Arhiva MujoreDecember 2023

0 1285

“Njeriu që kujton Allahun në vetmi dhe sytë i lotojnë” – (hadith)

Ky është njëri nga ata që do të strehohen nën hijen e Tij atë ditë kur nuk do të ketë hije tjetër.

Për të qenë njeriu në vetmi me Allahun, nuk ka nevojë të rezervojë një takim paraprakisht, përkundrazi, të gjitha kohët janë në dispozicion dhe ai bën zgjedhjen dhe vendos se kur, e Zoti Bujar pranon përgjërimet, lutjet e kërkim faljet në çdo moment!

Allahu është i madhëruar, i Lartësuar, atëherë kur njeriu bën përsëritjen e temës; kërkesës së njejtë, nuk ka nevojë të kërkojë falje për këtë, sepse Ai i do ata që insistojnë në lutje!

Allahu është afër çdo lutësi, Ai e di kërkesën e robit përpara se ai ta kërkojë atë! Sikur që nuk ka nevojë doemos të ketë një thurrje elegante, shprehje të stilit të lartë, dhe një argument bindës për të marrë përgjigje për kërkesën e shtruar; gjuha më e mirë që flet është gjuha e zemrës.

Allahu është i butë dhe i mëshirshëm, njeriu nuk do të turpërohet nëse sytë e tij lotojnë ose fjalët e tija belbëzojnë. Dobësia e njeriut para Allahut është forcë dhe krenari!

Allahu i do ata që kthehen e pendohen, ashtu që njeriu rrëfen mëkatet e tija pa pasur frikë nga pasojat e rrëfimit; Sepse Allahu dëshiron që njeriu të pranojë se e ka kryer atë vepër!

Më në fund, kur njeriu në vetmi kujton Zotin:

Momentet e tua të vetmisë mbarojnë, dhe nevojat e tua ti i ke vënë në duart e Tij, dhe ti vazhdon jetën, e Allahu rregullon për ty atë që është më e mirë dhe do të përmirësojë situatën e tanishme dhe fatin tënd në të ardhmen, ndërkohë që ti nuk e kupton.

Lum për ata që në vetmi Allahune kujtojnë!

Përgatiti: hoxhë Shpend Zeneli

0 1229

Faza e parë: Mendon se është më i dituri nga njerëzit. Simptomat: përgjigjet në çdo pyetje, vlerëson çdo hadith, kritikon dijetarët.

Faza e dytë: Kupton se shumë njohuri nuk ka mundur t’i arrijë dhe se rruga e dijes është shumë e gjatë.

Simptomat: kupton që ka nevojë shumë për të mësuar më tej.

Faza e tretë: Kupton që ajo që nuk e di është shumë herë më e madhe se ajo që e ka mësuar.

Simptomat: Abstenon në shumë çështje, bëhet modest, i frikësohet Allahut, shpeshton thënin: “Nuk e di”, ua di vlerën e dijetarëve dhe do të jetë më i kujdesshëm në demantimin e fjalëve të tyre.

Faza e katërt: Askush nuk mund ta arrijë fundin e kësaj faze përveç një profeti, sepse dituria është një det pa breg.

Prafrazim nga fjalët e Imam Shafiut, Allahu e mëshiroftë!

Përktheu nga arabishtja: Agim Bekiri

0 1105

1.Kur’ani duhet të lexohet për hirë të Allahut ngase konsiderohet adhurim, e jo për qëllime të ulta të kësaj bote.

2.Ndalohet leximi Kur’anit dhe prekja e tij për xhunubin dhe gruan me menstruacione.

3.Ndalohet prekja Kur’anit për atë që nuk ka abdest, por lejohet leximi i tij.

4.Preferohet pastrimi i gojës para se të fillojmë me leximin e tij, me misfak apo diçka tjetër.

5.Preferohet drejtimi kah kibla.

6.Nuk duhet të vendoset asnjë libër mbi mus’haf.

7.Nuk duhet mbështetur mbi mushaf.

8.Nuk duhet zgjatur këmbët drejt mus’hafit.

9.Nuk vendoset në tokë mus’hafi.

10.Nuk lexohet Kur’ani në vende jo të pastërta.

11.Istiadhja para se të fillojmë me leximin e tij, dhe kjo bëhet në dy forma:

( أَعُوذُ بِاللّهِ مِنَ الشَّيْطَانِ الرَّجِيمِ )

“Kërkoj mbrojtje prej Allahut nga Shejtani i mallkuar”

( أَعُوذُ بِاللّهِ السَّمِيعُ الْعَلِيمِ مِنَ الشَّيْطَانِ الرَّجِيمِ )

“Kërkoj mbrojtje prej Allahut i Cili dëgjon dhe di çdo gjë nga Shejtani i mallkuar”

12.Besmelja: ( بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَـٰنِ ٱلرَّحِيمِ )

“Me emrin e Allahut mëshiruesin dhe mëshirbërësin”

• Para se të fillojmë me leximin e tij, e në veçanti në fillim të sures El Fatiha.

• Nuk lexohet në fillim të sures et Teube.

• Nëse fillon në mes të sures thotë vetëm Istiadhen, por në rast se thot edhe besmelen nuk konsiderohet gabim.

13.Të ndigjohet me vëmendje leximi i tij.

14.Meditimi reth kuptimeve të tij.

15.Zbukurimi i zërit sipas mundësisë.

16.Shfaqja e emocioneve dhe të qajturit.

17.Lutja për mëshirë tek ajetet e mëshirës.

18.Lutja për mbrojtje tek ajetet e dënimit.

19.Shikimi në mus’haf.

20.Zbatimi i mësimeve të tij.

21.Të shëruarit me Kuran.

22.Respekti i bartësve të tij.

23.Memorizimi i Kuranit, e në veçanti të surës El Fatiha dhe disa sure për namaz.

24.Përsëritja e ajeteve dhe i sureve që janë memorizuar.

25.Mësimi i drejt leximit të Kur’anit për veten dhe të tjerët.

26. Leximi i Kur’anit nuk ka ndonjë kohë të preferuar.

27.Preferohet planprogrami ditor i leximit të Kur’anit (vird), që mos të kalon 40 ditëshi pa e përfunduar një hatme, dhe së është sunet të lexohet çdo ditë nga një xhuz, shumica e shokve të Dërguarit alejhiselam e bënin hatme çdo javë, e sidomos gjatë muajit të ramazanit, por në rast se nuk ka mundësi atëherë se paku 10 ajete në ditë.

28.Preferohet leximi i sureve sipas renditjes.

29.Sexhdet e leximit, për atë që lexon dhe ndigjon.

30.Preferohet lutja pasi që të përfundon hatmja, dhe ti mbledhësh anëtarët e familjes e të marrin pjesë në këtë lutje, ngase konsiderohet prej kohërave që pranohen lutjet.

Përgatiti Vedat Skenderi

07.11.2023

0 1056

Është një prej gabimeve të thuhet:

Bekimet, mirësitë e Allahut nuk numërohen dot

وَإِن تَعُدُّواْ نِعۡمَةَ ٱللَّهِ لَا تُحۡصُوهَآۗ إِنَّ ٱللَّهَ لَغَفُورٞ رَّحِيمٞ

“Nëse do t’i numëronit mirësitë e Allahut, nuk do të mund t’i llogarisnit ato.” Surja Nahl, 18.

Ajo që është e vërtetë është se bekimet e mirësitë e Allahut numërohen, por nuk mund të arrish t’i llogarisësh, ngase llogaritja është proces i gjërave që mund të numërohen, e për gjërat që nuk numërohen nuk vlen llogaritja.

Sipas thënies së Allahut të Madhëruar: Nëse do t’i numëronit mirësitë e Allahut, nuk do të mund t’i llogarisnit ato.” Surja Nahl, 18

Kuptohet që Ai e pohoi numërimin dhe e mohoi mundësinë e llogaritjes, apo mundësinë e përmbledhjes së të gjitha mirësive.

Dr. Nasir El-Omer.

Përkthim hoxhë Shpend Zeneli

0 630

Herakliun e përfshiu ankthi dhe pikëllimi për shkak të disfatës së tij në betejën e Jermukut.

Ushtria e tij përbëhej nga 240,000 ushtarë, ndërsa ushtria myslimane përbëhej nga 36,000 ushtarë!!

Kur erdhën tek ai ushtarët e mbetur, ju tha: Mjerë për ju; a nuk janë edhe ata njerëz si ju?

• Thanë: Po!

• Tha: Jeni më shumë ju apo ata?

• Ata thanë: Përkundrazi, ne…

• Tha: Pse jeni mundur?Një burrë prej tyre tha: Unë ta them nëse ti më jep siguri?

Herakliu tha: Thuaj dhe do të jesh i sigurt!

Ai tha:Ata janë qenie njerëzore si ne, por ata falen natën, agjërojnë ditën, përmbushin besëlidhjet e tyre, urdhërojnë për të mirë dhe ndalojnë nga e keqja dhe janë të drejtë me njëri-tjetrin.

Sa për ne, ne pimë alkool, kryejmë kurorëshkelje, bëjmë gjëra të ndaluara, thyejmë besëlidhjet, zemërohemi, bëjmë padrejtësi, urdhërojmë pakënaqësinë, ndalojmë atë që i pëlqen Zotit dhe përhapim degjenerim në tokë.

Omer bin El-Hattab – Allahu qoftë i kënaqur me të – ka thënë:”Ne jemi një popull që Zoti e ka nderuar me Islam. Nëse kërkojmë lavdi në ndonjë gjë tjetër, Zoti do të na poshtërojë.”

Poashtu ka thënë:”Ne i mposhtim ata përmes bindjes sonë dhe mëkateve të tyre të shumta.”

Ibn Kethiri, البداية والنهاية

Agim Bekiri

0 587

1. Fjala e ëmbël

2. Sjellja me butësi

3. Gjentiliteti në raport me femrën

4. Respekti

5. Të përmendurit Allahun (dhikri)

6. Pjesëmarrja në punë dhe suksese

7. Shprehja e falënderimit ndaj Zotit

8. Leximi i Kuranit

9. Kërkimfalja

10. Sjellja e mirë me prindërit

11. Të qenit i kënaqur dhe furnizimi hallall.

Hoxhë Agim Bekiri

NA NDIQNI NË