A lejohet që bashkëshortët gjatë ditëve të agjërimit ta përkëdhelin njëri tjetrin dhe të shprehin fjalë dashurie?

A lejohet që bashkëshortët gjatë ditëve të agjërimit ta përkëdhelin njëri tjetrin dhe të shprehin fjalë dashurie?

0 1334

Pyetje: a është e lejuar që gjatë agjërimit bashkëshortët t’i shprehin njëri tjetrit fjalë dhe ndjenja dashurie, këtu nënkuptoj edhe përkëdheljet dhe puthjet?

Përgjigje: falënderimi i takon Allahut, lavdia dhe bekimi i Tij qofshin mbi të Dërguarin, familjen dhe ithtarët e tij:

Disa hadithe profetike, në shikim të parë, aludojnë në atë se agjëruesi duhet të braktis përveç hajes dhe pijes edhe epshin e tij seksual “çdo punë e birit të Ademit është për të përveç agjërimit, Ai është për Mua dhe Unë do ta shpërblej, ai braktis hajen, pijen dhe epshin e tij për Mua” (Buhariu)

Nga ana tjetër, Aishja, radijallahu anha, përcjellë se “I Dërguari i Allahut puthte dhe përkëdhelte (bashkëshortet) duke qenë agjërueshëm. Ai zotëronte veten më shumë se çdonjëri prej jush” (Buahriu dhe Muslimi)

Amër ibën Seleme pyeti të Dërguarin: “agjëruesi, mund ta puth bashkëshorten? I Dërgauri i tha: pyete këtë – e kishte fjalën për bashkëshorten e tij Umu Seleme dhe ajo i tregoi se i Dërguari bënte një gjë të tillë.” (Muslimi)

Duke analizuar këto tekste të sheriatit dijetarët kanë konkluduar se “nuk prish punë që burri të përkëdhelë gruan e tij dhe anasjelltas si dhe t’i shprehin njëri tjetrit fjalë dashurie nëse janë të sigurt se kjo nuk i shpien deri te ejakulimi. Nëse nuk e kanë këtë siguri, sidomos kur ndonjëri ka epsh të fortë dhe frikohet se përkëdhelja do t’ia prishë agjërimin me ejakulim, atëherë nuk u lejohet kjo gjë sepse e ekspozojnë agjërimin e tyre para rrezikut të prishjes” (Sherh Mumti 6/429)

Kurse në hadithin e parë të sipërpërmendur “ai braktis hajen, pijen dhe epshin e tij për Mua” fjala “epshin e tij” përmendet në një kontekst me hajen dhe pijen si gjëra që e prishin agjërimin që do të thotë se bëhet fjalë për ejakulimin sipas mendimit më të saktë, qoftë me marrëdhënie intime apo masturbim.

Allahu është më i dituri