A më lejohet t’i lajë dhëmbët më brushë dhe pastë duke qenë agjërueshëm?

A më lejohet t’i lajë dhëmbët më brushë dhe pastë duke qenë agjërueshëm?

0 1281

Pyetje: A më lejohet t’i lajë dhëmbët më brushë dhe pastë duke qenë agjërueshëm?

Përgjigje: falënderimi i takon Allahut, lavdia dhe bekimi i Tij qofshin mbi të Dërguarin, familjen dhe ithtarët e tij…

Lejohet për agjëruesin përdorimi i brushës dhe pastës për dhëmbë ashtu siç lejohet edhe përdorimi i misvakut, mirëpo duhet pasur kujdes të veçantë të mos kalojë diçka nëpër fyt, sidomos kur kemi të bëjmë me pastën e cila shoqërohet me një forcë depërtimi. Ndryshe, duke pasur parasysh këtë forcë depërtimi, disa prej dijetarëve siç është Muhamed ibën Salih Uthejmini preferon që larja e dhëmbëve me pastë të bëhet pas iftarit ose para imsakut.

Nuk prish punë nëse pas larjes ndiejmë në gojë erën e mirë të pastës sepse kjo gjë nuk prish agjërimin, ashtu siç nuk prish agjërimin përdorimi i erërave dhe parfumeve të ndryshme.