THËNIE DHE URTËSI TË ARTA – 35

THËNIE DHE URTËSI TË ARTA – 35

0 1426

1. Shejhul-islam Ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Ligësia më e madhe e zemrave është kur në zemrën e njeriut të ketë zili ndaj besimtarëve të zgjedhur.” – [Minhaxh Es-Sunneh, 1/22]

2. Ibn Xheuzi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Kush dëshiron të dijë se sa është pjesa e kujdesit të Allahut tek ai, le të shikojë pjesën e tij nga fikhu (kuptimi i tij) në fenë e Allahut.” – [Et-Tedhkiretu fil va’adh, 55/1]

3. Sehl ibn Abdullah, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Ashtu siç është Suneti në këtë botë, ashtu është edhe Xheneti në ahiret (botën tjetër). Kush hyn në Xhenet në ahiret, ka shpëtuar dhe kush hyn në Sunet në këtë botë, ka shpëtuar.” – [Dhim El-Kelam, 4/384]

4. Hafidh Ibn Haxheri, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Përqëndrimi në kufizimin vetëm të farzeve (obligimeve) dhe braktisja e nafileve (veprave vullnetare), të çon në përtaci dhe mungesë aktiviteti për adhurim.” – [Fet’h El-Bari, 134/9]

5. Imam Ibn Dakik El-Ijd, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Nuk kam folur ndonjë fjalë e as nuk kam vepruar ndonjë vepër vetëm se e kam përgatitur përgjigjen e saj për Allahun.” – [Shedherat edh-dheheb, 12/8]

6. Malik ibn Dinari, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Sa më shumë që brengosesh për këtë botë, ashtu do të del nga zemra jote shqetësimi për ahiretin, si dhe sa më shumë brengosesh për ahiretin, ashtu do të del nga zemra jote shqetësimi për këtë botë.” – [Imam Ahmedi në “Ez-Zuhd”]

7. Imam Ibn Kajjimi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Zemra është sikur toka, ajo mund të thahet nëse në të nuk ka: teuhid (njëshmëri të Allahut), dashuri ndaj Tij, njohje, përmendje dhe lutje drejtuar Atij.” – [Esrar Es-salah, f. 60]

Përktheu dhe përshtati nga gjuha arabe: Amir Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM