A është më mirë me e fal akshamin njëherë e mandej me çel iftar apo e kundërta?

A është më mirë me e fal akshamin njëherë e mandej me çel iftar apo e kundërta?

0 4506

Pyetje: A është më mirë me e fal akshamin njëherë e mandej me çel iftar apo e kundërta, me çel iftar e mandej me e fal akshamin?

Përgjigje: falënderimi i takon Allahut, lavdia dhe bekimi i Tij qofshin mbi të Dërguarin, familjen dhe shokët e tij…

Nga fjalët e të Dërguarit mësojmë se është e lavdëruar të shpejtohet për të falë namazin e akshamit, madje disa dijetarë siç është ibën Tejmije thotë se ekziston koncenzus në mesin e dijetarëve se është mekruh vonimi i akshamit nga koha e tij e parë.

Nga ana tjetër, i Dërguari ka nxitur që të shpejtojmë iftarin d.m.th. menjëherë pas hyrjes së kohës preferohet që të çelim iftar. Atëherë si duhet të veprojmë?

Më e mira është të veprojmë ashtu siç ka vepruar i Dërguari, i cili posa ka thirr ezani i akshamit, ka çel iftar pastaj ka falë namazin. Ebu Davudi ka shënuar fjalët e Enes ibën Malikut, i cili ka thënë: “I Dërguari çelte iftar më hurma të buta para se të falej, nëse nuk gjente atëherë me hurma të thata, nëse edhe këto nuk i kishte atëherë pinte disa gllënjka ujë.”

Sipas asaj që e thonë dijetarët, nuk ekziston ndonjë hadith ku tregohet vallë, pas namazit ka ngrënë i Dërguari diçka tjetër apo është mjaftuar vetëm me aq.

Duke, analizuar atë që u tha më lartë themi se më e mira është që njëherë të çelet iftar, me hurma, ujë apo diçka të lehtë, pastaj të falet akshami, pastaj të shtrohet sofra e iftarit. Mirëpo, në ato shtëpi ku shtrohet sofra e iftarit që në fillim, atëherë më mirë është të hahet iftari pastaj të falet namazi në mënyrë që të mos preokupohet gjatë namazit me ushqimin e shtruar, sepse i Dërguari ka thënë: “s’ka namaz kur shtrohet ushqimi…”