A JE TI I CILI NXITON NË KRYERJEN E VEPRAVE TË MIRA NË RAMAZAN (01 )

A JE TI I CILI NXITON NË KRYERJEN E VEPRAVE TË MIRA NË RAMAZAN (01 )

0 1805

Ky muaj i bekuar Ramazan, duhet të shfrytëzohet maksimum nga ana e agjëruesit në kryerjen e veprave tw mira. Ky muaj i bekuar, në veten e tij ngërthen shumë vepra të mira, andaj muslimani duhet të jetë syçel dhe të nxitoj në kryerjen e veprave të mira, ngase nw këtë muaj veprat shumfishohen.

Nxitimi në kryerjen e veprave të mira është synim fisnik i agjëruesit të sinqertë, është njëherit edhe argument se agjeruesi është duke ecur në rrugën e vërtetë dhe rrugën e cila shpie drejtë Xhenetit të Allahut.

Bekër el Muzeni, rahimehullah, ka thënë : “Çdo ditë e cila vjen, thotë : O biri i Ademit, shfrytëzom, ngase ndoshta nuk mund të kesh ditë tjetër pas kësaj. Njashtu, edhe nata thotë : O biri i Ademit: Shfrytëzom, ngase ndoshta nuk mund të kesh natë tjetër pas kësaj.”

Nxitimi në kryerjen e veprave të mira është cilësi e robërve të sinqertë dhe të zgjedhur të Allahut.

Dhe, mu për këtë arsye, Allahu i madhëruar, e lavdëroi pejgamberin e Tij, Zekerijan alejhi selam dhe familjen e tij, ngase ata ishin prej atyre që nxitonin në kryerjen e veprave të mira.

Allahu i madhëruar, thotë: “(Përkujto) Edhe Zekiriain kur e luti Zotin e vet: “Zoti im, mos më le të vetmuar se Ti je më i miri trashëgues (pas çdokujt)”. Ne ia pranuam lutjen e tij, ia dhuruam atij Jahjain dhe ia përmirësuam bashkëshorten atij. Ata përpiqeshin për punë të mira, na u luteshin duke shpresuar dhe duke u frikësuar, ishin respektues ndaj nesh.” (El Enbija: 89-90).

Çdo ditë që jeton në Ramazan apo edhe jashta Ramazanit, ta dish se është mirësi për ty, andaj obligohesh ta falënderosh Allahun, ngase ramazani është një nga rastet më të volitshme për të vepruar vepra të mira, e nëse nuk e shfrytëzon ramazanin duke e adhuruar Allahun, xhele ue ala, të jesh i bindur se do jesh njeriu më i mashtruar dhe i dështuar në dunja dhe në ahiret, Allahu na ruajtë.

Andaj, mos u hamend aspak pas mashtrimeve të dunjas dhe bukurive të saja, por nxito dhe mos u vano aspak në kryerjen e veprave të mira në këto ditë të mbetura tē Ramazanit, ngase shumë njerëz i ka nxënë agonia e vdekjes duke mos vepruar vepra të mira, ngase ishin prej atyre qe thonin: do veprojë nesër, ramazanin tjetër, etj. Të tillët pendohen në ato çaste, por pendimi i tyre nuk do u bëjë dobi, ngase është vonë.

O ti që neglizhon ramazanin dhe veprat e mira, dije se çdo ditë e cila shkon nga jeta yte, të shpie tek fundi yt nga kjo dunja,pra drejtë vdekjes. A e ke llogaritur veten, se çfarë ke shkruar në regjistrin e veprave tua, pra ndalu dhe llogarite veten me një llogaritje të sinqertë, nëse gjatë llogaritjes del I sukseshëm, atëherë falënderoje Allahun, e nëse del i dështuar , ktheu dhe pendohu tek Allahu.

Allahu i madhëruar, thotë :

“Thuaj: “O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar me shumë gabime veten tuaj, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së All-llahut, pse All-llahu i falë të gjitha mëkatet . Ai është që shumë falë dhe është mëshirues!” Dhe, kthehuni te Zoti juaj dhe përuljuni Atij para se t’u vijë dënimi, se pastaj nuk do të ketë kush t’ju ndihmojë.” (Ez Zumer: 53-54).

Vazhdon …

Nga arabishtja : Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM