25 DOBI NGA SUREJA el-HUMEZE

25 DOBI NGA SUREJA el-HUMEZE

0 842

1. E rradhitur në Mus’haf me nr 104.
2. E zbritur në Meke.
3. Posedon 9 ajete të shkurtëra me porosi dhe mësime jetësore në aspektin e moralit dhe besimit Islam.
4. Shkaku i zbritjes së kësaj sure;
Thuhet se ka zbritur për Ubej Ibn Halefin, për Ahnes Ibn Sherikun.
Gjithasht ka zbritur për Umeje Ibn Halefin, ngase ai kur e takonte resulullahun, e përqeshte dhe e ofendonte atë.
Më pas, Allahu e zbriti këtë sure; Mjerë për çdo përqeshës dhe shpifës.
(El Muharerr el Vexhiz; 5/521 dhe el Xhamiu Liahkamil Kuran; 20/181).
5. Emërtimet e kësaj sure;
1. Sureja el Humeze,
2. Sureja Vejlul likuli Humeze(mjerë për çdo përqeshës),
3. Sureja el Hutameh(zjarri i ndezur fortë).
6. Për çfarë flet kjo sure;
Të përqeshurit dhe tallja me njerëzit, qoftë me fjalë ose me vepra është e ndaluar në Islam dhe është prej mëkateve të mëdha.
Vallë, si mund ta ketë ndërgjegjen të qetë e ti rrij shpirti rehat atij që përqesh të tjerët.
Zakoni i tij është ti dëmtojë muslimanët me fjalë e vepra, duke u mburrur ndaj tyre me pasuri dhe duke i nënqmuar ata që janë poshtë tij.
A nuk e di ai se njësia matëse në peshoren e krahasimeve është devotëshmëria?
A të ka garantuar ndokush që të mbron nga dënimi i Allahut nëse ti i kundërshton urdhërat e Tij dhe largohesh nga rruga e drejtë e udhëzimit.
7. Ndëshkimi i rreptë, i ashpër dhe i rëndë i përket atij që flet për njerëzit, i përqesh dhe tallet me ta.
8. Përfundimi i këtyre veseve të ulëta është hidhërimi i Allahut dhe hyrja në zjarr të Xhehenemit, andaj e kemi obligim të largohemi prej tyre.
9. Banorët e zjarrit nuk aspirojnë të dalin nga Xhehenemi ndonjëherë, Ai është i mbyllur për ta.
10. Të besojmë për përjetësinë e zjarrit të Xhehenemit dhe banorët e tij, jobesimtarët nuk do të dalin prej tij asnjëherë.
11. Të këshillohemi duke i medituar gjendjet e zjarrit dhe shkallës së skajshme të dënimit të tij.
Të marrim mësim prej tij.
Të marrim mësim prej tij, tu bindemi urdhërave e ti braktisim të ndaluarat.
12. Përqeshja, fyerja dhe shpifja ndaj njerëzve është prej mëkateve të mëdha për të cilat Allahu ka përgatitur dënim të dhëmbshëm.
13. Ta dimë se përqeshja, fyerja dhe ofendimi me fjalë ose vepra në drejtim të të dërguarit të Allahut, besimtarëve, të devotëshmëve ose luftëtarëve në rrugën e Allahut është nga veset e jobesimtarëve dhe hipokritëve të çdo periudhe kohore.
14. Preokupimi dhe mburrja md mbledhjen e pasurisë nxit njeriun të bëhet zullumqar dhe të hiqet më i madh se njerëzit e tjerë.
15. Qëllimi ynë në këtë jetë të mos jetë mbledhja e pasurisë, shtimi i saj dhe mburrja me të para të tjerëve.
Por, tërë brenga jonë le të jetë adhurimi i Allahut të Lartësuar.
16. Atij, të cilin e verbëron pasuria, gjërat i kthehen prap, fillon të mendon se pasuria e tij do ti qëndrojë përgjithmonë në këtë botë, duke i harruar pronarët e pasurive që janë shkatërruar më herët, si Karuni e të tjerë.
17. Të besojmë se do të merremi në llogari për çdo vepër që e bëjmë.
Gjithashtu, pasuria që e mbledhim, nuk na garanton përjetësinë në këtë botë e as shpëtimin nga llogaridhënia në Ditën e Gjykimit.
18. Ai të cilit pasuria i verbëron shikimin, do të flaket në zjarrin përvëlues që shkatërron çdo gjë, pasiqë ishte i rrethuar nga shërbëtorë e shërbyes duke menduar se pasuria do të mbrojë nga çdo dëm që i kanoset.
19. Të jemi vigjilentë dhe të mbrohemi nga zjarri i Xhehenemit duke e pakësuar vrapimin pas dynjasë dhe në anën tjetër të garojmë drejt ahiretit.
20. Çështja e këtij zjarri është e madhe.
Ai nuk është si zjarri i kësaj bote, që djeg vetëm atë që është i ngjitur për trupi, e pastaj të fiket dhe të shuhet.
Asesi sështë ashtu, ai është një zjarr i vazhdueshëm, që nuk shuhet fare. Është 70 herë më i fuqishëm se zjarri i kësaj bote.
Me nxehtësinë e tij djeg çdo gjë që ka përpara vetes, zemrat, trupat, etj.
21. Hemzi i referohet gjesteve, përqesh e tall me gjestet e tij, fjala vjen duke e shtrëmbëruar apo ngrysur fytyrën apo duke bërë shenjë me kokë për të parë tjetrin në shenjë përbuzje.
22. Lemzi i referohet fjalëve, duke u marrë me të metat e njerëzve, përqeshja e njerëzve me fjalë, shpifja ndaj tyre, përgojimi, etj.
23. Prej cilësive të shëmtuara është grumbullimi i pasurisë dhe mosdhënia e saj, mosdhënia e zekatit apo lëmoshës.
24. El Hutame, është zjarri i Allahut që ndizet fortë për çdo përqeshës e përgojues dhe për secilin që grumbullon pasurinë dhe pengon mirësitë, zjarri do ti ngujojë ata duke ua mbyllur dyert dhe nuk ka asnjë shpresë që të dalin prej tij.
25. Ky është një ndëshkim i rëndë, nuk dalin prej aty, ky zjarr ka shtylla të tejzgjatura gjithandej, në mënyrë që të mos kenë asnjë mundësi daljeje.

Përgatiti;
Hoxhë Suad Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM