A është prej fesë përurimi me rastin e fillimit të ramazanit?

A është prej fesë përurimi me rastin e fillimit të ramazanit?

0 1146

Pyetje: A është prej fesë përurimi me rastin e fillimit të ramazanit dhe a ka ndonjë formë të caktuar si duhet me e bë për hair?

Përgjigje: falënderimi i takon Allahut, lavdia dhe bekimi i Tij qofshin mbi të Dërguarin, familjen dhe shokët e tij:

Përurimi për fillimin e ramazanit është prej adeteve të mira që i përkrah feja jonë e bukur dhe si i tillë nuk ka ndonjë shprehje të veçantë për shprehjen e uratave, por secili popull përdorë fjalët të cilat është zakon t’i shprehin për këtë rast. Kjo do të thotë se nuk ka tekste të sheriatit që nxisin një veprim të këtillë. I Dërguari salallahu alejhi ve selem, kur vinte ramazani  i nxiste shokët e tij që të përfitojnë nga ky adhurim madhështor, thoshte: “Ju erdhi ramazani, muaji i bekuar. Allahu ju obligoi ta agjëroni atë. Në këtë muaj hapen dyert e xhenetit, mbyllen dyert e xhehenemit kurse djajtë rebel prangosen. Në këtë muaj është një natë më e mirë se një mijë muaj e ai që privohet nga mirësitë e tij vërtet është i privuar.” (Sahih Nesai)