Pyetje: A i lejohet femrës t’i heq apo shkurtojë flokët?
Përgjigje: falënderimi i takon Allahut, lavdia dhe bekimi i Tij qofshin mbi të Dërguarin, familjen, shokët dhe ithtarët e tij:
Në esencë gjithçka lejohet përderisa të mos del në pah argumenti që ndalon ndonjë veprim të caktuar. Shkurtimi i flokëve për myslimanen, parimisht lejohet, mirëpo dijetarët kanë shtruar disa kushte, prej tyre:
- Shkurtimi të mos bëhet me qëllim që të përngjasohet me jomyslimanet dhe të mos bëhet në atë model që është karakteristik për jomyslimanet.
- Të mos përngjasohet me kafshë të caktuara duke ju dhënë forma të çuditshme në pamje apo në emërtime.
- Të mos bëhet rrojtja e kokës në tërësi
- Të mos shkurtohen flokët në atë mënyrë që s’i pëlqejnë bashkëshortit (për ata femra të cilat janë të martuara).
Nëse largohen këto pengesa, atëherë lejohet që myslimaneje t’i shkurtojë flokët e saj. Këto kushte janë marrë përgjigjet e dijetarëve Abdulaziz ibën Baz (2/515) dhe Salih Feuzan (Fetaval mer’etil muslimeh)
Në Sahih Muslim është shënuar fjala e Ebu Seleme ibën Abdurahmanit i cili ka thënë: “bashkëshortet e të Dërguarit shkurtonin flokët e tyre aq sa (gjatësia që mbetej) i kalonte veshët.” (Kitabul hajd)
Përgatiti: Agim Bekiri
Burimi; albislam.com