A i lejohet gruas të veshë fustanin e bardhë të nusërisë ditën e dasmës?

A i lejohet gruas të veshë fustanin e bardhë të nusërisë ditën e dasmës?

0 2164

Përgjigjja: Falënderimi i qoftë Allahut.

Nuk ka asgjë të keqe nëse një grua vesh një fustan të bardhë me kusht që ajo të mos shfaqet me të para burrave që nuk janë mahrem për të, sepse zakonisht veshjet e dasmës janë të zbukuruara e të stolisura.

Është gjithashtu e domosdoshme që kjo veshje të mos zbulojë asnjë nga pjesët tërheqëse të gruas, edhe nëse ajo do të shfaqet me të vetëm para grave.

Në lidhje me atë se a është veshje e veçantë e grave jomuslimane, kjo nuk është e saktë. Ngase, shumë gra muslimane sot, apo shumica e tyre, veshin këtë lloj veshjeje.

Shejh Ibn Uthejmin u pyet:

Cili është vendimi mbi një grua e cila vesh fustan me ngjyrë të bardhë për dasmën e saj, pasi dihet se ky është një imitim i jobesimtarëve?

Ai u përgjigj:

Është e lejuar që një grua të veshë fustan të bardhë me kusht që të mos jetë në të njëjtën formë si veshja e meshkujve. Për sa i përket asaj të qenit imitim i jomuslimanëve, ky ngjasim tani është mënjanuar, sepse tani të gjithë muslimanet veshin rroba të tilla kur martohen. Vendimi varet nëse arsyeja për të është e pranishme apo jo. Nëse ngjasimi është mënjanuar dhe kjo është bërë diçka që është e përbashkët për muslimanët dhe jomuslimanët, atëherë vendimi nuk zbatohet, përveç nëse diçka është haram në vetvete dhe jo sepse është një imitim i të tjerëve. Këto gjëra janë haram në të gjitha rastet.

Marrë nga libri (Mexhmuatu Esileh tuhimu el-mer’ah, f. 92).

Islamqa.info / albislam.com

Përktheu: Shpend Zeneli