Arhiva MujoreMay 2018

0 1306

1. Cila është sureja e 60 sipas rënditjes në Mus’haf?

– Sureja el Mumtehine.

2. Nga i cili vend ishin banorët e Hendeqeve që janë cekur në Kuran?

– Jemeni.

3. Cila sure sqaron përparësit e burrave ndaj grave (në forcë, etj) dhe tregon obligimet që i kemi ndaj grave dhe jetimave?

– Sureja Nisa.

4. Në Kuran në një sure është përmendur emri i Allahut(Allah) 73 herë?

– Sureja Enfal.

5. Në një ajet të vetëm në Kuran Allahu i ndau njerëzit në tre grupe?

– Ajeti 7 i sures el Fatiha. Njerëzit në tre grupe; Besimtarë (musliman), Jehudi dhe Krishterë.

6. Dy sure janë emëruar edhe si mbrojtëset nga nifaku?

– Sureja el Kafirun dhe el Ihlas.

7. Në cilën sure rrëfehet për pronarët e kopshtit?

– Sureja el Kalem

8. Sa herë është përmendur Inxhli në Kuran?

– 12 herë.

9. Sa herë është përmendur në Kuran fjala i miri dhe i keqi?

– 7 herë (pra dytë nga 7 herë).

10. Cilën sure ishte duke e lexuar sahabiu Usejid Ibn Hudajr dhe melaiket zbritën nga qielli për ta dëgjuar leximin e tij?

– Suren el Bekare.

11. Kush është përmendur në Kuran më shpesh, dënimi apo shpërblimi?

– Dënimi është përmendur 264herë kurse shpërblimi 16 herë.

Ali Abdulkadir el Murejshid

Nga arabishtja; Suad Shabani

Burimi:albislam.com

0 1115

1. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Ndonjë jetimi që është i afërt.” (El Beled; 15).

Nga kjo porosi Kuranore marrim dy mësime;

1. Lëmosha e cila i dhurohet të afërmit është më me vlerë se lëmosha e cila i dhurohet dikujt prej njerëzve të largët.

2. Njashtu, lëmosha e cila i dhurohet (jipet) jetimit për të cilin nuk ka kush përkujdeset është më me vlerë se ajo që i dhurohet jetimit të cilin e ka dikush nën përkujdesjen e tij.

Kurtubiu, rahimehullah Tefsir el Kurtubij; 22/303

2. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “E ti pra, këshillo, se je vetëm përkujtues.” (El Gashijeh; 21).

Nëse e sheh që zemra yte nuk nuk këshillohet me këto përkujtime, dysho në dëlirësinë e saj dhe nxito qortoje dhe përmisoje, ngase Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Vazhdo me keshillë, sepse këshilla besimtarëve u bën dobi.” (Dharijat; 55).

Pra, këshilla duhet patjetër t’i bëj dobi besimtarëve.

Shejh Uthejmini, rahimehullah Tefsir xhuz Amme; fq.181

3. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Atij që i frikësohet Allahut, Ai do t’i gjejë rrugëdalje.” [Talak 2.]

Ibn Abasi, radijAllahu anhuma, ka thënë; “Nëse qielli do të bashkohej me tokën, Allahu do t’u mundësonte të devotshmëve të çara, prej të cilave do ata të dilnin.”

4. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Pastaj juve ju bëmë zëvendësues pas tyre në Tokë për t’ju parë si do të veproni.” (Junus; 14).

E lexoi Omeri, radijAllahu anhu, këtë porosi Kuranore dhe tha: “Të vërtetën e tha Zoti ynë! Nuk na bëri zëvendësues në tokë ndryshe pos të na shoh se çfarë do veprojmë! Andaj, dorëzoni amanetet tuaja tek Allahu duke kryer vepra të mira natën dhe ditën si dhe haptas dhe fshehurazi.”

Tefsir Ibn Ebi Hatim; 6/1934

5. Ky është gëzimi i vërtetë! Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Thuaj: “Vetëm mirësisë së Allahut dhe mëshirës së Tij le t’i gëzohen.” (Junus; 58).

Mirësia dhe Mëshira e Allahut janë Kurani dhe Imani(Besimi), e kush gëzohet për këtë është gëzuar më diçka më madhore që mund të gëzohet ndonjëherë njeriu. E kush gëzohet me diç tjetër jashta asaj që u cek më lartë, i tilli i ka bërë padrejtësi vetës së tij dhe e ka vendosur gëzimin në vendin e gabuar(në vendin jo të duhur).

Shejhul Islam Ibn Tejmije, rahimehullah Mexhmu’ul Fetava; 16/49

Nga arabishtja : Suad Shabani

Burimi: albislam.com

0 1398

Enes ibën Maliku, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell dhe thotë: “i dërguari i Allahut, (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) i tha Ubej ibën Kabit: Allahu më ka urdhëruar të të lexoj ty: “Ata që nuk besojnë prej ithtarëve të Librit dhe idhujtarëve nuk do të largoheshin (nga mosbesimi i tyre…” Bejineh, 1.

Ubeji i tha: A më përmendi me emër?! I tha: Po! Dhe Ubeji filloi të qajë.

Këtë hadith e shënon Buhariu dhe Muslimi.

Në një transmetim tjetër thuhet: i dërguari (paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të) i tha Ubejit: “Allahu (aze ve xhel) më urdhëroi që unë të të lexoj (nga Kurani). Ubeji i tha: Allahu më ka përmendur mua?! I tha: Allahu të ka përmendur ty. E filloi të qajë.

Ne gëzohemi saqë ndjehemi se po fluturojmë kur dëgjojmë se dikush na ka përmendur për të mirë, e ndoshta edhe na rrjedhin lot.

Falënderimi duhet të shqiptohet dhe duhet të pranohet, si në rast lavdërimi i një bamirësi, sikur që është shënuar nga fjalët e të dërguarit (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të):

“Kushdo që ju bën një të mirë, mundohuni t’ia ktheni, e nëse nuk gjeni sa mund të mjaftoheni lutuni për të derisa të mendoni se e keni mjaftuar.” E shënon Imam Ahmedi, Ebu Davudi dhe Nesaiu.

Çfarë do ndjeje nëse ty të lavdëron një dijetar, ministër apo udhëheqës?!

Ndoshta ndonjëri do fluturonte nga gëzimi, e toka për të do ishte e vogël. E ndoshta do ta përmendte gjatë gjithë jetës, apo do mbante medalje në gjoksin e tij, që ta kujton sa më shpesh.

Ndalu këtu, dhe mendo se çka është më e madhe se kjo.

A ke mënduar për lavdërimin Hyjnor?

A ke menduar që të jesh i lavdëruar tek banorët e qiellit?

Ubej ibën Kabi qau kur kuptoi se Allahu e përmendi tek banorët e qiellit, vallë, a të ka shkuar ndërmend kjo përmendje?!

Medito rreth këtij hadithi: e transmeton Buhariu dhe Muslimi nga Ameshi e ky nga Ebu Salih e ky nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij), i cili ka thënë: “i dërguari (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të), ka thënë: Allahu i Madhëruar ka thënë: Unë jam ashtu siç më mendon robi Im dhe Unë jam me të kur ai më përmend, nëse më permend në veten e tij, Unë e përmendi në Veten Time, nëse ai më përmend në një grup, unë e përmendi në një grup edhe më të mirë se ata, nëse ai më afrohet Mua një pëllëmbë Unë i afrohem një kut, nëse më aftohet një kut Unë i afrohem një krah, e nëse më vje duke ecur Unë i afrohem me vrap.”

A nuk të gëzon fakti të jesh i përmendur nga Mbreti i mbretërve? Të të përmend Ai në dorën e të Cilit është dobia dhe dëmi? Të të përmend Ai i Cili posedon çdo send?

Ai mbron, por prej Tij nuk mund të mbrohet askush. Nuk ka zot tjetër pos Tij, i Lartësuar dhe pa të meta është Ai, s’ka përmendje më të madhe, s’ka lavdërim më të këndshëm.

Fjala e Allahut: “Më përmendni Mua Unë ju përmendni juve.”

Dallim i hatashëm është mes përmendjes së njerëzve dhe përmendjes së Allahut, njerëzit do të përmendin për atë që ata dijnë nga dukja jote, e Allahu do të përmend nga dija e Tij për realitetin tënd.

Njerëzit nuk posedojnë asgjë: “të cilët nuk janë në gjendje të shmangin as dëmin prej vetes, as t’i sjellin dobi (vetes), as nuk janë në gjendje që të bien vdekjen as jetën, as që të ringjallin.” Sureja Furkan, 3.

Allahut i takon dobia dhe dëmi, Ai sjell jetën dhe vdekjen, di të fshehtën e të dukshmen.

Autor: Abdurrahman ibën Abdullah Suhejmi

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam

0 1578

AGJËRIMI I MUAJIT TË RAMAZANIT

Agjërimi i muajit të shenjtë të Ramazanit ka përfitime të mëdha shëndetësore në trupin e njeriut, por sjellja e disa agjëruesve duke ndjekur metodat e gabuara kur të hahet iftari dhe syfyri i humbin përfitimet e saj, kjo mund të shkaktojë probleme shëndetësore të tilla si diabeti, sëmundjet e zemrës dhe sëmundjet e tjera. Prandaj, disa agjërues janë mësuar me dietë të shëndetshme gjatë Ramazanit. Në këtë artikull do të japim këshilla më të rëndësishme mjekësore në Ramazan për ata që vuajnë nga disa sëmundje dhe për ata që duan një iftar të shëndetshëm gjatë muajit të Ramazanit.

KËSHILLA PËR NJË IFTAR TË SHËNDETSHËM

  • Hani tri hurma para fillimit të ngënies në iftar, për të shmangur mungesën e nivelit të sheqerit në gjak dhe më pas pini një gotë ujë ose qumësht para se të hani;
  • Filloni iftarin duke konsumuar supë të nxehtë, sepse zbut stomakun, lehtëson ndjenjën e kontraktimit dhe më pas merr sallatën dhe hani ushqimin kryesor me një sasi mesatare;
  • Shumëllojshmëria e ushqimieve në iftar dhe shtimi i ushqimeve të tilla si sallatë, mish, peshk, fasule, etj.;
  • Pini shumë ujë në mes të iftarit dhe periudhës së syfyrit, jo më pak se tetë gota, duke u kujdesur për të pirë gradualisht, për të shmangur ndjenjën e fryerjes së stomakut;
  • Ecni për çdo ditë nga dy orë pas ngënies së iftarit për ta aktivizuar sistemin e tretjes së ushqimit.

KËSHILLA PËR KOHËN E SYFYRIT

  • Kujdesuni të hani ushqimin në syfyr dhe të mos e injoroni. Syfyri zgjatë energjinë e agjërimit gjatë ditës;
  • Hani ushqime që përmbajnë ambalazhe të ulëta absorbuese si bukë gruri ose kokrra të grurit për të mbajtur sheqerin në gjak, si dhe fruta të freskëta, të njomura dhe perime, gjithashtu edhe ato që janë të lëngshme, sikur shalqiri etj.;

KËSHILLA PËR DIABETIKËT

  • Diabeti i llojit të parë e pamundëson agjërmin në tërësi, për shkak të ekspozimit të tij ndaj hipoglikemisë akute, dhe gjasat për të hyrë në gjendje kome;
  • Diabeti i llojit të dytë është me marrjen e ilaçeve duke përcaktuar kohën e tyre midis iftarit dhe syfyrit;
  • Konsultohuni me një mjek në rastet e diabetit për gratë shtatëzane, i cili përcakton aftësinë e grave për të agjëruar ose jo, ka disa gra që ndjejnë marramendje, dhe ju shtohet ngushtimi i zemrës të kur agjërojnë, këshillohet që të prishë agjërimin menjëherë.

KËSHILLA PËR TË SËMURIT NGA ZEMRA

  • Konsultohuni me një mjek para agjërimit, është ai që vendos të agjërojë pacientin apo jo;
  • Detyrimi për të pirë sasitë e ilaçeve në kohë të caktuara gjatë periudhës së iftarit dhe syfyrit, e cila përcaktohet nga mjeku pasi pacienti lejohet të agjërojë;
  • Hani ushqime të shëndetshme dhe qëndroni larg ushqimeve që janë shmangur për të sëmurin e zemrës para muajit të shenjtë të Ramazanit.

Përgatiti: Fatimah Mush’alah

Përktheu nga arabishtja: Amir Shabani

Burimi: albislam.com

0 2053

HADITHI:

Ebu Derdaja, Allahu qogtë i kënaqur prej tij, përcjell se i dërguari, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Ai i cili mbron nderin e vëllait të tij, Allahu do ta mbrojë fytyrën e tij nga Zjarri në Ditën e Kiametit.”[1]

KOMENTI:

Kush mbron nderin e vëllait të tij kur ai nuk është prezent, në rast kur ky është në një ndejë në të cilën përmendet për një mëkat apo të metë, ai duhet të del në mbrojtje të tij, sikur që mbron nderin e vet, sepse nderi i vëllait të tij është si nderi i tij, andaj duhet ta mbrojë atë, duke kundërshtuar përgojuesit e duke i penguar nga thellimi në nderin e vëllait musliman, e nuk duhet t’u nënshtrohet e të hesht, e t’i le duke përgojuar, ky është një obligim për muslimanin, pra, nuk i lejohet atij të hesht e të pajtohet me ta, ngase kështu edhe ai hyn në mëkat pasi që bën pjesë me ta në mëkatin e tyre, ngase ka parë një të keqe dhe nuk e ka ndryshuar duke qenë i aftë ta ndryshon, e sidomos kur merr pjesë me vepër me ta e fillon të përgojon, kjo është edhe më e rëndë.

Por, nëse mbron nderin e vëllait të tij e i pengon ata nga përgojimi, Allahu do ta shpërblejë duke e mbrojtur fytyrën e tij nga zjarri ditën e Kiametit, e që është një begati shumë e madhe, sepse ditën e Kiametit do të shfaqet zjarri, Allahu thotë: “dhe Zjarri flakërues do t’i tregohet çdokujt që sheh.” Sureja Naziat, 36.

E ata do ta shohin, Allahu thotë: “Të ligjtë do të shohin zjarrin dhe do të binden, se me të vërtetë, do të bien në të dhe nuk do të gjejnë largim prej atij.” Sureja Kehf, 53.

Zjarr i cili do e ketë nxehtësinë dhe flakën e tij, e nuk të mbron prej tij gjë tjetër pos veprat e mira, shikon njeriu në të djathtën e tij e nuk sheh gjë tjetër veç asaj që ka vepruar, shikon në të majtën e nuk sheh gjë tjetër veç asaj që ka vepruar, shikon para vetes e nuk sheh gjë tjetër përveç se zjarr[2], kështu që ai duhet të përgatitet për këtë ditë, e prej metodave të përgatitjes është edhe mbrojtja e nderit të muslimanëve.

Ky është një inkurajim për të mbrojtur nderin e muslimanëve, që nëpërkëmbet në ndeja apo shkrime, që nëse sheh se dikush shkruan për muslimanët apo për dijetarët në veçanti, e për përgjegjësit e muslimanëve, duhet t’ju dalësh në mbrojtje, ky është ai i cili mbron nderin e muslimanëve.

Autor: Salih ibn Feuzan el Feuzan

HADITHE MBI MORALIN DHE ETIKËN TË PËRMBLEDHURA NGA LIBRI (BULUG EL MERAM)

HADITHI I DYZET E KATËRT

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

[1] E shënon Tirmidhiu me numër (1931) dhe e vlerësoi hadithin hasen – të mirë, Ahmedi në Musned (6/450)

[2] E shënon Buhariu me numër (7512).

0 1481

Përcillet nga Enes ibn Malik (radijAllahu anhu) se ka thënë: Pejgamberi (salAllahu alejhi ve selem) ka thënë:

Pejgamberi, Jakubi (alejhi selam) ka pasur një vëlla me të cilin është vëllazëruar për hir të Allahut, një ditë i ka thënë: O Jakub, çfarë ta ka humbur shikimin dhe çfarë ta ka kërrusur shpinën?

Ka thënë: Tha: Ajo që ma ka humbur shikimin është të qajturit për Jusufin, ndërsa ajo që ma ka kërrusur shpinën është mërzia për Bunjaminin.

I ka ardhur Xhibrili (alejhi selam) dhe i ka thënë: O Jakub, Allahu i Madhëruar të çon selam dhe thotë: A nuk turpërohesh të ankohesh te tjetërkush pos Meje?

Ka thënë: Jakubi ka thënë: “Unë hidhërimin tim dhe pikëllimin tim ia parashtroj Allahut,“ [Husuf: 86]

Ka thënë: Xhibrili ka thënë: E di atë për të cilën po ankohesh o Jakub.

Ka thënë: Jakubi tha: O Allah, a nuk e mëshiron një plak të shtyrë në moshë, ma ke humbur shikimin, ma ke kërrusur shpinën, andaj ma kthe parfumin tim (dmth Jusufin) t’i marr erë mirë para se të vdes, e pastaj bëj me mua çfar të duash.

Ka thënë: I ka ardhur Xhibrili dhe i ka thënë: Allahu i Madhëruar të çon selam dhe të thotë ty: Përgëzohu dhe le të gëzohet zemra jote.

(Allahu ka thënë): Pasha krenarinë Time, edhe po të ishin të vdekur (dy djemt e tu), do ti rringjallja për ty, andaj bëj ushqim për të ngratët, se nga robërit më dashur për Mua janë pejgamberët dhe të gjorët. A e di pse ta kam marrë shikimin dhe pse të është kërrusur shpina, e vëllezërit e Jusufit bënë me të atë që bënë.

Ju keni therë një dele, e ju ka ardhur juve një i ngratë jetim dhe ka qenë agjërueshëm, por nuk e keni ushqyer asgjë prej saj.

E tha Jakubi pas kësaj, kur ka dashur të hajë drekë, e ka urdhëruar ndonjë të thërret: Kush dëshiron të hajë drekë nga të ngratët le të hajë me Jakubin, e nëse ka qenë agjërueshëm, e ka urdhëruar thirrësin të thërret: Kush është agjërueshëm nga të ngratët, le të bëjë iftar me Jakubin (alejhi selam).

E transmeton Bejhekiu në (Shuabul-iman, 3/ 230, nr. 3403, 3404 dhe 3405); Hakimi në (Mustedrek 2/ 348) dhe e ka vlerësuar sahih, ndërsa Dhehebiu e ka pëlqyer.

Dobitë nga hadithi

  • Pejgamberët janë vëllazëruar me njerëz të thjeshtë nga paria e tyre, kjo ka qenë nga modestia e tyre, kështu duhet të veprojnë edhe hoxhallarët me xhematin e tyre.
  • Të afërmit me dijetarët duhet t’i pyesin për hallin që kanë.
  • Edhe pejgamberët janë sprovuar me sprova të ndryshme.
  • Xhibrili (alejhi selam) pos vahjit (shpalljes) ka ardhur te pejgamberët me këshilla.
  • Për vuajtjet, sprovat dhe fatkeqësitë është mirë t’i drejtohemi Allahut të Plotëfuqishmit.
  • Allahu i Madhëruar i do shumë pejgamberët dhe evlijatë e Tij dhe për këtë shkak për ta bën vepra të jashtëzakonshme.
  • Allahu i Madhëruar e vlerëson shumë të ushqyerit e të varfërve, të gjorëve dhe jetimëve, e sidomos në kohën e agjërimit.
  • Besimtari duhet të pranojë këshillën dhe të reflektohet ajo në jetën e tij të përditshme.

Përgatiti: Hoxhë Ali Shabani

Shkup 24. 05. 2018

0 1530

HADITHI:

Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell dhe thotë: i dërguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Nuk pakohet pasuria nga sadakaja, kujt Allahu ia shton faljen vetëm se do t’ia shtojë krenarinë, dhe kushdo që bëhet modest për hir të Allahut, vetëm se Allahu do ta lartësojë.”[1]

KOMENTI:

Këto janë tri atribute të moralit të mirë, të cilat i përmendi i dërguari, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, çdo njëra shpërblehet, është e bukur dhe në të ka mirësi.

(Nuk pakohet pasuria nga sadakaja) sepse sadakaja edhe nëse pakohet në realitet, pos që ajo rritet në kuptimim abstrakt, i shton bereqet, zhvillim, pastrim, bile shtohet edhe në aspektin real, që Allahu t’i jep fitim të mirë dhe zhvillim  dhe shumëfishimtë pasurisë.

Sadakaja (lëmosha) ka shumë vlera, sepse disa njerëz janë dorështrënguar dhe mendon se sadakaja pakon pasurinë e thotë: Nëse unë i jap këtij e atij, më harxhohet pasuria ime, e nuk e di se sadakaja sjell vetëm se mirësi, ngase Allahu e shpërblen dhe i jep të mira dhe e mbron pasurinë e tij nga sëmundjet shkatërruese, e mbron me sadaka, i jep bereqet, qoftë të jetë sadaka e obligueshme sikur zeqati, apo e preferuar si sadakaja ndaj nevojtarëve e në punë të hajrit. Për këtë kanë zbritur shumë ajete dhe janë shënuar shumë hadithe që nxisin në dhënien e sadakasë, e përçmojnë kopracinë, sepse sadakaja është dobi e përgjithshme, përfitojnë nevojtarët, zhvillon projektet humanitare, ndihmon njerëzit në jetën e tyre, pra, në të ka shumë mirësi, Allahu thotë: “Çfarëdo gjëje që të jepni dhe çdo betim që të bëni, me siguri që Allahu ka dijeni për atë! Keqbërësit nuk do të kenë askënd që t’i ndihmojë.” Sureja Bekare, 270.

(Lëmosha) u takon të varfërve, të cilët kanë hyrë në rrugën e Zotit e nuk janë në gjendje të udhëtojnë (për të fituar). Kush nuk i njeh ata, kujton se janë të kamur, për shkak se ata nuk lypin. Do t’i njohësh nga pamja e tyre. Ata nuk i mërzisin njerëzit duke lypur. E çdo gjë që shpenzoni prej të mirave, Allahu i di ato.” Sureja Bekare, 273.

Thuaj: “Me të vërtetë, Zoti im i jep begati të bollshme kujt të dojë nga robërit e Tij dhe ia pakëson kujt të dojë. Ai ua zëvendëson atë që e ndani ju; Ai është Dhuruesi më i mirë.” Sureja Sebe’, 39.

Ndërsa kopracia është e kundërta, është ajo e cila pakëson pasurinë, e largon bereqetin, dhe sjell sëmundje, që nëse njeriu bëhet koprac në zeqat Allahu do të sjell në pasurinë e tij humbje dhe shkatërrim.

(Kujt Allahu ia shton faljen, vetem se Allahu do t’ia shtojë krenarinë), sado që njeriu fal një zullum që i është bërë, për aq Allahu do e bëjë krenar, aktakuza dhe kërkimi i së drejtës është i lejuar, Allahu thotë: “dhe për ata që, kur i godet ndonjë padrejtësi e madhe, i bëjnë qëndresë dhe marrin hak.” Sureja Shura, 39. Mirëpo, falja është më e mirë, Allahu thotë: “Shpërblimi për të keqen është i njëjtë me atë të keqe. Por, atë që fal dhe pajton, e pret shpërblimi i Allahut. Ai, në të vërtetë, nuk i do të padrejtët.” Sureja Shura, 40. Allahu e merr përsipër të të shpërblejë, andaj për aq sa njeriu fal një padrejtësi që i është bërë Allahu do t’i shtojë krenarinë dhe do e ngritë në pozitë më të lartë. Disa njerëz mendojnë se nëse nuk hakmirret dhe nuk e merr hakun e vet, është nënçmim për të, e që realiteti është ndryshe, që nëse ai fal Allahu për atë falje ia shton krenarinë, tek Allahu po edhe tek njerëzit.

(Kushdo që bëhet modest për hir të Allahut, vetëm se Allahu do ta lartësojë), është një vlerë e madhe e modestisë, siç theksuam, dhe se modestia nuk është nënçmim, por është krenari, e ka njerëz që mendojnë se nuk mund të ngrihet ndryshe vetëm se me kryelartësi, me mburrje e që e vërteta është e kundërta, me modesti Allahu e rrit krenarinë e njeriut dhe e ngrit lartë.

Autor: Salih ibn Feuzan el Feuzan

HADITHE MBI MORALIN DHE ETIKËN TË PËRMBLEDHURA NGA LIBRI (BULUG EL MERAM)

HADITHI I DYZET E TRE

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

[1] E shënon Muslimi me numër (2588).

0 3524

Përgjigjja: Falënderimi i takon Allahut.

Nuk ka ndonjë dua specifike për guslin që transmetohet në sunet (mësimet profetike), por shumica e dijetarëve e konsiderojnë mustahab (të preferueshëm) të thuhet “bismilah” (në emër të Allahut) kur fillon të merr gusl, sikur që është rasti me abdesin, edhe pse nuk ka argument specifik për guslin.

Al-Mardavi (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:

Dihet se dispozita e të thënurit bismillah kur merr gusl, siç bëhet kur merr abdes, është çështje për të cilën ka divergjensë.

Më parë është shpjeguar se mendimi më i saktë është se thuhet bismillah kur marrim abdes dhe gusl është mustehab – e preferuar.

Allahu e di më së miri

Islamqa.info / albislam.com

Përktheu: Shpend Zeneli

0 1887

HADITHI:

Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur me të, përcjell dhe thotë se i dërguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të ka thënë: “Më së shumti që i fut njerëzit në xhenet është devotshmëria (frika ndaj Allahut) dhe morali i mirë.”[1]

KOMENTI:

Në xhenet nuk mund të hyet ndryshe pos se me punë të mira, Allahu thotë: “të cilëve engjëjt ua marrin shpirtrat, duke qenë të pastër. U thonë atyre: “Shpëtimi qoftë mbi ju! Hyni në Xhenet, si shpërblim për veprat që keni kryer!.” Sureja Nahl, 32.

Kështu, nuk hyet në xhenet pa vepra, xheneti është i shtrenjtë është i lartë, nuk arrihet me shpresa por me vepra të mira, vepra të cilat janë shkak për të hyrë në xhenet.

I dërguari, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të ka thënë: “Askush nuk do hyjë në xhenet me veprat e tija”, i thanë: As ti o i dërguari i Allahut? Tha: “As unë, pos nëse më kaplon Allahu me mëshirën e Tij, si begati prej Tij.”[2]

Hyrja në xheney është begati nga Allahu dhe mëshirë nga Ai, por Allahu begaton dhe mëshiron besimtarët e punëmirët, andaj, nëse ti e do xhenetin vepro shkaqet, Allahu thotë: “Sa për atë që dëshiron botën tjetër dhe përpiqet për të me gjithë shpirt e duke qenë besimtar, përpjekja e tij do të shpërblehet.” Sureja Isra, 19.

Devotshmëria: Mes teje dhe Allahut, që të veprosh punë të mira e të largohesh nga ndalesat me sinqeritet në Allahun.

Morali i mirë: Mes teje dhe njerëzve, duke krijuar raporte dhe shoqëri me ta, e të jesh me moral të mirë, do e përmendim në një prej shkrimeve ku i dërguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, lutej dhe thoshte: “O Allah! Sikur që më ke zbukuruar fizionominë time më zbukuro moralin tim.”[3]

Kështu që, moral i mirë është buzëqeshja me njerëzit, të qenit i lehtë me njerëzit, të aftohesh me ta, të mos bëhesh i ftohët e të mos jesh kryelartë, të mos jesh i vrazhdë, ky është moral i mirë, t’i falësh ata me të cilat ke raporte biznesi me ta, të jesh tolerant kur blen e tolerant kur shet, të jesh tolerant në fe në premtime në lëshimë, të kesh parasysh njeriun në vështirësi, të japësh lëmoshë nevojtarit, ky është moral i mirë me njerëzit, e i dërguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Frikoju Allahut kudo që të jesh, dhe çdo vepër të keqe pasoje me një të mirë, kjo e fundit e shlyen atë, dhe silli me njerëzit me moral të mire.”

Që nëse te njeriu bashkohen këto dy shkaqe, ai meriton të hyjë në xhenet.

Autor: Salih ibn Feuzan el Feuzan

HADITHE MBI MORALIN DHE ETIKËN TË PËRMBLEDHURA NGA LIBRI (BULUG EL MERAM)

HADITHI I DYZET E DY

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

[1]  E shënon Tirmidhiu me numër (2004), Hakimi (4/324), Ahmedi në Musnedin e tij (2/291), dhe shejh Albani e vlerësoi hasen (të mirë) në (Silsileh Sahihah) me numër (977).

[2] E shënon Buhariu me numër (5673) dhe Muslimi me numër (2816).

[3] E shënon Tirmidhiu me numër (1987), Ahmedi në Musnedin e tij (5/153), shejh Albani e vlerësoi hasen në (Sahih el Xhami’) me numër (97).

NA NDIQNI NË