MEDITIME KURANORE – 129

MEDITIME KURANORE – 129

0 966

1. Ibn Abasi e pyeti djalin e Amër Ibnul Asit: Cili është ajeti më shpresëdhënës në Kuran sipas teje!? Ai, i tha: Fjala e Allahut;

قُلْ يَا عِبَادِيَ الَّذِينَ أَسْرَفُوا عَلَىٰ أَنْفُسِهِمْ لَا تَقْنَطُوا مِنْ رَحْمَةِ اللَّهِ ۚ إِنَّ اللَّهَ يَغْفِرُ الذُّنُوبَ جَمِيعًا ۚ إِنَّهُ هُوَ الْغَفُورُ الرَّحِيمُ

“Thuaj: “O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar me shumë gabime veten tuaj, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së Allahut, pse Allahu i falë të gjitha mëkatet, Ai është që shumë falë dhe është mëshirues!” (Zumer; 53)

Ibn Abasi, tha, un them që ajeti më shpresëdhënës është fjala e Allahut;

وَإِذْ قَالَ إِبْرَاهِيمُ رَبِّ أَرِنِي كَيْفَ تُحْيِي الْمَوْتَىٰ ۖ قَالَ أَوَلَمْ تُؤْمِنْ ۖ قَالَ بَلَىٰ وَلَٰكِنْ لِيَطْمَئِنَّ قَلْبِي ۖ قَالَ فَخُذْ أَرْبَعَةً مِنَ الطَّيْرِ فَصُرْهُنَّ إِلَيْكَ ثُمَّ اجْعَلْ عَلَىٰ كُلِّ جَبَلٍ مِنْهُنَّ جُزْءًا ثُمَّ ادْعُهُنَّ يَأْتِينَكَ سَعْيًا ۚ وَاعْلَمْ أَنَّ اللَّهَ عَزِيزٌ حَكِيمٌ

“Përkujto kur Ibrahimi tha: “Zoti im, më mundëso të shoh se si i ngjallë të vdekurit?” Ai (Zoti) tha: “A nuk beson?” Ai (Ibrahimi) tha: “Po, por desha që zemra e ime të ngopet (bindje)!” Ai (Zoti) tha: “Merri katër shpezë pranë vete (therri e copëtoji), e pastaj në çdo kodër vëne nga një pjesë të tyre, mandej thirri ato, do të vijnë ty shpejt, e dije se Allahu është i Gjithfuqishmi, i Urti.” (El Bekare; 260).

U bind Ibrahimi alejhi selam; (Zoti) tha: “A nuk beson?” Ai (Ibrahimi) tha: “Po, por desha që zemra e ime të ngopet (bindje)!” Pra, ka gjëra që nuk është lehtë të pranohen, sidomos nëse në to na bën cytje shejtani.

Tefsir Ibn Ebi Hatim; 2/288

2. Allahu, xhele ue ala, ka thënë;

وَلَوْلَا فَضْلُ اللَّهِ عَلَيْكَ وَرَحْمَتُهُ لَهَمَّتْ طَائِفَةٌ مِنْهُمْ أَنْ يُضِلُّوكَ وَمَا يُضِلُّونَ إِلَّا أَنْفُسَهُمْ ۖ وَمَا يَضُرُّونَكَ مِنْ شَيْءٍ ۚ وَأَنْزَلَ اللَّهُ عَلَيْكَ الْكِتَابَ وَالْحِكْمَةَ وَعَلَّمَكَ مَا لَمْ تَكُنْ تَعْلَمُ ۚ وَكَانَ فَضْلُ اللَّهِ عَلَيْكَ عَظِيمًا

“E sikur të mos ishte dhuntia e Allahut dhe mëshira e Tij ndaj teje, një grup prej tyre do të humbte ty, por ata nuk humbin tjetër, pos vetes së tyre. Ty nuk mund të dëmtojë asgjë. Allahu të shpalli ty, librin dhe sheriatin, të mësoi çka nuk dije. Dhuntia e Allahut ndaj teje është shumë e madhe.” (Nisa; 113).

Edhe pejgamberët nuk shpëtuan nga tentativat e ndryshme për devijim dhe humbje nga rruga e drejtë. Atëherë, kush prej nesh pas pejgamberit, salallahu alejhi ue selem, merr guxim dhe thotë se un jam i sigurtë prej sprovave dhe devijimit !? A ka kush mendon se është i sigurtë dhe se ai nuk do të bjer në fitne!? E lusim Allahun të na forcoj në rrugën e drejtë.

Ibn Xheuzi, rahimehullah Sajdul Hatir: fq.52

3. Ibn Munkedir u zgjua natën të falë namaz, iu shtua shumë të qajturit e tij në namaz, familja e tij u tronditën dhe u frikësuan nga kjo e qajtur e shumtë. E morën dhe e dërguan tek shoku i tij Ebu Hazim. Kur shkuan tek shoku i tij, ai e pyeti; Çfarë të shtyri të qash kaq shumë!? Ibnul Munkediri, i tha; duke lexuar Kuran, arrita tek fjala e Allahut;

وَبَدَا لَهُمْ مِنَ اللَّهِ مَا لَمْ يَكُونُوا يَحْتَسِبُونَ

“E prej Allahut do t’u prezentohet (lloji i dënimit) çka as nuk kanë mund të mendojnë.” (Zumer; 47).

Kur e dëgjoi këtë Ebu Hazim, edhe ai filloi të qaj, familja e tij e habitur, than; Ne erdhëm ta qetësosh atë e ti po e shton të qajturit! Ebu Hazim, u kthye kah familja e Ibnul Munkedir dhe ua tregoi arsyen e të qajturit!

Sifetu safve; 2/142

Nga arabishtja; Suad Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM