XHENETI

XHENETI

0 4012

 

Falenderimet qofshin për Allahun e madhëruar, vetëm atë e falënderojmë dhe vetëm prej tij ndihmë dhe falje kërkojmë, dërgojmë përshëndetjet më të sinqerta Muhamedit (alejhiselam) dhe gjithë atyre që ndejkën rrugën e tij deri në ditën e gjykimit.

Vëllezër të dashur

– Ai që do të shpëtojë prej xhehenemit dhe do të hyjë në xhenet, do të jetë prej më të shpëtuarve ditën e gjykimit

Allahu i madhëruar thotë:

{فَمَن زُحْزِحَ عَنِ النَّارِ وَأُدْخِلَ الْجَنَّةَ فَقَدْ فَازَ}
“Kush shmanget nga zjarri e futet në Xhennet, ai me të vërtetë ka shpëtuar”
(Al-Imran/185)

– Xhenetin do ta hap i Dërguari (alejhiselam) dhe ai do të jetë i pari që do të hyjë në të:

I Dërguari (alejhiselam) ka thënë:
“Do të vijë tek dera e xhenetit dhe kërkoj të hapet ajo, rojet më thonë: Kush je ti, do ti them Muhamedi, Thotë roja: për ty jam i urdhëruar (ta hap derën e xhenetit) dhe nuk e hap atë për asnjë tjetër para teje”
(Muslimi)

Po ashtu i Dërguari (alejhiselam) ka thënë:
“Unë i pari do të hyjë ne xhenet ditën e gjykimit e nuk mburrem”
(Ahmedi,Hasen)

– Pasuesit e Dërguarit (alejhiselam) të parët që do të hyjnë në xhenet:

Po ashtu ka thënë:
“Ne do të jemi të fundit dhe të parët Diën e Gjykimit, ne jemi të parët prej njerëzve që do të hyjnë në Xhenet”
(Muslimi)

– Dyert e xhenetit jan tetë, e ato emërohen me veprat tona:

I Dërguari (alejhiselam) ka thënë:
“Xheneti i ka tetë dyer, ndërsa Xhehenemi i ka shtatë dyer”
(Ahmedi,Sahih).

Po ashtu ka thënë:
“Ai që ka qenë prej njerëzve të namazit, do të thirret nga dera e namazit, ai që ka qenë prej njerëzve të xhihadit, do të thirret nga dera e xhihadit, ai që ka qenë prej njerëzve të agjërimit, do të thirret nga dera Rajan, dhe ai që ka qenë prej njerëzve të sadakasë (lëmoshës), do të thirret nga dera e sadakasë”. (Buhariu dhe Muslimi).

Dyert e përmendura në hadithe:
1.Dera e Namazit
2.Dera e Xhihadit
3.Dera Rejan
4.Dera e Sadakas (lëmosha)
5.Dera e Pendimit
6.Dera e Zeqatit
7.Dera e Haxhit
8.Dera Ejmen

– Banorët e xhenetit nuk janë gjithë në një gradë, por çdo njeri prej tyre do të jetë në gradën e veprave të tyre:

Allahu i madhëruar thotë:

{ لَّهُمْ دَرَجَاتٌ عِندَ رَبِّهِمْ}
“Për ata ka grada të larta te Zoti i tyre”
(El-Enfal/4)

I Dërguari (alejhiselam) ka thënë:
“Në xhenet ka njëqind gradë, hapësira mes dy gradëve është (aq sa është hapsira) mes qiellit dhe tokës”
(Sahih)

– Në kur’anin famëlartë Allahu madhëruar e përmend xhenetin me disa emra, prej emrave të xhenetit:
1.El-Husna
2.Darus Es-Selam
3.Xheneti Adën
4.Xheneti En-Naim
5.Darul El-Mutekin
6.Xheneti Firdeus
7.Xheneti El-Huld
8.El-Gurfeh
9.Darul El-Mukameh
10.Darul El-Karar

– Mirësia më e madhe në xhenet është shikimi në Allahun e madhëruar:

Allahu i madhëruar thotë:

{وُجُوهٌ يَوْمَئِذٍ نَّاضِرَةٌ}
“Atë ditë do të ketë fytyra të shkëlqyera (të gëzuara)”

{إِلَىٰ رَبِّهَا نَاظِرَةٌ}
“Që Zotin e tyre e shikojnë”
(El-Kijameh/22,23)

I Dërguari (alejhiselam) ka thënë:
“Pasi që banorët e xhenetit të hyjnë në xhenet, Allahu i madhëruar ju thotë atyre:
A dëshironi diç më tepër?
E do thonë: A nuk na i zbardhe fytyrat tona?
A nuk na fute në xhenet e na shpëtove nga zjarri?
I Dërguari (alejhiselam) thotë: E Allahu hjek perden, e atyre nuk u është dhënë diç më madhështore, e më të dashur se sa të shikojnë në Zotin e tyre, aze ve xhel”. (Muslimi)

– Banorët e xhenetit dhe xhehenemit do të qëndrojnë përgjithmon aty, e nuk ka për të vdekur askush:

Allahu i madhëruar thotë:

{وَالْآخِرَةُ خَيْرٌ وَأَبْقَىٰ}
“Ndërsa ahireti është më i mirë dhe i përhershëm”
(El-Ala/17)

I Dërguari (alejhiselam) ka thënë:
”Kur banorët e Xhenetit të hyjnë ne Xhenet dhe banorët e Xhehenemit te hyjnë në Xhehenem, atyre do t’u sillet vdekja qe do te vendoset ndermjet Xhenetit dhe Xhehenemit, e me pas do te theret.
Një lajmetar do të bërtasë:
”O banorë te Xhenetit , nuk ka me vdekje, o banorë të Xhehenemit, nuk ka më vdekje!”
Banorët e Xhenetit do të ndjejnë gëzim edhe më të madh nga ai qe kane ndjerë me parë, ndersa banorët e Xhehenemit pikellim edhe me te madh nga ai qe kanë ndjerë më parë”
(Buhariu)

– Hyrja në xhenet do të jet me mëshirën e Allahut, e mëshira e Allahut fitohet me vepra të mira:

I Dërguari (alejhiselam) ka thënë:
“Askush nuk do të mundet të hyjë në xhenet përveçse me mëshirën e Allahut!
As ti o i Dërguari Allahut e pyetën?
As unë, përveç nëse Allahun më kaplon me mëshirën e tij” (Buhariu)

Allahu i madhëruar thotë:

{إِنَّ رَحْمَتَ اللَّهِ قَرِيبٌ مِّنَ الْمُحْسِنِينَ}
“S’ka dyshim se mëshira e Allahut është pranë atyre të mirëve”
(El-Araf/56)

– Vepra që do të na mundësojnë të hyjmë në xhenet:
1.Besim i shëndoshë dhe veprat e mira.
2.Devotshmëria dhe Morali
3.Frika nga qëndrimi para Allahut dhe frenimi i dëshirave të kota.
4.Lutja

Përgatit Hoxhë Vedat ef. Skenderi
10.09.2021

GJITHASHTU NË ALBISLAM