Arhiva Vjetore2018

0 936

1. E sheh se në Qabe janë duke lexuar mbi pesëdhjetëmijë njerëz Kuran, mirëpo vetëm pesëdhjetë prej tyre mund t’i gjesh që e kuptojnë atë që e lexojnë nga Kurani. Un nuk e kundërshtoj leximin e Kuranit dhe nuk e kontestoj shpërblimin e leximit edhe nëse nuk e kuptojnë atë, mirëpo Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “A nuk e studiojnë me vëmendje Kur’anin? Por jo, ata janë zemra që kanë drynat e vet!” (Muhamed; 24).

Kur do i largojmë dhe thyejmë këto dryna nga zemrat tona!? Përgjigjeja; Atëherë kur e kuptojmë dhe meditojmë atë që jemi duke e lexuar!

Ali Tantavi, rahimehullah

2. Një lexues i Kuranit lexoi në mexhlisin e Omerit, radijAllahu anhu, fjalën e Allahut; “A nuk e studiojnë me vëmendje Kur’anin? Por jo, ata janë zemra që kanë drynat e vet!” (Muhamed; 24).

Ishte aty edhe një djalosh i ri, i cili tha: “O Allahu im, zemrat tona kanë dryna, çelësat e drynave janë në duart Tua, nuk ka shanc t’i hap drynat askush përpos Teje.” Omeri e dëgjoi këtë djalosh dhe tha pas një kohe, tregon dhe thotë: Ky djaloshi që bëri dua pas një kohe u bë shumë i vyeshëm dhe Allahu derdhi mbi të shumë begati dhe mirësi.

Tefsir et Taberi; 26/58

3. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Ne do t’u sprovojmë juve, derisa t’i njohim (të dihen konkretisht) luftëtarët dhe ata që ishin të qënrueshëm nga mesi juaj, po edhe do të sprovojmë veprat tuaja.” (Muhamed; 31)

Hafidh Dhehebiu, rahimehullah, ka thënë; “Besimtari nëse sprovohet tregohet durimtarë, merret me përmisimin e vetes së tij dhe kërkon falje prej Allahut (bën istigfar) dhe nuk e angazhon veten e tij për t’iu hakmarr ndaj atij që i ka bë padrejtësi apo ndaj atij që u bë shkak për këtë sprovë që e ka goditur. Allahu është i drejtë në gjykimet e Tij. Pastaj, besimtari e falënderon Allahun që sprova nuk ka qenë në Fenë (besimin) e tij, duke e ditur se sprovat në dunja janë për të mirën e tij dhe pastrim mëkatesh për të.

Sijeru A’lami en Nubelai; 8/18

4. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Allahu e zgjodhi Ibrahimin të dashurin më të ngushtë.” (Nisa; 125).

Ibrahimi alejhi selam e arriti këtë gjë madhore përmes tre gjërave:

1. E dha çdo gjë nga vetja e tij për Allahun, sidomos rasti kur i theu idhujt dhe pastaj populli i tij dëshiroji dhe u bë gati ta djegin, por një gjë të tillë nuk e lejoi të ndodh Allahu, xhele ue ala!(Shiko; sure Enbija; 69).

2. E fali edhe djalin e tij për Allahun, por Allahu ia kompenzoi me një dash të madh para therrjes së djalit të tij. (Shiko tregimin: Sure Safat; 102-105).

3. Erdhën musafir tek shtëpia e tij dhe ai i gostisi me një viç të majmë dhe të pjekur, e kënaqi Allahun dhe musafirët me këtë pritje të ngrohtë, por ata nuk ngrënën fare, nga ishin melek prej melaikeve të Allahut. (Shiko tregimin: Dharijat; 24-35).

Shejh Abdullah el Humejdi, rahimehullah

Nga arabishtja; Suad Shabani

0 1157

1 – Para namazit të drekës:

I dërguari i Allahut (salallahu alejhi ve selem) ka thënë:

( إن أبواب السماء تُفتح إلى زوال الشمس فلا ترتجُ حتى يُصلى الظهر فأحب أن يصعد لي فيها خير)

“Dyert e qiellit hapen në zevalin e diellit e deri sat ë falet namazi i drekës, prandaj unë dua të më ngritet në atë çast hajri.“ / Sahih Tergib 584

2 – Gjatë ezanit:

I dërguari i Allahut (salallahu alejhi ve selem) ka thënë:

)إذا نادى المنادي فُتحت أبواب السماء وا ستُجيب الدعاء)

“Kur të thërret thirrësi (muezini) hapen dyert e qiellit dhe pranohet lutja.” Sahih el-xhami’ 803

3 – Gjatë pritjes mes dy namazeve:

I dërguari i Allahut (salallahu alejhi ve selem) ka thënë:

)أبشروا، هذا ربكم قد فتح باباً من أبواب السماء ، يُباهي بكم الملائكة، يقول : أنظروا إلى عبادي قد قضوا فريضة وهم ينتظرون أخرى)

“Përgëzoni, ja Zoti juaj e ka hapur një derë nga dyert e Qiellit dhe u krenohet me ju melekëve. Thotë: Shikoni kah robërit e Mi, e kanë kryer farzin dhe tani po e presin tjetrin.“ Es-sahiha 661

4 – Në mesin e natës:

I dërguari i Allahut (salallahu alejhi ve selem) ka thënë:

)تُفتح أبواب السماء منتصف الليل فينادي منادٍ : هل من داعٍ فيستجاب له ، هل من سائل فيعطى ، هل من مكروب فيفرجُ عنه )

“Dyert e qiellit hapen në mesnatë dhe një thirrës thërret: a ka ndonjë që lutet e t’i përgjigjet, a ka ndonjë që kërkon dhe t’i jipet dhe ndonjë që ka brengë e t’i largohet.“  Sahih el-xhami’ 376

5 – Përmendja e Allahut:

Abdulla ibn Omeri r.a. ka thënë:

بينما نحن نصلي مع رسول الله : إذ قال رجل من القوم : الله أكبر كبيرا والحمد لله كثيرا وسبحان الله بكرة وأصيلا، فقال رسول الله صلى الله عليه وسلم :(من القائل كلمة كذا وكذا ؟) فقال رجل من القوم :أنا يا رسول الله قال :عجبت لها، فُتحت لها أبواب السماء .)

“Duke ndejtur me të dërguarin e Allahut kur njëri nga të pranishmit tha: Allahu Ekber kebira vel-hamdu lilahi kethira ve subhanallahi bukreten ve esila, I dërguari i Allahut (salallahu alejhi ve selem) tha: Kush i tha këto fjalë kështu? Ai njeriu tha; Unë o i dërguar i Allahut. Tha: U mahnita me to për to janë hapur dyert e qiellit .”  Muslimi

Ibn Omeri radijallahu anhu ka thënë: prej atëherë kur e kam ndëgjuar të dërguarin e Allahut kur i tha këto fjalë nuk i kam lënë më.

Ali Shabani

Pyetja: A është çdo risi më e rëndë dhe më e madhe se mëkati i madh? Apo kjo frazë ka nevojë për detajizim, dhe nuk është e përgjithshme?

Përgjigjja: Lavdërimi i takon vetëm Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të dërguarin e Tij, mbi familjen dhe gjithë shokët e tij.

Jo çdo bidat është më i rëndë se mëkatet e mëdha, sepse bidatet edhe pse janë më të rënda dhe më të mëdha se mëkatet, por jo domosdoshmërisht që çdo bidat është më i rëndë se mëkati i madh.

Është pyetur shejh Muhamed ibn Salih el-Uthejmin (Allahu e mëshiroftë): Cili është më i rëndë: mëkati apo bidati? Si përshembull ata të cilët përdorin disa risi gjatë thirrjes për të lehtësuar si dhe pengimin e njerëzve nga disa mëkate?

U përgjigj: Bidati është mëkat, po edhe më shumë se mëkati, për nga efekti i saj, dhe për arsyen se ai i paraprin vendimit të Allahut dhe të dërguarit, saqë disa nga dijetarët kanë thënë: për bidatçiun nuk ka pendim, sepse bidati i tij përhapet gjithandej, dhe kthimi i tij është shumë i vështirë, posaçërisht pasi që bidati në përgjithësi mbështillet me pasione, dhe ju e dini se dashuria e muslimanëve për Allahun dhe të dërguarin e Tij është shumë e madhe, e kështu që mund bidati të jetë më i madh por edhe mëkati të jetë më i madh sipas rastit, por nëse të dyja janë të barabarta në aspektit e peshores atëherë bidati është më i rëndë dhe më i dëmshëm për muslimanët.

Shejh Salih ibn Abdulaziz Al Shejh (Allahu e ruajt) në shpjegimin e tij mbi librin (Vlera e Islamit) të autorit Muhamed ibn Abdulvehab, ka thënë: “Bidati për nga lloji i tij është më i shëmtuar e më i madh se mëkati i madh (nga lloji i mëkateve të mëdha) e jo që çdo bidat është më i madh se çdo mëkat i madh, jo, por për nga lloji i bidatit: sepse është kundërshtim i të dërguarit (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të), dhe orvatje (kinse) për të gjetur mangësi tek ai, dhe për faktin që ai (person) ligjësoi diç që nuk i është lejuar, duke besuar se ai ka ushtruar adhurime të cilat nuk kanë qenë sipas sunetit të tij (alejhi selam), e ky për nga lloji është më i madh se mëkati i epsheve të ndryshme.”

Shejhul Islam në librin e tij (el-Istikameh) thotë: “Bidati për nga lloji i tij edhe pse është më i dëmshëm, por mëkatet janë më të dëmshme nga aspekte tjera, dhe atë se mëkatari besimtar nuk e konsideron mëkatin të dëmshëm nga ndonjë aspekt tjetër, por duke ia bashkangjitur bindjes së tij se ai mëkat është i ndaluar, e kjo gjë është një gjë e mirë në bazën e besimit, por te bidatçiu: patjetër që bidati i tij të përbëhet nga një e vërtetë dhe një e pavërtetë, por ky është i bindur se edhe e pavërteta është e vërtetë, kështu që këtu ka një gjë të mirë që nuk haset tek mëkati por njashtu edhe një e keqe e tillë, dhe e kundërta.”

Islamweb.net

Përktheu: Shpend Zeneli

0 809

1. Transmetohet nga Enesi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, se i Dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ve sel-lem), hyri në xhami dhe e pa një litar të zgjatur midis dy mureve.

I pyeti: “Ç’është ky?”

Ata thanë: “Ky është një litar për Zejneben që t’i pengojë asaj kotjen (gjumin).”

Ai tha: “Zgjidheni atë (litarin). Le të falet ndonjëri prej jush (në këmbë) sa të jetë i fuqishëm, e nëse lodhet le të ulet!”

Nga ky hadith na bëhet i qartë ixhtihadi (përpjekja) që kanë pasur selefët. Kjo ishte nëna e besimtarëve Zejnebja, lidhte një litar midis shtyllave të xhamisë dhe falej natën dhe kur asaj i vinte gjumi, ajo lidhej tek ky litar me qëllim që t’i dilte gjumi.

2. Transmetohet nga Abdullah ibn Kajsi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, se ka thënë:

Hyra tek nëna e besimtarëve Aisheja, Allahu qoftë i kënaqur prej saj, e ajo më tha: “O Abdullah, mos e le namazin e natës, sepse i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ve sel-lem nuk e linte atë (namazin e natës), e kur ishte i sëmurë apo i lodhur falej ulur.”

3. Gjithashtu ai e pyeti Aishen, Allahu qoftë i kënaqur prej saj: “I Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ve sel-lem, a falej me zë apo pa zë në namazin e natës (pra e lexonte Kuranin me zë apo jo)?”

Ajo i tha: “Të dyja këto i bënte.”

4. Transmetohet në Mustedrekun e Hakimit me zinxhir të saktë se i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ve sel-lem, kaloi pranë Ebu Bekrit, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, dhe ai falej me zë të ulët të përulur, pastaj kaloi pranë Umerit, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, dhe ai falte namazin e natës me zë më të lartë.

E pyeti Ebu Bekrin, e ai i tha: “O i Dërguari i Allahut, Atë (Allahun) që unë e thërras më dëgjon.”

Kur e pyeti Umerin, i tha: “Që ta dëboj djallin dhe t’i zgjoj ata që janë në gjumë.”

Atëherë, Ebu Bekrit i tha: “Ngrite pak zërin!”, ndërsa Umerit i tha: “Ule pak zërin!”

Ibn Kajjim El-Xheuzije, Allahu e mëshiroftë

[Burimi: El-Umur El-Mujjesereh”]

Përktheu dhe përshtati nga gj. arabe: Amir Shabani

0 741

Largo shkëmbin që sot ka mbyllur shpellën e umetit tënd…
Çdonjëri që bën lëshime në ditën e sotit mban një pjesë të përgjegjësisë për vonimin e tejkalimit të sprovave dhe daljes tonë nga mundimet e shpellës…
Drejtoju Allahut me lutje nëpërmjet një vepreje të mirë që e ke bërë me sinqeritetin më të plotë… ashtu siç vepruan tre vetët të cilët mbetën në shpellë nga një shkëmb i cili u rrokullis dhe bllokoi daljen që aty, pasi ishin strehuar në atë vend, e më pastaj Allahu ua largoi hallin që kishin…
A thua vallë, ai i cili në vend të veprave të mira ndjek të këqijat, sa krim të madh i ka bërë vetes dhe umetitnë përgjithësi?!
Shkëmbi i atyre tre personave nuk u largua përpos se me veprat e të treve, nuk mjaftoi vepra e njërit apo vetëm dyve prej tyre…
Pra, është e domosdoshme që të gjithë të bartin përgjegjësinë e largimit të shkëmbit të belasë që na ka goditur, ndryshe do të pësojmë keq…
Shkëmbi i madh u largua dhe ju hapi rrugë që të dilnin nga shpella tre vetëve me lutjet që ia drejtuan Allahut nëpërmjet veprave të mira…
Vëlla, sikur të ishe i katërti prej tyre, me cilën vepër do t’i drejtoheshe Allahut?!
Allahu na ndihmoftë, na faltë dhe na shpëtoftë nga çdo e keqe!

Përktheu nga arabishtja: Agim Bekiri

0 991

عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ عَبْدِ الرَّحْمَنِ بْنِ صَخْرٍ قَالَ: سَمِعْت رَسُولَ اللَّهِ يَقُولُ: “مَا نَهَيْتُكُمْ عَنْهُ فَاجْتَنِبُوهُ، وَمَا أَمَرْتُكُمْ بِهِ فَأْتُوا مِنْهُ مَا اسْتَطَعْتُمْ، فَإِنَّمَا أَهْلَكَ الَّذِينَ مِنْ قَبْلِكُمْ كَثْرَةُ مَسَائِلِهِمْ وَاخْتِلَافُهُمْ عَلَى أَنْبِيَائِهِمْ”.

رَوَاهُ الْبُخَارِيُّ [رقم:7288]، وَمُسْلِمٌ [رقم:1337].

Nga Ebu Hurejra Abdurrahman ibn Sahri, Allahu qoftë i kënaqur me të!, përcillet të ketë thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut duke thënë:

“Kur t’ju ndaloj diçka, largohuni prej saj, kurse atë që ju urdhëroj, bëjeni aq sa keni mundësi, ngase ata që ishin para jush janë shkatërruar për shkak të pyetjeve të shumta dhe kundërshtimit ndaj të dërguarve.”

E shënojnë Buhariu [numër 7288] dhe Muslimi [numër 1337].

Dobitë e hadithit:

1.Ndalesat kanë dy obligime:

  a.Obligimi i të larguarit prej saj.

  b.Obligimi i mos veprimit të saj.

2.Vlera e lëniës së ndalesave është me e madhe se sa zbatimi i urdhërave.

3.Lënja e ndalesave është më e lehtë sesa veprimi i urdhërave për shkak që është lidhur me veprimin sipas mundësisë.

4.Nuk llogaritet njeriu mëkatar në mos kryerjen e obligimeve në rast se vepruesi nuk ka mundësi për t’i realizuar ato.

5.Kuptimi se njeriu posedon të zgjedh rrugën e mirë dhe të keqe është kuptim në përputhshmëri të rrugës së ehlisunetit dhe natyrshmërisë së njeriut.

6.Devijimi i xhebrive në çështjen se njeriu nuk posedon të zgjedh por ai është i detyruar në veprimet e tij.

7.Ndalimi nga haramet në të gjitha situatat gjë që nuk ndërlidhet me mundësinë.

8.Urdhërimi  për t’i kryer obligimet gjë që lidhet me mundësin.

9.Nëse njeriu nuk i mundësohet ta kryen obligimin e tij, e zbaton atë në suazat e mundësisë dhe forcës duke mos e lërë në tërësi.

10.Në esencë pasohet i dërguari duke mos pyetur se vepra është obligim (vaxhib) apo e pëlqyer (sunet).

11.Ndalimi nga të parashtruarit e shumë pyetjeve të tepërta siç janë çështjet e fshehta (gajbit), emrat dhe cilësit e Allahut, gjërat që nuk kanë ndodhur  dhe është larg për të ndodhur në rast se nuk është nxënës i dijes.

12.Ndalimi nga mosrespektimi dhe kundërshtimi i të dërguarve në urdhërat me të cilat janë dërguar.

HADITHI I NËNTË

Përshtati: Vedat Skenderi

Hadithin e përktheu: Jusuf Kastrati

0 1272

Omeri i biri i Hatabit, Allahu qoftë i kënaqur me  të, thotë:
“Largohuni prej armiqëve të Allahut kur ata i festojnë festat e tyre!” Bejhekiju në librin shuab el ijman ( 9384).

Ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë duke e komentuar thënien e Omerit r.a. thotë:
“Largohuni prej armiqëve të Allahut në festat e tyre!”
A nuk do të thotë kjo se ne e kemi të ndaluar që të shkojmë dhe të bashkohemi me ata në festat e tyre?!

Si do të jetë halli i atyre të cilët i festojnë festat e armiqëve të Allahut?

I Dërguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) ka thënë:
“Kush i përgjason një populli, ai është prej tyre.”

Prandaj nuk të lejohet që t’ua urosh festat e tyre dhe as nuk lejohet që të marrish për të ngrënë prej ushqimeve të tyre që janë përgatitur për festat e tyre, sepse në këtë mënyrë ti do të pajtohesh me ata, do të solidarizohesh me ata.

Ne jemi të urdhëruar që të distancohemi prej tyre, sepse ata e festojnë lindjen e Zotit dhe me këte vepër shpifin mbi Zotin e gjithësisë.

I lartësuar dhe i pa të meta është Allahu, i Madhërishmi, i Plotëfuqishmi.

Përshtati Hoxhë Ismail Asllani

0 1139

I Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë:
“Kush e dëgjon bisedën e njerëzve ndërsa ata nuk dëshirojnë që të dëgjohet biseda e tyre, Allahu në ditën e gjykimit do t’i dënon duke iu shkri plumb në veshët e tyre.”

Hadithin e shënon Imam Buhariu (12/427)

Imam San’ani, Allahu e mëshiroftë, thotë:
“Në këtë hadith bën pjesë edhe pyetja e fëmijve, apo dërgimi i fëmijve tek fqinjtë apo tek njerezit që nuk kanë dëshirë që të iu ndëgjohen bisedat dhe pastaj t’i pyesin se çfarë thonë dhe çfarë veprojnë ata.”

Kjo vepër është mëkat i madh. Nëse ndonjëri ka bërë këtë mëkat le të pendohet sinqerisht tek Allahu, sepse vërtetë Allahu i fal të gjitha mëkatet.

Përgaditi Hoxhë Ismail Asllani

NA NDIQNI NË