Arhiva DitoreJun 27, 2017

0 1959

Nga hoxha Nusret Ramadani

Fenomeni vrasje në shoqërinë tonë hovshëm po merr përmasa shqetësuese, ky mëkat i madh është bërë njollë e zezë që duhet pengohet nga të gjithë ne, sidomos nga Hoxhallarët që duhet trajtuar dhe shtjelluar këtë temë më shumë në xhami, të bisedohet mbi këtë temë në formë të detajuar, për rrezikun, pasojat e këtij krimi.

Ngaqë është krimi i parë i bërë në tokë, rreshtohet ndër mëkatet e mëdha, pesha e vrasjes është e madhe. Të gjithë ne duhet të kontribuojmë në këtë drejtim, që ti parandalojmë imazhet e kësaj të keqe ogurzezë për shoqërinë tonë.

Ka thënë Allahu i Madhëruar: “Kush e mbytë një besimtarë me qëllim, dënimi i tij është Xhehenemi, në të cilin do të jetë përgjithmonë. Allahu është i hidhëruar ndaj tij, e ka mallkuar dhe i ka përgatitur dënim të madh.“

(En-Nisa: 93) Ka thënë Profeti Muhamed alejhis selam: “Tek Allahu shkatërrimi i dynjasë është më i lehtë (krim më i vogël) se sa vrasja pa të drejtë e besimtarit.” (transmeton ibni Maxheh) Ibni Omeri transmeton se Profeti Muhamed alejhi selam ka thënë: “Besimtari do të vazhdojë së qëndruari në fenë e tij lirshëm derisa nuk derdh gjak të ndaluar.” (Buhariu)

Hoxhë Nusret Ramadani

NA NDIQNI NË