Arhiva Vjetore2016

0 3576

SHEMBUJ NGA SUNETI PROFETIK

Sehl ibn Sad, radijAllahu anhu, transmeton se i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë: “Keni kujdes mëkatet e vogla, shembulli i mëkateve të vogla është si shembulli i një grupi të njerëzve të cilët zbritën në një luginë, kështu që njëri prej tyre solli një degë e tjetri një degë, bartën aq sa poqën bukën, njashtu janë edhe mëkatet që duken si të pavlera, kur njeriu nuk u kushton rëndësi ato e shkatërrojnë.”[1]

KUPTIMI I HADITHIT

Mëkate të vogla jaë ato mëkate që në syrin e vepruesit janë të nënvlerësuara. Qëllimi i hadithit është të nxis në mosanashkalim të mëkateve të përçmuara, të llogarit njeriu veten, të mos jetë neglizhent, ngase ai i cili nuk i vën re këtyre mëkateve, ato do e shkatërrojnë, për arsye se mëkatet e vogla kur shumohen bëhen të mëdha, siç ka thënë ibn Batali, Allahu e mëshiroftë.[2]

DOBI NGA HADITHI

  1. Mëktet ndahen në të mëdha dhe të vogla, ashtu siç thotë Allahu: “Në qoftë se ju i shmangeni gabimeve të mëdha, që u janë ndaluar juve, Na do t’ju mbulojmë gabimet tuaja të vogla dhe do t’ju shpiejmë në (një) vend të mrekullueshëm (në xhennet).” Nisa, 31. Dhe thotë: “ata që ruhen prej mëkateve të mëdha dhe veprave të këqia (imorale), pos mëkateve të vogla. Me të vërtetë, Zoti yt është i gjerë (i pakufishëm) në falje.” Nexhm, 32.

Definicioni më i mirë për mëkatet e mëdha është: Ato mëkate për të cilat vijojnë sanksione që në këtë botë, ose kërcënim për to me zjarr, apo mallkim, apo hidhërrim. Disa i kanë bashkangjitur edhe mohimin e besimit, apo është thënë (për vepruesin e tyre) është larg nesh, apo nuk është prej nesh nga i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem.

Ndërsa mëkatet e vogla: Janë ato mëkate mbi të cilat nuk ka sanksione në këtë botë e as kërcënim në ahiret. Ky është mëndimi më i saktë në lidhje me definicionin për mëkatet e vogla.

  1. Tërheqja e vërejtjes për mëkatet, gabimet, dhe mos anashkalimi i diç prej tyre, për arsye se gjynahet e vogla nëse nuk kërkohet falje për to, apo vazhdon vepruesi në to, ato bëhen shkak i shkatërrimit të tij.
  2. Ibn Kajimi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Mëkatet shkaktojnë gjurmë të këqija, të shëmtuara, e të dëmshme për zemrën dhe trupin e njeriut, që në këtë botë dhe në botën tjetër, vetëm Allahu e di se sa, që prej privimit nga dija, për arsye se dituria është dritë që Allahu e fut në zemër, e mëkatet e shuajnë atë dritë. Prej tyre, privimi i riskut, vrazhdësia që e gjen mëkatari në zemrën e tij, në raportin mes tij dhe Allahut, që nuk barazohet asnjë kënaqësi, po edhe nëse mblidhen të gjitha kënaqësitë e dynjasë, nuk krahasohen me këtë vrazhdësi. Kjo është një çështje që nuk e shijon pos ai i cili në zemrën e tij ka jetë, përshkak që plagët nuk i shkaktojnë dhimbje të vdekurit. Nëse njeriu nuk i braktis mëkatet për diç tjetër vetëm nga frika të mos bie në këtë vrazhdësi, për të mençurin do ishte e mjaftueshme që t’i braktis ato…”

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

_________

[1] Ahmedi, 1/446, Shejh Albani e vlerësoi sahih në librin e tij “Sahih el Xhami” me numër 2686.

[2] “Fet’h” 11/329.

0 2687

MËSIME DHE POROSI ISLAME ( 11 )

Veprat që e shpëtojnë njeriun nga zjarri, janë:

1. Atij të cilit i vdesin tre fëmijë dhe ai bën sabër.

2. Ai i cili kujdeset për tri bija apo motra dhe i respekton ato.

3. Mbrojtja e nderit të vëllait të tij besimtar, kur ai nuk është prezent.

4. Arritja e namazit me xhemat prej tekbirit fillestar, katërdhjetë ditë me rend.

5. Edukata dhe morali i mirë.

6. Të kujdesurit për namazin e sabahut dhe të iqindisë.

7. Pluhurosja me pluhurin e xhihadit.

8. Agjërimi i ditës së Arafatit.

9. Agjërimi i ditës së Ashures.

10. Marrja e abdesit pas kryerjes së nevojës.

11. Falja e dy rekateve nafile pas marrjes së abdesit.

Shejh Abdulaziz Ibën Muhamed Ibën Abdullah es Sed’han

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

0 2612

Pyetja: Nëse unë kam falur namazin farz, e më pas unë dua të fal edhe namaz vullnetar, a është mustehab që të shkojë në një vend tjetër në mënyrë që më shumë se një vend mbi tokë do të dëshmojë për mua?

Përgjigjja: Falënderimi i qoftë Allahut

Po, është e preferuar që të ndahet mes namazeve të detyrueshme dhe vullnetare duke folur ose duke lëvizur në një tjetër vend.

Mënyra më e mirë për të bërë këtë është të kryhet ky namaz në shtëpi, për shkak se namazi më i mirë i njeriut është në shtëpi, përveç namazeve farz, siç është transmetuar në një hadith sahih nga Pejgamberi, -paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!-.

Argument për ndarjen e përmendur është hadithi i transmetuar nga Muslimi në Sahihun e tij me numër 1463, nga Muavije, -Allahu qoftë i kënaqur me të!-, i cili ka thënë: Kur ju të keni përfunduar namazin Xhumasë, mos e lidhni atë menjëherë me një namaz tjetër, derisa ju të flisni ose të largoheni (nga xhamia), sepse i dërguari i Allahut, -paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!-, na urdhëroi të veprojmë ashtu, të mos falim namaz pas një namazi derisa të flasim apo të dalim.”

Imam Neveviu, -Allahu e mëshiroftë!-, në komentimin e tij të Sahih Muslimit ka thënë: “Kjo është një dëshmi për mendimin e shokëve tanë, dmth, – fukahatë e medh’hebit Shafi – që në namazet nafile të namazeve ditore dhe të tjera, është e preferuar që të ndërrohet vendi nga vendi ku është falur namazi farz, e ndërrimi më mirë është që të falet në shtëpi, përndryshe ai mund të shkojë në një tjetër vend në xhami apo diku tjetër, në mënyrë që të rrisë numrin e vendeve në të cilat ai bie në sexhde, dhe në mënyrë që të ndajë namazin vullnetar nga ai farz. Fjala e tij “derisa të flasim”, tregon se ndarja mund të bëhet edhe duke folur, por duke e bërë atë me lëvizje është më e preferuar, për shkak të asaj që kemi përmendur. Allahu e di më së miri.”

Ebu Davudi dhe Ibn Maxheh, kanë transmetuar nga Ebu Hurejra, -Allahu qoftë i kënaqur me të!, se Profeti, -paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!-, ka thënë: “A nuk ka mundësi asnjëri prej jush, që kur ai falet, të ecë përpara ose prapa, ose në të djathtën ose majtas “- që do të thotë namazin vullnetar pas namazit farz. (Shejh Albani e ka vlerësuar sahih në librin “Sahih ibn Maxhe”)

Veprimi i ndarjes së namazit vullnetar dhe atij farz, është një mënyrë dallimi mes tyre. Disa dijetarë kanë përmendur arsye tjetër, e cila është; për të rritur numrin e vendeve ku bien sexhde, në mënyrë që ato vende të dëshmojnë për të në ditën e Ringjalljes, siç u përmend më lart në fjalët e  imam Neveviut, -Allahu e mëshiroftë!-.

Ramli në librin “Nihajet el-Muhtaxh” (1/552) thotë: “Është sunet që të lëviz për namaz farz apo nafile nga vendi ku ka falur namazin farz apo vullnetarë, deri në një vend tjetër, në mënyrë që të rritet numri i vendeve ku bien në sexhde, sepse ato vende do të dëshmojnë për të, dhe se kjo njëherit është edhe ngjallje e vendeve me adhurim. Në qoftë se njeriu nuk lëvizë në një vend tjetër, atëherë duhet të ndajë mes namazeve duke folur me dikë.”

Allahu e di më së miri.

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

0 3295

Allahu i madhëruar, thotë: “Zoti yt ka urdhëruar që ta adhuroni vetëm Ate dhe t’u bëni mirësi prindërve. Nëse njëri prej tyre, ose të dy, arrijnë pleqërinë te ti, mos u thuaj atyre: “Uh!”, dhe mos i kundërshto ata (me fjalë të këqia), dhe drejtohu atyre me fjalë respekti.” (Isra: 23-24).

Na e kemi obliguar çdo njeri, që t’u bëjë mirë prindërve të vet.” (Ankebut: 8 ).

I Dërguari i Allahut, Muhamedi alejhis selam, tha: “A dëshironi t’ju tregoj për mëkatet më të mëdha? Ndër to, tha: ….mosrespektimi i prindërve.” (Mutefekun alejhi).

Transmetohet nga Aliu, radijAllahu anhu, se ke thënë: I Dërguari i Allahut, Muhamedi alejhi selam, ka thënë: “Allahu e ka mallkuar mosrespektuesin e prindërve.” (Hadithi është Hasen (i mirë), shënon Hakimi )

Transmetohet nga Abdullah ibën Amru, radijAllahu anhu, se ka thënë: Pejgamberi, alejhi selam, ka thënë: “Me të vërtetë prej mëkateve të mëdha është kur njeriu i shan prindërit e tij”. Thanë sahabët: “O i Dërguar i Allahut a ka njeri i cili i shan prindërit e tij?” Pejgamberi, alejhi selem, iu përgjigj: “Kur njeriu e shan babën e ndokujt, ai veçse e ka sharë babën e vet (në ato çaste) dhe kur njeriu e shan nënën e ndokujt, ai veçse e ka sharë nënën e vet.” (Mutefekun alejhi, Buhariu: 5973, Muslimi: 9/146).

Transmetohet nga Aliu, radijAllahu anhu, se ka thënë: Pejgamberi, alejhi selam, ka thënë: “Të gjithave mëkateve Allahu ia shtyen afatin (e dënimit) aq sa do Ai deri në ditën e gjykimit, përpos mosrespektuesit ndaj prindêrve, këtij Allahu ia përshpejton dënimin.” (Hadithi është Sahih, shënuan: Ahmedi: 5/36,37, Ebu Davudi: 4902, Tirmidhiu: 2511 dhe të tjerët).

I dërguari i Allahut, Muhamedi, alejhi selam, ka thënë: “Nuk do të hyjë në Xhenet mosrespektuesi i prindêrve dhe as ai i cili e mohon kaderin (caktimin e Allahut).” (Shënon: Ahmedi: 6/441, hadithi është hasen, i mirë).

I dërguari i Allahut, Muhamedi, alejhi selam, ka thënë: “Kënaqësia e Allahut është tek kënaqësia e prindërve, hidhërimi i Allahut është tek hidhërimi i prindërve.” (Hadithit është sahih: Tirmidhiu: 899, Buhariu në Edeb el Mufred: 2, Shih: Silsiletu ehadith es sahiha (vargu u haditheve të sakta) të Shejh Albanit: 516).

I dërguari i Allahut, Muhamedi, alejhi selam, ka thënë: “Prindi është dera e mesme e Xhenetit, po deshe ruaje atë derë ose humbe atë.” (Hadithi është sahih. Shënon Ahmedi: 5/296, Tirmidhiu thotë se hadithi është i saktë).

Erdh një njeri tek pejgamberi, alejhi selam, që t’i marrë leje të shkoj me të në xhihad. Pejgamberi alejhi selam i tha: A i ke gjallë prindërit? Tha: Po. Pejgamberi alejhi selam, i tha: “Bën xhihad tek prindërit (duke u sjell mirë me ta dhe duke u kujdesur për ta).” (Mutefekun alejhi: Buhariu: 3004, Muslimi: 2549).

Pejgamberi alejhi selam, ka thënë: “(Obligime që ke më së shumti ndaj tyre janë): Nëna, babai, motra, vëllai yt, pastaj ata që vinë pas tyre, pastaj të tjerët me radhë që vinë pas tyre.” (Hadithi është Sahih: Shënon Muslimi: 2/2548).

Pejgamberi alejhi selam, ka thënë: “Nuk do të hyjë në xhenet ai cili nuk i respekton prindërit, ai cili bartë fjalët tek njerëzit, alkooliqari kronik dhe ai cili beson se lejohet sihri në islam.” (Hadithi është sahih: Shënuan: Nesaiu: 5/80, Ahmedi: 2/134).

Transmeton Abdullah Ibën Amru, radijAllahu anhuma, se një beduin erdh tek pejgamberi alejhi selam dhe i tha: O i dërguar i Allahut! Cilat janë mëkatet e mëdha? Pejgamberi alejhi selam, i tha: T’i shoqërosh Allahut diç nê adhurim (t’i bësh shirk Allahut). E më pas cili mëkat pas tij është më i madh? Pejgamberi, alejhi selam, tha: “Mosrespektimi i prindërve.” (Hadithi është sahih: Shënon Imam Buhariu: 6675).

Shejh Dr. Mustafa Murad Profesor në fakultetin e davetit në Ez’her.

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

0 2952

Pyetje: A lejohet që fëmijët të marrin para nga pasuria e babait të tyre, duke mos e ditur ai fare për këtë!?

Përgjigje: Nuk lejohet fëmijët të marrin para nga pasuria e babait të tyre pa lejen dhe diturinë e tij. Mirëpo, nëse babai i tyre është njëmend koprrac karshi fëmijeve të tyre, saqë ai nuk ua kryen atyre as gjërat kryesore dhe elementare, atëherë u lejohet atyre të marrin para pa lejen dhe diturinë e babait të tyre aq sa u mjafton atyre për gjërat kryesore.

E themi një gjë të tillë, duke u bazuar në hadithin që e transmeton Aisheja, radijAllahu anha se Hindi, e bija e Utbes, gruaja e Ebu Sufjan ibn Harbit, radijAllahu anhuma, një ditë u ankua tek pejgamberi, alejhi selam, për burrin e saj, duke thënë: Ebu Sufjani nuk më dhuron para nga pasuria e tij as për gjërat kryesore që më nevojiten mua dhe fëmijeve të mi, pos nëse marr nga pasuria e tij, duke mos e ditur fare ai për këtë. Pejgamberi, alejhi selam i tha: “Merr nga pasuria e tij me mirësi aq sa të mjafton ty dhe fëmijeve.” (Buhariu: 5364, Muslimi: 1714).

Me mirësi: Është fjala merr para aq sa të nevojitet për gjërat kryesore, duke mos marrur dhe shpërdoruar pasurinë e tij.

Shejh Abdulaziz Ibën Bazi, rahimehullah!

Burimi: Mexhmu’u el Fetaua uel Meka’la’t el Muteneuiah: 22/313,314.

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

0 1859

SHEMBUJ NGA SUNETI PROFETIK

Ebu Hurejra, radijAllahu anhu, transmeton se i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë: “Shembulli im dhe i umetit tim, është si shembulli i atij njeriu i cili e ndezi zjarrin, dhe filluan fluturat e insektet të bien në të. E unë ju kap juve për brezi, kur ju po e hudhni veten në zjarr.”[1]

KUPTIMI I HADITHIT

Imam Neveviu, Allahu e mëshiroftë ka thënë: “Kuptimi i hadithi është se ai, sal-Allahu alejhi ve selem, ngjasoi kundërshtarët  e tij me fluturat, dhe rrëzimin e tyre në zjarrin e ahiretit me rrëzimin e fluturave në zjarrin e kësaj bote, duke qenë ato inicues të bien në të, e ai duke i penguar ata. Gjërat e përbashkëta mes atyre dyve është pasimi i epshit, mos dallimi dhe ndjekja e secilit prej tyre rrugën e shkatërrimit. Kadi Ebu Bekr  ibnul Arabi ka thënë: “Ky shembull ngërthen kuptime të shumta, qëllimi i tij është se krijesat nuk biejnë në atë që i shpien ata në zjarr duke patur qëllim shkatërrimit e vetes, por vijnë aty duke dëshiruar të përfitojnë dhe si shkak i pasimit të epshit, sikur që fluturat hudhen në jarr, jo që të mbyten në të, por për shkak se entuziazmohen nga drita që e shohin.”

DOBI NGA HADITHI

  1. Ky hadith tregon gjendjen e njerëzve, dhe pasionin e tyre për këtë dynja, ndjekjen e epsheve, veprimin e mëkateve, që mund të jenë shkak që ata të bien në zjarrin e ahiretit.
  2. Kjo botë ka shkëlqimin e saj me çfarë i trullos njerëzit me shikimin e tyre të dobët, kështu që mashtrohen pas saj, preokupohen me bukuritë e kënaqësitë e saja nga ajo për çfarë ata u krijuan, e që është adhurimi i Allahut, pasimi i urdhërave të Tija dhe largimi nga ndalesat. Kështu ata e shpiejnë veten e tyre në hidhërimin e Zotit, në dënimin e afërt dhe atë të mëvonshëm.
  3. Ibn Haxheri, Allahu e mëshiroftë ka thënë: “Ky hadith flet për butësinë, mëshirën dhe kujdesin e të dërguarit, sal-Allahu alejhi ve selem, për shpëtimin e umetit të tij. Ashtu siç  Allahut thotë: “Nga gjiu juaj u erdhi një pejgamber. Atij i vjen rëndë për mëkatet që bëni ju, por ai përpiqet që ju të shkoni rrugës së drejtë, dhe ndaj besimtarëve është i butë dhe mëshirues.” Teube, 128.

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

_________

[1] Buhariu 6118

0 1780

MËSIME DHE POROSI ISLAME ( 10 )

Mënyra të gabuara të edukimit të fëmijeve:
1. Dhënia përparësi njërit fëmijë ndaj fëmijëve të tjerë në prezencën e tyre.
2. Nënçmimi i fëmijëve karshi mysafirëve.
3. Dënimi i tyre me rrahje, duke mos ia treguar gabimin e bërë apo arsyen e dënimit.
4. Sjellja e prindërve gjithmonë me ashpërsi ndaj fëmijëve të tyre.
5. Mungesa e tepërt e babait në shtëpi.
6. Mësimi i fjalëve jo të mira dhe thënia e tyre në prezencën e fëmijëve.
7. Mbjellja e sjelljeve dhe fjalëve të këqija në zemrat e fëmijeve, qoftë nga nëna, babai apo përmes mjeteve elektronike.

Shejh Abdulaziz Ibën Muhamed Ibën Abdullah es Sed’han

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

NA NDIQNI NË