Kaderin e Allahut përfshinë katër çështje, cilat janë ato?

– 1. Dituria ( Besimi se Allahu është i Ditur për çdo gjë në detaje). 2. Shkrimi ( Besimi se Allahu e ka shkruajtur çdo gjë që do të ndodh në Librin e Tij Leuhi Mahfudh). 3. Dëshira( Dëshira apo Vullneti i Allahu për të ndodhë gjërat). 4. Krijimi ( Allahu është Krijuesi i vetëm i çdo gjëje).

  1. Cila është vlera e faljes së Namazit?

-Allahu xhele ue ala, thotë: “Dhe kryeje namazin! Namazi, me të vërtetë, të largon (pengon) nga korrupcioni dhe nga çdo vepër e shëmtuar.” (Ankebut : 45).

  1. Si i përgjigjet muslimani pytjes së melaikeve, kur e pyesin në varrë duke i thënë: Çfarë thoje ti për këtë njeri, Muhamedin?

– Muslimani përgjigjet në këtë mënyrë: Dëshmoj se Muhamedi është rob i Allahut dhe i Dërguar i Tij.

  1. Kush janë dhjetë të përgëzuarit me Xhenet?

-1. Ebu Beker Es Sidik 2. Othman Ibn Afan 3. Omer Ibn Hatab 4. Ali Ibn Ebi Talib 5. Talha Ibn Ubejdullah 6. Zubejr Ibn Auam 7. Sa’d Ibn Ebi Uekas 8. Seid Ibn Zejd Ibn Amr Ibn Nufejl 9. Abdurrahman Ibn Auf 10. Ebu Ubejd Ibn Amir Ibn Xherrah.

  1. Cilat janë kushtet e agjërimit të Ramazanit?

– Kushtet e agjërimit të Ramazanit janë katër, e ato janë:
1. Islami, nuk obligohet agjërimi i Ramazanit për jobesimtarin.
2. Puberteti, nuk obligohet agjërimi i Ramazanit për fëmijën dhe atë i cili ende nuk ka hy në pubertitet.
3. Mendja e shëndoshë, nuk obligohet agjërimi i Ramazanit për të çmendurin .
4. Fuqia për agjërim, nuk obligohet agjërimi i Ramazanit për plakun e shtyer në një moshë të thellë, apo të sëmurin.

9. Kur lejohet mosagjërimi në Ramazan?

– Mosagjërimi në Ramazan lejohet në tre raste, e ato janë:
a) Lejohet të mosagjëroj Ramazanin i sëmuri. b) Plaku i shtyer në moshë të thellë. c) Musafiri apo udhëtari.

– Allahu xhele ue ala, thotë: “Ndonjëri prej jush që gjendet i sëmur ose gjendet në udhëtim e sipër, ai i agjëron aq ditë sa i ka prishur – në ditët e tjera.” (Bekare : 185)

10. Çfarë është sunet të thuhet kur të zgjohesh nga gjumi ?

– الحمد الله الذي أحيانا بعد أماتنا وإليه النشور
(Elhamdulilah eledhi ahja’na’ ba’de ma ema’tena’ ue ilejhin nushur)
“Falënderimi takon Allahut i Cili na ringjalli pasi na bëri të vdekur, dhe tek Ai është ringjallja(tubimi në ditën e gjykimit.” (Shënon: Buhariu dhe Muslimi).

11. Cila është vlera e leximit të Kur’anit?

– Muhamedi,- alejhi selam!,- ka thënë: ”Lexonie Kur’anin, sepse ai do të ndërjmetësojë në ditën e gjykimit për ata që e lexojnë.” (Shënon: Muslimi – 804).

12. Cila është vlera e namazit të natës?

-Transmetohet nga Abdullah ibn Selam,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- sal-Allahu alejhi ue selem!,- ka thënë: “O ju njerëz, përhapeni selamin në mesin tuaj, ushqeni të varfërit, faluni natën kur njerëzit janë duke fjetur, do të hyni në Xhenetin e Zotit tuaj me paqe-shpëtim (selame).” (Shënon: Tirmidhiu – 2378).

13. Cila është vlera e faljes së sunetit të Ikindisë?

– Transmetohet nga Abdullah Ibn Omeri,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- sal-Allahu alejhi ue selem!,- ka thënë: “Allahu e mëshiroftë njeriun i cili i falë katër reqate (sunet) para (farzit) Ikindisë.” (Shënon: Tirmidhiu – 340, Ebu Davudi – 1272).

14. Cila është vlera e faljes së sunetit të sabahut?

– Muhamedi,- sal-Allahu alejhi ue selem!,- nuk i linte pa i falur kurrë dy reqate sunet para farzit të sabahut.

Transmetohet nga Aisheja,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- sal-Allahu alejhi ue selem!,- ka thënë: “Dy reqatet (sunet) të sabahut janë më me vlerë se dynjaja dhe çka ka në të.”

15. Cila është vlera e safit të fundit për gratë dhe vlera e safit të parë për burrat në Namaz?

– Muhamedi,- alejhi selam!,- ka thënë: “Safi i parë (në namaz) për burrat është më i mirë, kurse safi i fundit është më i keq. Safi i fundit për gratë është më i mirë, kurse safi i parë është më i keq.” (Shënon: Muslimi – 440).

16. A i ndalohet xhunubit (të papastërtit) falja e namazit dhe Tavafi rreth Qabes?

Po! I ndalohet atij; 1. Falja e namazit 2. Tavafi rreth Qabes 3. Prekja e Mus’hafit 4. Qëndrimi dhe ulja në Xhami, etj.

17. A lejohet mes’hu mbi meste, sa është kohzgjatja dhe kur fillon mes’hu?

– Po lejohet mes’hu mbi meste. Kohzgjatja për vendasin : 24orë (1ditë dhe 1natë). Kohzgjatja për udhëtarin: 72orë (3ditë dhe 3natë). Mes’hi mbi meste fillon qysh momentin kur t’i i jep mes’h mbathjeve ose qorapave për herë të parë.

18. Cila është rëndësija e nijetit?

– Nijeti është një nga kushtet e pranimit të veprave. Vendi i nijetit është zemra. Nijeti është i patjetërsueshëm të jetë prezent në kryerjen e veprave. Muhamedi,- alejhi selam!,- ka thënë: “Veprat shpërblehen sipas qëllimit(nijetit) dhe çdo kujt i takon ajo çfarë ka pas nijet (qëllim). ” (Shënon: Buhariu dhe Musliu)

Autori: Sami Abdurrahman Kubaxhe

Nga arabishtja: Suad Burhan Shabani

Burimi: albislam.com

0 4478

Reagim ndaj shkrimit në gazetën Koha e botuar me 7 gusht 2015 në faqën e pestë dhe me nëntitull: “Hoxhallarët e Listës së zëzë të BFIM-së dhe policisë”

Lidhur me përmendjen e emrit tim (edhe pse në formë të deformuar) unë Talha Kurtishi deklaroj si më poshtë:

Ska dyshim se gazetaria e mirëfilltë është nevojë shoqërore por jo edhe atëherë kur bëhet vegël e dezinformimit dhe stigmatizimit. Ju si gazetë me veprimet e këtilla arbitrare si dhe me qasjen tuaj joprofesionale jeni vendosur në pozitë të shërbëtorit të një fushate të mjegullimit të hapsirës publike me akuza të pabaza në adresën e fajtorit kujdestar.

Unë si hoxhë i cili domosdosmërisht i përhap mësimet e fesë nuk lejoj e as që pranoj të stigmatizohem në mënyrën si keni vepruar ju. Bekgraundi im sa i përket arsimimit fetar dhe jofetar është i pastër dhe unë qëndroj pas tij në gjitha format. Unë e predikoj islamin ashtu siç e kam mësuar, në njërin prej universitetet më prestigjoze të botës Islame, si fe e mesatarisë që vendos balansin e përkryer mes nevojave materiale dhe ato shpirtërore.

Qëndrimet e mia janë publike dhe në asnjë mënyrë nuk reflektojnë e as që përçojnë ndonjë mesazh radikalizues. Islami feja të cilës i përkas nuk radikalizon përkundrazi ajo fisnikëron dhe i ngjall vlerat pozitive te çdo musliman.

Qëndrimi  im ndaj BFI-së gjithnjë ka qenë dhe vazhdon të jetë konstruktiv. Unë besoj se roli që e ka kjo bashkësi është rol kyç për mbarëvajtjen e jetës fetare në Maqedoni. Respektimi i këtij institucioni vazhdon të jetë motoja e veprimtarisë sime dhe këtë e kam vërtetuar edhe në kontaktet e mia të vazhdueshme që i kam me këtë institucion. Prandaj nuk lejoj që dikush për agjendat e tyre të më vendos përball BFI-së antëtar i së cilës jam.

Sa u përket institucioneve shtetërore ju përkujtoj se baza e bashkëjetesës dhe progresit wshtw drejtësia. Aty ku drejtësia është selektive dhe përjashtuese për disa shtresa të shoqërisë vendi nuk e ka marr drejtmin e duhur dhe ec në rrugë të gabuar.

Jam i vetëdijshëm se përmendja e emrit tim nuk është e rastësishme. Ajo në vete ngërthen mesazhe dhe porosi por kjo nuk më tremb ngase e di se jam bartës i mesazheve të Islamit për të cilin vetë Kurani famëlartë thotë: “Dhe Ne nuk të kemi dërguar ty (o Muhamed), veçse si mëshirë për botët.” (El Enbija, 107)

Muhamedi, sal-lallahu alejhi ue selem, u dërgua me shpalljen e fundit që është mëshirë për botët dhe si e tillë assesi nuk mundet me qenë radikalizuese dhe ngjallëse e veprimeve terroriste. Hasha.

M-r. Talha Kurtishi

0 3445

Allahu,- xhele ue ala!,- thotë:

“Atë ditë – disa fytyra do të shkëlqejnë, në Zotin e tyre do të shikojnë.” (Kijame: 22- 23).

Allahu,- xhele ue ala!,- për pabesimtarët, thotë:

“Jo, jo, atë ditë, me të vërtetë, ata do të jenë të penguar që ta shohin Zotin e tyre.” (Mutafifin: 15).

Transmetohet nga Suhejbi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- sal-Allahu alejhi ue selem!,- ka thënë: “Kur banorët e Xhenetit hyjnë në Xhenet, Allahu,- xhele ue ala!,- thotë: ” A dëshironi t’u shtojë diçka më shumë (nga mirësitë e Mia)? Banorët e Xhenetit, thonë: A nuk na i ndriçove fytyrat tona? A nuk na fute në Xhenet dhe na shpëtove nga zjarri i Xhehenemit? Muhamedi, alejhi selam, thotë: Në ato çaste Allahu,- aze ue xhele!,- e largon perden (dhe banorët e xhenetit e shikojnë fytyrën e Allahut). Banorëve të Xheneti nuk u êshtë dhuruar ndonjë mirësi më e madhe nê xhenet sesa shikimi në Fytyrën e Zotit të tyre (apo shikimi i Allahut).” (Shënon: Muslimi: 181).

“Ata që bëjnë mirë, do të kenë shpërblim të mirë, e edhe më tepër! Fytyrat e tyre nuk do t’i mbulojë errësira as poshtërimi. Ata do të jenë banorë të xhennetit, në të cilin do të banojnë përherë. ” (Junus: 26).

Transmetohet nga Xhabir Ibn Abdilah,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- sal-Allahu alejhi ue selem!,- ka thënë: “Ju do të paraqiteni para Zotit tuaj dhe do ta shihni Atë (Allahun) ashtu siç e shihni hënën.” (Shënuan: Buhariu: 2/52(573) dhe Muslimi: 633).

Komentim i përgjithshëm:

Prej shpërblimeve, mirësive dhe begatimeve më madhore që Allahu i ka përgatitur për banorët e Xhenetit është shikimi i banorëve të xhenetit nê fytyrën e ndritur të Allahut të Lartëmadhëruar.

Shikimi në fytyrën e Allahut, është kënaqësia më madhore e banorëve të xhenetit.

Banorët e xhenetit do t’i harrojnë të gjitha kënaqësitë e Xhenetit, nga kënqësia që e ndjejnë në çastet kur e shikojnë Fytyrën e ndritur të Allahut të Madhëruar.

Çka mësojmë dhe përfitojmë nga kjo hytbe e shkurtër:

  1. Besimtarët do ta shikojnë Allahun,-xhele ue ala!,- në botën tjetër.
  2. Shikimi i banorëve të xhenetit në fytyrën e Allahut, është prej begative më të mëdha dhe më madhore.
  3. I ndalohet pabesimtarëve ta shikojnë fytyrën e Allahut.

Autor: Rrashid Ibn Husejn AbdulKerim

Nga arabishtja: Suad Burhan Shabaniٌ

Burimi: albislam.com

0 4382

Ebu Hurejra,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- transmeton se i Dërguari i Allahut, Muhamedi,- sal-Allahu alejhi ue selem!,- ka thënë:

“Kush e beson Allahun dhe Ditën e Ahiretit, le të thotë fjalë të mira ose le të heshtë. Kush e beson Allahun dhe Ditën e Ahiretit, le ta nderojë fqiun e tij. Kush e beson Allahun dhe Ditën e Ahiretit, le ta nderojë mysafirin.” (Shënon Imam Buhariu dhe Muslimi).

Komentimi i hadithit:

Në këtë hadithë i Dërguari i Allahut, Muhamedi,- sal-Allahu alejhi ue selem, na sqaron tre gjëra që kanë vlera të mëdha në Fenë e Allahut (në Islam) dhe vepruesu i tyre aludon se e ka në rregull besimin në Allahun dhe Ditën e Ahiretit.

Pjesa e parë e hadithit: “Kush e beson Allahun dhe Ditën e Ahiretit, le të thotë fjalë të mira ose le të heshtë.”

– Pra, nëse muslimani është në ndonjë mexhlis, ai duhet të flas vetëm fjalë të mira, të ëmbla, qoftë ato fjalë përmendje e Allahut, si : falënderimi i Allahut, madhërimi i Allahut, dhikri, mësimi i rregullave dhe dispozitave të fesë së Allahut, urdhërimi për të mirë, ndalimi nga e keqja, ose të pyet vëllain e tij për gjendjen e tij, shëndetin, fëmijët e tij, në mënyrë që t’i dhurojë lumturi dhe dashuri vëllezërore atyre që janë në mexhlis.

Këto janë gjërat që duhet të jenë prezente tek mexhilset e muslimanëve. Mexhliset duhen të veçohen me dhikër, salavate mbi pejgamberin, alejhi selam dhe me fjalë të mira e të bereqetshme.

Nëse muslimani nuk di të flas fjalë të mira në mexhlise, ai duhet të hesht dhe të mos flas fjalë të këqija, siç janê: bartja e fjalëve (nemimeja), përgojimi i muslimanëve, përhapja e të metave (dobësive) të muslimanëve, etj.

Muslimani duhet ta dijë se çdo fjalë që e flet ajo shënohet dhe regjistrohet nga melaiket, qoftë ajo fjalê mirë apo e keqe.

Pjesa e dytë e hadithit: “Kush e beson Allahun dhe Ditën e Ahiretit, le ta nderojë fqiun e tij,”

– Fqinj llogaritet ai i cili banon afër shtëpisë tënde, lagjes tënde apo edhe afêr punës tënde. Muslimani duhet të sillet në mënyrë të ndershme dhe edukative me fqinjin e tij. Muslimani nuk duhet t’i bêjë zullum (padrejtësi) fqinjit të tij.

Vlera dhe pozita e madhe e fqinjit vërehet qartë në hadithin e Muhamedit alejhi selam, ku thotë; “Nuk ndalonte Xhibrili të më porosiste rreshtazi për fqinjin, derisa mendoja se do ta fus në trashëgimi.”

Nderimi dhe respektimi i fqinjit bëhet në këto mënyra, psh: Thirrja gjatë darsmave, ndejave (mexhliseve ndryshme) ose dhurimi i dhuratave, etj. Të gjitha këto sipas mundësive që i ka njeriu, ngase Allahu nuk e ngarkon askënd përtej mundësive të tij. Allahu xhele ue ala thotë: “Allahu nuk e ngarkon askënd përtej mundësive që ka.” (El Bekare: 286).

Pjesa e tretë e hadithit: “Kush e beson Allahun dhe Ditën e Ahiretit, le ta nderojë mysafirin.”

– Musafir llogaritet ai i cili vjen në shtëpinë tënde për vizitë apo për të kërkuar ndonjë ndihmë prej teje, qoftë ai mysafir i largët apo i afërt.

Mysafiri duhet të respektohet dhe t’i plotësohen nevojat, nëse i nevojitet diçka. Mysafiri duhet të pritet me buzëqeshje dhe fytyrëqelur.

Këto janë tre gjëra prej imanit, të cilat obligohet çdo musliman t’i kryejë në mënyrën më të mirë të mundshme. Gjithashtu, këto cilësi muslimani duhet t’ia mësoj fëmijëve të tij dhe t’i nxisë ata që të jenë praktikues të këtyre cilësive.

Lus Allahun e Madhëruar që ta na furnizojë me moral të lartë, me vepra të mira dhe të na largojë nga morali dhe edukata e keqe. Kërkoni nga Allahu, ngase Ai është dhurues i madh.

Allahu e dinë më së miri, selamet qofshin mbi të dërguarin tonê, Muhamedin,- sal-Allahu alejhi ue selem.

Shejh Husejn Ibn Muhamed esh Shemri

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

0 2172

Allahu,- xhele ue ala!,- thotë:

“Xhindët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.” (Dharijat: 56).

“Na çdo populli i kemi dërguar nga një pejgamber. (Ata u thonin atyre): “Adhuronie Allahun, e shmanguni nga djalli!.” (Nahl: 36).

Trasnmetohet nga Xhabiri,-.Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë: “Kush e takon Allahun pa i shoqëruar Atij asgjë, do të hyjë në Xhenet. Ndërsa, kush e takon Allahun duke i shoqëruar ďiç, do të hyjë në zjarr.” (Shënon Muslimi: 93).

Transmetohet nga Muadh Ibn Xhebeli,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se ka thënë: “Isha prapa shpinës së Pejgamberit,- sal-Allahu alejhi ue selem!,- i hypur mbi gomar, dhe më tha: “O Muadh! A e di se cila është e drejta e Allahut ndaj robërve dhe e drejta e robërve ndaj Allahut? Thash(Muadhi): Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri. Tha (Pejgamberi alejhi selam): ” E drejta e Allahut ndaj robërve të Tij është që ta adhurojnë vetëm Atë dhe tê mos i shoqërojnë asgjë. Ndërsa, e drejta e robërve ndaj Allahut është që të mos e dënojë atë që nuk i shoqëron Atij asgjë.” (Shënuan Buhariu: 6/58(2856) dhe Muslimi: 30).

Komentim i përgjitshëm:

Teuhidi është adhurimi më madhor dhe baza e ibadeteve (që e kryejnë robërit e Allahut karshi Zotit të tyre të Vetëm).

Teuhidi është veçimi i Allahut në ibadet si dhe mohimi i çdo gjëje që adhurohet pos Allahut të Lartëmadhëruar.

Mu për shkak Teuhidit, Allahu,- xhele ue ala!,- i krijoi krijesat e tij, xhinët dhe njerêzit.

Njëherit Teuhidi êshtë shkaku kryesorë që Allahu i Lartëmadhëruar i dërgoi pejgamberët alejhimu selam.

Allahu,- xhele ue ala!,- u premtoi Xhenetin atyre që e realizojnë Teuhidin(me fjalë, bindje dhe vepra), edhe nëse mëkatet tyre janë të shumta.

Çka mësojmë dhe përfitojmë nga kjo hytbe:

  1. Vlera, rëndësia e Teuhidit.
  2. Teuhidi është shkaku kryesorë i hyrjes në Xhenet.
  3. Teuhidi është shkaku kryesorë i mbrotjes nga dënimi i zjarrit të Xhehenemit dhe hyrjes në Xhehenem.
  4. Kush i hyrjes në Xhenet është realizimi i Teuhidit.
  5. Qëllimi kryesor i krijimit të njerëzve dhe xhinëve është realizimi i Teuhidit.
  6. Shkau i dërgimi të pejgambërve është realizimi i Teuhidit.

Autor: Rrashid Ibn Husejn AbdulKerim

Nga arabishtja: Suad Burhan Shabaniَ

Burimi: albislam.com

NA NDIQNI NË