Arhiva MujoreOctober 2016

0 1274

Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell se i dërguari i Allahut, -paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të-, ka thënë: “Imani është shtatëdhjetë, ose gjashtëdhjetë e ca pjesë, më a larta është fjala; La ilahe il Allah (Nuk ka Zot tjetër përveç Allahut), e më e ulta është të largosh një pengesë nga rruga, edhe turpi është një pjesë e imanit.” Buhariu dhe Muslimi

Kuptimi i përgjithshëm i hadithit

Me këtë hadith deshi i dërguari i Allahut, -paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të-, që të jep një perceptim të përgjithshëm të imanit, se imani ka disa shtylla e ligje, se imani përfshin vepra të mira të zemrës, vepra të gjymtyrës dhe fjalë. Përmendi gradën më të lartë të imanit që është teuhidi, dhe gradën më të ultë, që shumë njerëz nuk i japin rëndësi se është një prej veprave të mira, sikur që ëshë largimi i një pengese prej rrugës. Më pas përmendi turpin për të aluduar në atë se çfarë ka mes këtyre dy prej veprave të mira, që të gjitha bëjnë pjesë në iman.

Dobi të hadithit

  1. Imani definohet me të gjitha ritet fetare, qoftë ato vepra me zemër, me gjymtyrë apo me gjuhë.
  2. Prej riteve e farzeve më të larta të imanit, është fjala La ilahe il Allah, me sinqeritet dhe bindje.
  3. Se “largimi i pengesës nga rruga” e njerëzve është prej imanit.
  4. Se “turpi” është prej imanit, është moral që e pengon njeriun të veprojë punë të liga e të këqija.
  5. Pozitat e ndryshme të veprave prej imanit, prej tyre ka që janë më së larti në grada të imanit, e prej tyre që janë në gradë më të ulët, e tjera që janë mes tyre.
  6. Vlera e dëshmisë së teuhidit, dhe se është pjesë e vyeshme e imanit.
  7. Se veprat janë pjesë e nocionit iman, dhe kuptimit të realt të imanit.

HADITHI I TETË

DYZET HADITHE RRETH BESIMIT (AKIDES)

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

0 1660

Abdullah ibën Mes’udi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, thotë: i Dërguari i Allahut na ka treguar, e ai është i sinqerti dhe i vërteti:

“Çdo kujt, krijimi i tij i mblidhet në barkun e nënës dyzet ditë në një pikë. Pastaj bëhet pikë gjaku i ngjizur, po aq. Pastaj bëhet copë mishi, po aq. Pastaj dërgohet tek ai një melek që fryn (në fetus) shpirtin dhe urdhërohet me katër gjëra: me shkrimin e riskut (furnizimit) të tij, kohëzgjatjen e jetës së tij, veprat e tij dhe a do të jetë i lumtur apo i dëshpëruar. Pasha Allahun, përpos të Cilit zot tjetër nuk ka! Ndonjëri prej jush do të punojë punë të banorëve të Xhenetit derisa të mos mbetet ndërmjet tij dhe Xhenetit vetëm sa një kut. Pastaj e mund ajo që është shkruar, fillon të punojë punë të banorëve të zjarrit dhe do të hyjë në të. Një tjetër do të punojë punë të banorëve të zjarrit derisa të mos mbetet ndërmjet tij dhe Xhehenemit sa një kut, pastaj e mund ajo që është shkruar, fillon të punojë punë të banorëve të Xhenetit dhe hyn në të.” Buhariu dhe Muslimi.

Kuptimi i përgjithshëm i hadithit

Allahu i Madhëruar begatoi njeriun me përkujdesin e Tij që prej fillimi e deri në fund, që kur njeriu është në barkun e nënës së tij, rrokulliset në dhunti të Allahut e përkujdesin e Tij, e krijon atë Allahu, e zhvillohet që prej një pikë uji deri në një gjak të ngjizur e prej gjakut të ngjizur në një copë mishi, që pasi që të kompletohet fizionomia e tij Allahu i jep shpirtin, pasi që të ketë përfunduar katër muaj të plotë, e i vije meleku për këtë qëllim, dhe urdhërohet që t’ia regjistron riskun, afatin e jetës dhe ecurinë e tij si një i keq apo i lumtur.

Ky lloj regjistri nuk e përcakton fatin por e përshkruan atë, pra, atë që e regjistron meleku nuk është gjë tjetër pos dituria e Allahut mbi njeriun, dhe se si do të jetë jeta e tij përnga lumturia e dëshpërimi, e sidomos përfshin se si do të jetë natyrshmëria e krijimtarisë së tij, mashkull apo femër.

Ky hadith flet qartë për ndryshimet e gjendjes së njeriut në jetën e tij, përderisa ai ecën në rrugën e vërtetë e të saktë, ndodh që ai të ndërron e të merr rrugën e shkatërrimit e devijimit e të vdes në të, dhe e kundërta, dikush kalon gjithë jetën e tij në mëkate e punë të këqija, mirëpo merr vendimin e duhur në çastet e fundit të jetës, pendohet e kthehet tek Allahu.

Disa dobi të hadithit

  1. Dituria e Allahut përfshin çdo gjë.
  2. Përkujdesi i Allahut për njeriun në çdo etapë të jetës së tij.
  3. Regjistrimi i dijes së Allahut në libër të veçantë.
  4. Autorizimi i melaqeve për fryerjen e shpirtit tek bijtë e Ademit, dhe regjistrimin e veprave të tyre.
  5. Njeriu në skaje të jetës së tij ndryshon në të mirë e në të keqe.
  6. Përfundimi është përcaktuese, në kufër apo iman.
  7. Përgjegjësia e njeriut ne veprat e tija.
  8. Pendimi shlyen gjitha mëkatet e mëhershme.
  9. Nëse njeriu vdes në kufër, i shkatërrohen veprat e tija të mira

HADITHI I SHTATË

DYZET HADITHE RRETH BESIMIT (AKIDES)

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

0 1917

Ebu Said el Hudriu, Allahu qoftë i kënaqur me të, përcjell e thotë: “U ngrit një burrë me sy të futur thellë, me fytyrë me kocka të dala, me ballë të lartë, me mjekër të dendur, me kokë të rruar dhe me një copë të hedhur në bel të përveshur dhe tha: “O i Dërguari i Allahut! Ki frikë Allahun!” Pejgamberi, alejhi selam, tha: “O i mjerë! A nuk jam unë nga gjithë njerëzit në tokë që meritoj më shumë të kem frikë Allahun?!” Pastaj ai njeriu u largua. Halid Ibn Velidi tha: “O i Dërguari i Allahut! A t’ia këpus qafën?” Pejgamberi, alejhi selam, tha: “Jo, mbase fal namaz.” Halidi i tha: “Të shumtë janë ata që falin namazin dhe që gjuha u flet atë që nuk është në zemrën e tyre.” I Dërguari i Allahut tha: “Unë nuk jam urdhëruar (nga Allahu) të gërmoj në zemrat e njerëzve, ose t’u çaj gjoksin atyre.” Pastaj Pejgamberi, alejhi selam, pa drejt atij (burri) ndërsa po largohej dhe tha: “Nga pasardhësit e këtij njeriu do të vijnë njerëz që do të këndojnë Kuran vazhdimisht dhe për mrekulli, por nuk do t’ua kalojë gurmazin (nuk do t’u burojë nga shpirti, nuk do ta kuptojnë dhe nuk do ta zbatojnë në jetë). Ata do të dalin prej feje siç fluturon shigjeta prej harkut. I vrasin muslimanët e lënë të qetë paganët. Po të jetoja në kohën e tyre, do t’i vrisja siç u vra populli i Adit.”1

Kuptimi i përgjithshëm i hadithit

Të qëndrosh në islam ashtu siç e ka zbritur Allahu, siç e kumtoi i dërguari i Tij, – paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të-, dhe se si e kanë praktikuar shokët e tij, Allahu qoftë i kënaqur prej tyre, është një kërkesë fetare, e një synim profetik në çfarë thërret edhe vet Kurani. Njashtu i dërguari i Allahut, ka nxitur për një gjë të tillë kur thërriti që t’i përmbahemi traditës së tij, e tërheqi vërejtjen nga dalja prej rrugës së tij, e ndjekjen e rrugës së të dalëve e të devijuarve.

Në këtë hadith i dërguari i Allahut na e tërheq vërejtjen nga një grupacion që do të del më pas (kohës së tij), ata kanë veçori të adhurimit e asketizmit, por, janë të dobët në dije, kanë kuptim të gabueshëm, të devijuar në meditim e pasqyrim të çështjeve, lexojnë Kuranin, por, pa kuptuar synimet e tij e pa kuptuar mësimet e tija. Kjo ka të bëjë në aspektin terminologjik, ndërsa në aspektin praktik ata pozicionohen në armiqësi me umetin islam, duke i shpallur ata për jobesimtarë, e duke i vrarë, ndërsa prej tyre shpëtojnë jobesimtarët kundërshtarë. Në disa pikpamje vje në pah rreziku i madh prej tyre, sherri i pafund, sa që bëri që i dërguari i Allahut, -paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të-, të zotohet se po t’i arrinte do t’i luftonte, sikur që u luftua populli i Adit, ky njëherit është një urdhër për umetin që t’i lufton ata, të parandalojnë sherrin e tyre, e të mos mashtrohen me pamjet e praktimit të adhurimeve.

Dobi të hadithit

  1. Vërtetësia e profetësisë së tij, me shfaqjen e grupacioneve që bien në kundërshtim me fëne islame.
  2. Përshkrimi i cilësive më kryesore të havarixhëve në aspektin e dijes: të dobët në dije, e në kuptim.
  3. Përshkrimi i cilësive më kryesore të havarixhëve në aspektin praktik të fesë: vrasjen e muslimanëve duke i lënë të qetë politesitët.
  4. Prej cilësive të tyre është edhe shmangia nga suneti i të dërguari, -paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të-.
  5. Konfirmimi i cilësisë së të dërguarit, -paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të-, për veten e tij, se ai është njeriu besnik i Allahut.
  6. Mbrojtja e të dërguarit, -paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të-, nga mëkatet.

1. Transmeton Buhariu (9/127) hadithi me numër (7432). Dhe Muslimi (2/741) hadithi numër (1064)

HADITHI I GJASHTË

DYZET HADITHE RRETH BESIMIT (AKIDES)

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

0 1176

Sot ne lajme pashё se njё anije tjetёr me emigrantё sirianё ishte mbytur. Njё tjetёr tragjedi qё kalon si nxitimthi pёr ti lёnё vendin tjetrёs. Tashmё situata siriane ёshtё bёrё e zakonshme, pёrmbytjet e anijeve janё njё suplement pёr tё mbushur faqet e gazetave apo ekranet televizive.
Njё ndihmёdhёnёs gjerman kapet nga njё fotograf duke “shpёtuar” njё fёmijё njё vjeҫar tё mbytur.
Paparaci i vdekjes…
Populli shqiptar krenohet me kontributin qё ka dhёnё duke shpёtuar jetё ҫifutёsh nё kohёn e luftёs. Janё shkruar libra pёr tё treguar se ҫfarё ndodhi nё atё kohё, janё botuar romane tё ndryshёm pёr tё na treguar se si mbijetuan ato qё Hitleri donte tё zhdukte.
Tani pas kaq vitesh, pas shumё pёrpjekjesh pёr tё ndёrtuar diҫka tё re, historia pёrsёritet. Pёrsёritet nё njё mёnyrё akoma mё makabёr, akoma mё rrёnqethёse.
Pёrpjekjet pёr tё mёsuar nga e kaluara kanё dёshtuar.
Miliona sirianё tani mundohen tё mbijetojnё. Shumё prej tyre nuk ja dalin as tё shohin brigjet e shpresёs. E ndalin hovin aty ku horizonti humbet. I marrin ёndrrat me vete si njё trishtim qё tretet nё shpirt.
Kush arrin tё ketё frymёn gjallё nuk di, a tё dёshirojё tё vazhdojё apo tё lutet pёr fundin e vet.
Kriza siriane ёshtё njё mbijetese qё i mbijeton ligёsisё dhe arrogancёs sё ligё njerёzore. Me mijёra fёmijё qё nuk dihet ku janё, nёse dihet ku janё nuk dihet si dhe me ҫfarё mbijetojnё. Me mijёra prindёr qё kanё humbur fёmijёt apo anasjelltas. Njё krizё njerёzore, njё krizё ushqyerje, njё krizё e jetesёs normale, njё krizё kampesh, njё krizё frike.
Njё krizё … INDIFERENCE TOTALE, indiferencё mediatike, politike dhe sigurisht njerёzore.
Kjo dhe shumё ngjarje tё tjera janё Holokauste.
Fatkeqёsisht ne njohim vetёm njё holocaust por ka patur periudha Para Holokaust dhe Pas Holokaust. Ka patur Hiroshimё, ka patur Palestinё. Ka patur Armeni, Birmani, Somali, ka Siri po ka edhe shumё tё tjerё. Dhe nuk janё shifra statistikash por janё qenie njerёzore, si unё dhe si ti qё po lexon, si fёmijёt tanё dhe si ato qё kemi mё pёr zemёr.
Nёse nuk doni tё mbeteni nё valёt e indiferencёs, dhurojini njё lutje tё sinqertё, siҫ do donim tё na dhuronin, po tё ishim njёri prej tyre…

M.V.

0 2582

Abdullah ibn Mesudi, Allahu qoftë i kënaqur me të, përcjell e thotë: Kam pyetur të dërguarin, -paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të-: Cili është mëkati më i madh ndaj Allahut? Tha: “T’i bësh Allahut rival, kurse Ai ëshët i Cili të ka krijuar.” Thashë: Kjo vërtetë është një mëkat shumë i madh. E pyeta: Më pas cili? Tha: “Ta mbysësh fëmijën tënd nga frika se do të ushqehet së bashku me ty.” E pyeta: Pastaj cili? Tha: “Zinaja me bashkëshorten e fqiut.” Buhariu dhe Muslimi

Kuptimi i përgjithshëm i hadithit

Sahabët, Allahu qoftë i kënaqur me ta, pyetnin të dërguarin, -paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të-, për mëkatet, e për kategoritë e tyre, që ata t’iu largohen mëkateve, ta dinë të keqen e mëkateve e të tërheqin vërejtjen prej tyre.

Në këtë kuadër, edhe sahabiu i nderuar, Abdullah ibn Mesudi, Allahu qoftë i kënaqur me të, pyeti të dërguarin, -paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të-, për mëkatin më të madh, pra: mëkatin më të rëndë, më të keq, e i dërguari i Allahut, -paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të-, i tregoi se mëkati më i madh është shirku, që është; t’i bësh Allahut ortak, të cilin ai e adhuron, e kthehet tek ai, atij i mbështetet, e ta braktis adhurimin e Allahut, i Cili e ka krijuar dhe e ka furnizuar.

Më pas, Abdullah ibn Mesudi, Allahu qoftë i kënaqur me të, e pyeti për mëkatin i cili vijon pas shirkut, për nga shëmtimi dhe madhësia? I tha: “Kur njeriu të vret fëmijën e tij, nga frika se do të ushqehet e do të pijë së bashku me të”, kjo frikë e cila buron nga një bindje e prishur, sikur Allahu të mos kishte garantuar riskun për robërit e Tij, njejtë buron edhe nga zemra e ngurtë, pasi që mësyn të vret pjesën e trupit të tij, frytin e zemrës së tij, gjë që bën që ky krim të renditet i dyti prej krimeve më të mëdha e më mizorë tek Allahu.

Më pas, Abdullah ibn Mesudi, Allahu qoftë i kënaqur me të, e pyeti për mëkatin i cili vijon pas këtyre dy mëkateve, e i dërguari i Allahut, -paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të- , iu përgjigj se ai mëkat është; zinaja me bashkëshorten e fqiut, ky krim i shëmtuar bëhet i qartë pasi që fqiu ndihet i sigurtë për nderin e fqiut të tij, andaj shkelja e nderit konsiderohet një mashtrim i të drejtës së fqiut, të cilën të drejtë Allahu dhe i dërguari i Tij e konsideruan shumë të madhe.

Dobi të hadithit

  1. Llojlloshmëria e mëkateve për nga mizoria e shëmtueshmëria.
  2. Shirku është mëkati më i madh në përgjithësi.
  3. Sqarimi i realt i shirkut dhe se shirk është të vendosësh diç tjetër ortak me Allahun, në qenien e Tij, veprat, emrat dhe atributet e Tija.
  4. Allahu është meritor të adhurohet pasi që Ai është Krijuesi i cili i krijoi shpirtrat e i ngjalli ato.
  5. Çdo lloj adhurimi i cili kryhet ndaj dikujt tjetër përveç Allahut është haram.
  6. Të vendoset Allahu në të njejtën pozitë me dikë tjetër është haram.
  7. Vlera e teuhidit dhe se ky është prej adhurimeve më të mëdha.

HADITHI I PESTË

DYZET HADITHE RRETH BESIMIT (AKIDES)

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

0 1382

Uthman ibn Afani, Allahu qoftë i kënaqur me të, përcjell se i dërguari i Allahut, – paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të-, ka thënë: “Kush vdes duke e ditur fjalën La ilahe il Allah (Nuk ka Zot tjetër pos Allahut) hyn në xhenet.” Shënon Muslimi.

Kuptimi i përgjithshëm i hadithit

Vlera e teuhidit është aq saqë konsiderohet bazë dhe thelb i fesë, gjithçka tjetër ndërtohet mbi të, e jo që teuhidi të ndërtohet apo të jetë i ngritur mbi diç tjetër. Kush vdes me teuhid, ai ka vdekur me thelbin dhe bazën e fesë, për këtë teuhidi ka aq vlerë sa i jep të drejtë njeriut që të hyjë në xhenet, e të fiton kënaqësinë e Allahut.

Kuptimi i teuhidit nuk përkufizohet vetëm se në shqiptimin e fjalëve pa ditur kuptimin e tyre, e pa të vepruarit sipas mësimeve të tij, për atë se feja është besim (akide) dhe dispozita (sheriat), e nuk arrihet shpëtimi në botën tjetër pos nëse realizohen të dyjat se bashku.

Disa dobi të hadithit

  1. Vlera e teuhidit.
  2. Shpëtimi për atë që vdes me teuhid.
  3. Dituria mbi kuptimin e teuhidit është kusht i pranimit, dhe përfitimit prej tij në ahiret.
  4. Shpëtimi është lidhur ngusht me diturinë mbi teuhidin dhe të verpuarit sipas mësimeve të tij, e jo vetëm se shqiptimi me gojë.

HADITHI I KATËRT

DYZET HADITHE RRETH BESIMIT (AKIDES)

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

NA NDIQNI NË