Arhiva DitoreNov 21, 2016

0 2446

Pyetja: A është e detyrueshme që të përmendet fjala “zeqat” kur ia jep ndokujt, pra të thuash: Mere, ky është zeqat?

Përgjigjja: Falënderimi i takon Allahut

Fillimisht: Zeqati i pasurisë ka të caktuar individët të cilëve u jipet, andaj nuk lejohet të jipet për dikë tjetër. Këta i ka përmendur Allahu në fjalën e Tij: “Zeqati u takon vetëm të varfërve, të gjorëve dhe atyre që e mbledhin atë (rrogë e nëpunësit që punon në atë lëmë), dhe atyre që duhet përfituar zemrat (në islamizëm); dhe për lirim nga skllavëria, dhe të ngarkuarve në borxhe, dhe për rrugën e Allahut, dhe udhëtarit të rastit. Këto janë dispozitat, e Allahut. Se, me të vërtetë, Allahu është i Plotëdijshëm dhe i Gjithëdijshëm.” Teube, 60

Dy: Nuk detyrohet personi që e jep zeqatin të informon personin që ia jep se është pjesë e zeqatit, e disa nga Malikitë e konsiderojnë një gjë të papëlqyer, kështu thotë edhe Imam Ahmedi dhe medh’hebi Shafii.

Neveviu, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Nëse poseduesi, apo dikush tjetër në vend të tij jep zeqatin tek meritorët, dhe nuk thotë se është zeqat, apo nuk ka deklaruar asgjë, pranohet si zeqat, dhe është me vend, ky është mendimi më i saktë i njohur të cilin e kanë shumica, këtë çështje kështu e ka deklaruar edhe imami i dy haremeve (el Xhuvejni) dhe të tjerë.” Nga libri : Mexhmu’ 6/233.

Ibn Kudame, Allahu e mëshiroftë ka thënë: “Nëse e jep zeqatin tek një person që mendon se është i varfër, nuk ka nevojë që t’ia bën me dije se është pjesë e zeqatit. Haseni ka thënë: A dëshiron ta nënçmosh?! Mos i trego. Nga libri : El Mugni, 2/508.

Mirëpo! Nëse personi që e jep e di se ai që e merr nuk pranon që të jetë pasuri e zeqatit, dhe poqëse e kupton se është pjesë e zeqatit nuk e merr, atëherë duhet që të informohet se është pjesë e zeqatit, më pas nëse ai dëshiron e merr e nëse dëshiron e refuzon.

Është pyetur shejh Muhamed ibn Salih Uthejmin, Allahu e mëshiroftë, për personin që jep zeqat pa treguar se është pasuri e zeqatit? Është përgjigjur: Nuk ka gjë të keqe nëse jep zeqatin për meritorët pa i treguar se është zeqat, nëse personi që e merr zakonisht e merr dhe e pranon atë, e nëse është prej atyre që nuk e pranojnë, atëherë duhet treguar se është prej zeqatit, që të jetë i informuar, e ai ta pranon apo ta refuzon.” Nga : Mexhmu’u fetava Shejh Uthejmin 18.

Allahu e di më së miri

Burimi: albislam.com / Islamqa.info

Përktheu: Shpend Zeneli

0 1449

1. Smira, sëmundje e rëndë e zemrës!

Allahu, xhele ue ala, ka thënë: “… nga vetë zilia e tyre personale.” (Bekare; 109).

Smira (hasedi) është sëmundje e cila mundet shumë lehtë të depërtoj tek njeriu, mirëpo pastaj njeriu e ka vështirë të pastrohet prej saj. Shumë prej njerëzve dorëzohen para kësaj sëmundje dhe pastaj sillen shumë keq me njerëzit që i smirojnë. Dhe, qëllimi kryesorë i kësaj smire është që t’i largohen mirësitë e Allahut nga personi të cilin e smiron ai.

Muhamed Hidër Husejn El A’malul Kamileh; 1/199

2. Rreziku i bërjes së gjërave hallall, ato që i ka bë haram Allahu dhe anasjelltas!

Allahu, xhele ue ala, ka thënë: “Atë (shndërrimin e tyre) e bëmë masë ndëshkuese për ata që e përjetuan (me sy) dhe për të pastajshmit, por edhe si këshillë për të devotshmit.” (Bekare; 66).

Allahu, xhele ue ala, e dënoi këtë popull me këtë dënim, ngase ata i bën hallall gjërat që i ndaloi Allahu. Ky dënim, njëkohsisht duhet të jetë shembull për të devotshmit, besimtari duhet të ketë kujdes që mos ta lejoj një gjë që e ka ndaluar Allahu, ngase lejimi i ndonjë gjëje qê ka ndaluar Allahu, është prej shkaqeve më të mëdha të ardhjes së dënimit.

Ibn Tejmie Bejan ed Delil, fq.47

3. Moskryerja e obligimeve është më e rëndë sesa kryerja e mëkateve!

Allahu, xhele ue ala, ka thënë: “E kur u thamë engjëjve: përuluni (bini në sexhde) Ademit, ata menjëherë iu përulën, me përjashtim të iblisit (djallit). Ai rrefuzoi dhe u mbajtë në të madh dhe u bë pabesimtar. Ne i thamë: “O Adem, ti dhe bashkëshortja juaj banoni në Xhennet dhe hani lirisht nga frutat e tij kah të doni, po mos iu afroni asaj bime (peme) e të bëheni zulumqarë (të vetvetes suaj).” Po djalli i bëri që ata të dy të mashtrohen në atë (pemë ose Xhennetin) dhe i nxori ata nga ajo (e mirë) që ishin në te, e Ne u thamë: “Zbritni (dilni), jeni armik i njëri-tjetrit, e ju deri në një kohë në tokë keni vendbanim dhe dëfrim”. E Ademi prej Zotit të vet pranoi disa fjalë (lutje), prandaj Ai ia fali (gabimin), s’ka dyshim se Ai është Mëshiruesi, Pendimpranuesi.” (Bekare; 34-37).

Sehl Ibn Abdilah, rahimehullah, ka thënë: “Mospërgjigja ndaj urdhërit të Allahut është shumë më e madhe sesa veprimi i një mëkatit. Ngase, Ademi alejhi selam u ndalua nga ngrënia e pemës, por ngrëni prej saj, megjithatë Allahu ia pranoi pendimin. Iblisi, shejtani u urdhëria të bëj sexhde Ademit, refuzoi një urdhër të tillë dhe Allahu nuk ia fali këtë gjë.”

Ibn Kajimi El Fevaid, fq.171

4. Mëkatari nuk duhet t’i humb shpresat nga mëshira e Allahut!

Allahu, xhele ue ala, ka thënë: “Shpresohet se Zoti yt do na zëvendsojë me ndonjë edhe më të mirë se ai; ne në të vetëm te Zoti ynë mbajmë shpresën.” (Kalem: 32).

Mos të bëhet shkak kryerja e mëkatit që ta ndryshosh mendimin e mirë për Allahun, ngase Allahu pas pendimit nga mëkati, ta ndryshon gjendjen tënde, ta falë mëkatin, të jep shumë mirësi dhe shumë gjëra të tjera.

Dr. Abdullah Bilkasim

5. Kush nuk e pranon sheriatin e Allahut, shoqërues dhe udhërrëfyes i tij do të jetë shejtani!

Nëse njeriu nuk e pranon shpalljen që Allahu ia zbriti të dërguarit të Tij, salAllahu alejhi ue selem, do të sprovohet me pasimin e rrugës së shejtanit. Ndalu dhe medito rreth fjalës së Allahut, xhele ue ala, ku tha për çifutët: “(E hodhën librin e Zotit) E ndoqën atë që thonin djajtë.” (El Bekare; 102). Dhe kjo vlen për të gjithë ata që e refuzojnë rrugën e Allahut. “Kush mbyll sytë para këshillave të Zotit, atij ia shoqërojmë një djall që nuk i ndahet kurrë.” (Zuhruf: 36)

Dr. Omer Mukbil

Nga arabishtja: Suad Shabani

Burimi: albislam.com

0 1804

Justinian Topulli

https://m.facebook.com/jtopulli

 

Në lëvrimin e sotëm të shkencës nuk ekziston pyetja “përse” ose më saktë është eklipsuar nga pyetja “si”.

Sipas filozofisë së sotme të shkencës pyetja “si” përcakton drejtimin e shkencës dhe zhvillimin e saj, sepse ajo si qëllim të saj ka kuptimin e botës dhe duke qenë se bota – sipas këtij këndvështrimi- është vetëm materiale, për ta kuptuar atë duhet ta njohim, dhe për ta njohur duhet të dimë sesi ajo funksionon.

Fizika, kimia, biologjia dhe të tjera disiplina të shkencave natyrore, në këndvështrimin modern, synojnë të zbulojnë dhe përshkruajnë mënyrën sesi funksionon bota, dhe më pas gjetjen e mundësisë për të ndërhyrë në të e për ta përdorur në favor të fuqisë, pushtetit, pasurisë, shëndetit, jetës, mirëqenies dhe kënaqësisë së njeriut.

Edhe pse pyetja “përse” është ajo që fillimisht ka nxitur dhe nxit në nënvetëdije zhvillimin e shkencës, ajo, sipas këndvështrimit materialist mbi botën, nuk na ndihmon të kuptojmë sesi ajo funksionon, sepse është një pyetje që të çon drejt përgjigjeve metafizike dhe për rrjedhojë ndal zhvillimin e shkencës dhe të kuptuarit gjithmonë e më të thellë të botës, qoftë në nivel makro qoftë mikro.

Ndërkohë, pyetja “përse” është ndoshta pyetja më natyrshme që bëjnë njerëzit në jetën e tyre të përditshme, ajo nuk bëhet rëndomtë vetëm në gjykata dhe hetime, për të kuptuar qëllimin e një akti që pritet të gjykohet, por në çdo aktivitet të jetës sonë njerëzore ne duam të dimë përse njerëzit bëjnë atë që bëjnë. Duke qenë kaq e natyrshme dhe e përhapur kjo pyetje shpesh është edhe “tabu”, në rastet kur merret e mirëqenë se përgjigja për të dihet, në dallim me shkencën kur ajo nuk bëhet fare për arsyen që thamë më sipër.

Përse ka diçka dhe jo asgjë? Përse ekziston bota? Përse ekziston materia? Përse ekziston jeta?

Shkenca e sotme laike përgjigjet se të gjitha këto janë produkt i një zinxhiri ngjarjesh dhe efektesh, forcash dhe ndërveprimesh tepër të ndërthurura dhe të komplikuara dhe të panumërta, fundin e të cilave akoma nuk e kemi mësuar dhe ndoshta kurrë nuk do ta mësojmë!

Në biologji shpesh na bie rasti që ngjarje dhe fenomene të shumta të shpjegohen me një fjali në dukje të thjeshtë “instinkti i mbijetesës”. Me këtë përgjigje të shkurtër dhe “përfundimtare” përballesh sa herë që futesh në studimin e kësaj disipline!

Por përse përfundimtare, ndërkohë që shkencat fizike nuk kanë një cak të tillë?! A nuk duket vallë kjo përgjigje si një përgjigje metafizike?! Pse është e tillë ndaj dhe biologjia ndalet këtu. Ndalet për të mos vazhduar më tej, sepse përgjigje materiale për të nuk ka. Instinkti i mbijetesës nuk është gjë tjetër vetëm se një nocion me të cilin tregohet se qeniet e gjalla biologjike kanë vetëdije, qoftë kjo e shfaqur edhe në formën e nënvetëdijes. Nëse shkenca pohon se qeniet e gjalla janë të përbëra nga materia fizike dhe se materia fizike vepron nën ndikimin e forcave të ndryshme, të cilat në vetvete janë të verbra, dhe nuk mund të përshkruhen si të vetëdijshme, atëherë pyetja e natyrshme që lind është nga i erdhi vetëdija qenieve të gjalla? Pse ato kanë vetëdije dhe nuk janë si materia e pajetë dhe e pavetëdije nga e cila ato përbëhen?!

Sipas biologjisë njësia themelore e jetës është qeliza dhe qeliza ka vetëdijen e mbijetesës, ajo ushqehet dhe mbrohet, për të vazhduar ekzistencën e saj si njësi biologjike e përbërë nga materia e pavetëdijshme. Edhe pse sipas shkencës shpërbërja apo vdekja e qelizës nuk e zhduk atë nga ekzistenca fizike e saj, sepse mbetet tërësisht materiali i saj që e përbën, përsëri ajo ka një vetëdije që kërkon të mbijetojë me këtë identitet që krijon përbërja e saj dhe kurrsesi nuk pranon vetvetiu ta humbasë atë.

Vetëdija e jetës shfaqet tepër interesante nëpërmjet instinktit të ushqimit dhe mbrojtjes, por edhe nëpërmjet riprodhimit. Edhe pse riprodhimi sjell në jetë një individ të ri, dhe një identitet të ri e të pavarur vetëdije, përsëri kjo konsiderohet formë mbijetese, vetëm për faktin se ky individ është i vetëdijshëm se nëpërmjet këtij akti ai riprodhon vetveten në njëfarë mënyre dhe vetëdijen e tij për vazhdimësinë e jetës së tij, duke lënë trashëgimi një pjesë të materies së tij dhe mbi të gjitha vetëdijen për jetën dhe strukturën e tij të ndërtimit, çka garanton vazhdimësinë e llojit dhe të jetës.

E gjitha kjo është një mrekulli, sepse asnjë shpjegim shkencor bindës nuk mund ta shteroj përse ndodh. Ndaj dhe shkenca e sotme laike dhe shkencëtarët e tillë kanë hequr dorë nga “përse-ja”, sepse kjo pyetje të shpie pashmangshëm drejt pranimit të faktit se jeta është një mrekulli dhe jo një rastësi.

Ne jetojmë çdo ditë me mrekullinë e papërsëritshme të jetës dhe mes saj, dhe sa shpesh e harrojmë Atë që e krijoi këtë mrekulli!

NA NDIQNI NË