Arhiva DitoreDec 20, 2017

0 2236

O ju besimtarë, Allahu i Madhëruar ka thënë:

 سُبۡحَٰنَ ٱلَّذِيٓ أَسۡرَىٰ بِعَبۡدِهِۦ لَيۡلٗا مِّنَ ٱلۡمَسۡجِدِ ٱلۡحَرَامِ إِلَى ٱلۡمَسۡجِدِ ٱلۡأَقۡصَا ٱلَّذِي بَٰرَكۡنَا حَوۡلَهُۥ لِنُرِيَهُۥ مِنۡ ءَايَٰتِنَآۚ إِنَّهُۥ هُوَ ٱلسَّمِيعُ ٱلۡبَصِيرُ

Pa të meta është Lartmadhëria e Atij që robin e Vet e kaloi në një pjesë të natës prej Mesxhidi Haramit (prej Qabes) gjer në Mesxhidi Aksa (Bejti Mukaddes), rrethinën e të cilës Ne e kemi bekuar, (ia bëmë këtë udhëtim) për t’ia treguar atij disa nga argumentet Tona.Vërtet, Ai është dëgjuesi (i fjalëve të Muhamedit), pamësi (i punëve të Muhamedit). “ Isra: 1

Ky ajet madhështor tregon për udhëtimin e të dërguarit të Allahut, salAllahu alejhi ve selem, natën që ia bëri i Lartmadhëruari.

Allahu, azze ve xhel-le, atë natë e dërgoi Xhibrilin me një gjallesë në formë të kalit “Burakun” që në të vërtetë të ngriten në qiell gjegjësisht në Miraxh. Mirëpo, së pari udhëtoi prej në Meke e deri në Kuds, që prej atje të ngritet në qiell. Dmth, të bëjë miraxhin.

Me këtë, pra siç e thekson ajeti, vërehet vlera e Kudsit dhe xhamisë Aksa. Kjo i ka bërë që muslimanët prej elitës së parë të muslimanëve sahabëve, e deri më sot Kudsin ta kenë amanet dhe brengë.

Trojet e Palestinës Allahu në fillim ua premtoi beni Israilëve, por kur arritën aty të udhëhqur me Musain, alejhi selam, u desht që të luftojnë për ta dëbuar okupatorin i cili e kishte okupuar atë vend. Mirëpo, ata nuk pranuan të luftojnë dhe me një ironi të madhe i thanë Musaut alejhi selam siç e ka cekur Allahu i Madhëruar:

قَالُواْ يَٰمُوسَىٰٓ إِنَّا لَن نَّدۡخُلَهَآ أَبَدٗا مَّا دَامُواْ فِيهَا فَٱذۡهَبۡ أَنتَ وَرَبُّكَ فَقَٰتِلَآ إِنَّا هَٰهُنَا قَٰعِدُونَ

Ata thanë: “O Musa, ne kurrë nuk hyjmë në të derisa ata janë aty, shko pra ti dhe Zoti yt e luftoni, ne po rrimë këtu!” “ Maide: 24

Më këtë qëndrim jopërfillës, ata u privuan nga premtimi I Allahut.

Muslimanët e vlerësojnë Kudsin, mesxhidul-Aksanë me atë se është

  • Xhamia e dytë me rradhë që është ndërtuar pas Qabes.
  • Ka qenë kibleja e parë e tyre më tepër se 10 vite,
  • Prej aty i dërguari i Allahut, salAllahu alejhi ve selem, është ngjitur në Miraxh.
  • Është përmendur në Kuran.
  • I dërguari i Allahut, salAllahu alejhi ve selem, e ka përmendur në hadithin e tij si një nga tre xhamitë e dalluara.

Si dhe shumë vlera tjera.

Sahabët e të dërguarit të Allahut, salAllahu alejhi ve selem, duke e pasur parasysh vlerën ë Kudsit – Mesxhidul-Aksasë, ata e dhanë kontributin e tyre maksimal që një ditë në periudhën e Kalifit Omer të çlirohet Kudsi dhe të vjen Omeri, radijAllahu anhu, e ti merr çelsat e Kudsit në dorën e tij.

Atë ditë, kur arritur Omer ibn Hatabi pranë Kudsit, kishin dalur ta prisnin sahabët dhe ia kishin sjellur një deve të stolisur dhe një xhybe të re, që kur të hyjë në Kuds, mos të hyn me rrobat e tija të arnuara. Mirëpo, Omerin radijAllahu anhu, ky gjest e kishte nevrikosur dhe kishte thënë:

نحن قوم أعزنا الله بالإسلام فإن ابتغينا العزة بغيره أذلنا الله.

Ne jemi një popull që na ka ngritur Allahu me islam, e kush e kërkon krenarinë me diç tjetër pos islamit, Allahu do ta mposhtë.“

Hyri në Kuds dhe për dallim nga ata që e kishin pushtuar Kudsin më parë, Omeri, radijAllahu anhu, i lejoi fetë tjera të bënin adhurimet e tyre dhe nuk ua rrënoi tempujt.

Kështu ai u njoh në histrorinë e Kudsit, pushtuesi më i mëshirshëm.

Për kudsin luftoi më vonë edhe Salahudin Ejupi, Allahu e mëshiroftë, dhe i dëboi kryqëzatat prej aty.

Luftuan poashtu edhe sulltanat e perandorisë Othmane.

Jehudët vazhdimisht lakmonin që Kudsin ta kthejnë në pronësi të tyre, poashtu edhe krishterët, saqë sulltan Abdul-Hamidit i ofruan pasuri të madhe që tua dorëzojë Kudsin, mirëpo ai nuk e pranoi një gjë të tillë. Tha: për këtë vend është derdhur gjak i dëhsmorëve – shehidëve. Për ta marrur, duhet të derdhet gjak, e jo pasuri.

Pastaj, perëndimorët që i humbën shpresat se munden të përballen me prandorinë osmane, ata filluan me strategji tjetër. E futën në mesin e tyre virusin e nacionalizmit dhe e përçanë umetin. Vjen në post Mustafa Kemali – Ataturku dhe e rëzon kalifatin, e formon shtetin turk në baza nacionale, ndërsa në trojet e vendeve arabe formohen 22 shtete rajonale. Kështu në mesin e këtyre shtetve formohet një shtet i vogël i quajtur Palestinë ku gjindej Kudsi. Nuk kaluan, vetëm disa vitë dhe jehudët në këtë vend shpallën shtetin e tyre Izraelin. Të krishterët së bashku me jehudët i kishin gërshetuar interesat e tyre që në mesin e atyre shteteve arabe islame të ketë edhe dy shtete joislame, një jehud dhe tjetri krishter. Palestina tu takonte jehudëve dhe Libani, krishterëve. Këtë dhe e arritën.

Në këto vende muslimanët mbetën jetimë dhe rreth e përqark musliamnët shikojnë se si vuajnë aty vëllezërit e tyre, e nuk munden t’u ndihmojnë se bota e joislame ka vendosur “rregulla” që ata nuk mund t’i shkellin.

Tani Kudsi ka mbetur brengë e muslimave, brengë dhe dhimbje. Dhimbje që ta kallë zemrën dhe të bën që të lëshosh lotë më tepër se një lum.

E lusim Allahun e Plotëfuqishëm t’u ndihmojë vëllezërve tanë në Palestinë dhe në çdo vend ku janë të shtypur.

E them atë që ndëgjoni dhe kërkoj nga Allahu ndjesë për mua dhe juve, andaj edhe ju kërkoni ndjesë, se Ai falë shumë.

Hytbeja e dytë

Falenderimi ndaj Allahut

Salavatet ibrahimije

Sprovat vinë njëra pas tjetrës. Nga sprovat që ne sot po i përjetojmë, është se në sot po jetojmë në një periudhë ku umeti ka rënë në gjendje shumë të dobët. Kryetarët e shteteve islame janë bërë shërbëtorë të jobesimatërve. Ua kanë dorëzuar Kudsin dhe ata tentojnë ta shpallin kryeqytet të tyre.

Kjo është ajo periudhë kur besimtarët do ta ndërrojnë fenë brenda natës, apo brenda ditës. Shkaku është se do ta shesin fenë për interesa të dynjasë.

E lusim Allahun që të na vetëdijësojë dhe të na forcojë në besim me bindje dhe zbatim.

Përgatiti: Hoxhë Ali Shabani 20.12. 2017

Burimi: albislam.com

NA NDIQNI NË