A lejohet prishja e agjërimit për shkak të ushtrimeve sportive?!

A lejohet prishja e agjërimit për shkak të ushtrimeve sportive?!

0 1093

Pyetje: Një njeri ishte stërlodhur për shkak të ushtrimeve sportive gjatë mëngjesit të një ditëje ramazani, e pastaj piu ujë, në këtë rast ç’duhet të bëjë ky?!

Përgjigje: Nuk lejohet të prishësh agjërimin obligativ të ramazanit për shkak të ushtrimeve sportive, por bile është obligim t’i lësh ushtrimet që të rraskapisin e këpusin kur je agjërueshëm, kurse ajo që i ka ndodhur pyetësit i cili duke qenë agjërueshëm ka pirë ujë me qëllim që ta largojë lodhjen, e cila lodhje ka qenë si shkak i ushtrimeve sportive, ky veprim konsiderohet gabim e gallatë nga ana e tij dhe ky është i obliguar të pendohet tek Allahu e t’i kërkojë falje, e mos të kthehet kurrë më në atë vepër, sikurse gjithashtu e ka obligim ta kompenzojë këtë ditë në të cilin ka pirë ujë, mirëpo nëse e vonon atë ditë aq sa të hyjë ramazani i radhës, atëherë përveç kompenzimit të asaj diteje, obligohet edhe të ushqejë të varfër me sasinë e një saë-s[1].

Shejh Dr. Salih El-Fevzan

Nga arabishtja: Mirsim Maliqi

[1] Një saë tek hanefitë është ekuivalente me 4.228 kg, tek shafiitë dhe hanbelitë 2,360 kg, kurse tek malikitë 2,260 kg. Sh. P.