Si të mësojmë fëmijët tanë të agjërojnë?

Si të mësojmë fëmijët tanë të agjërojnë?

0 2146

Pyetje: Si të mësojmë fëmijët tanë të agjërojnë?

Përgjigje: Agjërimi nuk është obligim për fëmijën e vogël deri sa të hyjë në pubertet, mirëpo Allahu i madhëruar i detyron prindërit t’i edukojnë fëmijët e tyre për adhurime, Allahu i urdhëroi t’ua mësojnë namazin kur ata të kenë shtatë vite dhe t’i rrahin nga pak kur të arrijnë dhjetë vite, për arsye se atij i regjistrohen veprat e mira që i vepron.

Ndërsa mosha në të cilën mund të fillojnë prindërit t’i edukojnë fëmijët për agjërim është mosha e forcës për të agjëruar, e kjo dallon për dallim të mundësisë së fëmijës, ndërsa disa dijetarë e kanë përcaktuar me moshën dhjet vjet.

Shejh Muhamed ibn Salih Uthejmin, Allahu e mëshiroftë ka thënë: “Allahu e ka bërë obligim agjërimin për çdo mysliman, të moshërritur, të shëndoshë dhe vendas, ndërsa fëmija i cili nuk ka arritur pubertetin agjërimi për te nuk është obligim, mbështetur në fjalën e të Dërguarit, salallahu alejhi ue selem: “Është ngritur lapsi nga tre: dhe ka përmend: dhe fëmija deri sa të arrijë pubertetin”. Mirëpo është detyrë e përgjegjësit të tij ta urdhërojë me agjërim nëse arrin një gradë të mundësisë për të agjëruar, ngase kjo është edukatë dhe ushtrim për t’i vepruar kushtet e islamit. Shohim disa njerëz tek i lënë fëmijët e tyre e nuk i urdhërojnë për namaz e as agjërim e kjo është gabim, ngase ai është përgjegjës për këtë para Allahut, ata mendojnë nëse nuk i shtynë të agjërojnë fëmijët e tyre se u dhimbsen dhe janë të mëshirshëm për ta, e realiteti është se i mëshirshmi dhe i dhimbsuri për fëmijën e tij është ai që e ushtron për cilësi të mira dhe vepra bamirëse, e jo kush le ushtrimin dhe edukimin e fëmijëve me edukatë të dobishme”. Mexhmu fetave 19/19, 20.

Disa mënyra për adaptimin e fëmijëve për agjërim:

1-T’ju tregohet atyre për vlerën e agjërimit, se është një shkak prej shkaqeve kryesore për hyrje në xhenet, dhe se në xhenet ka një derë që quhet Rejan, në të do hynë agjëruesit.

2-Adaptimi i mëhershëm i agjërimit, si agjërimi i disa ditëve të muajit Shaban, që të mos u vijë papritmas agjërimi në Ramazan.

3-Agjërimi i një pjese të ditës, duke shtuar kohë pas kohe.

4-Vonimin e syfyrit deri në fund të natës që t’u ndihmohet në agjërimin e ditës.

5-T’ju jepet kurajë për agjërim duke u dhuruar shpërblime çdo ditë apo çdo javë.

6-Lavdërimi i tyre para familjes në kohë të iftarit, apo në kohë të syfyrit, për shkak të ngritjes së ambicieve.

7-Nxitja e garave mes fëmijëve, për atë që ka më shumë se një fëmijë.

8-T’ua humb mendjen më fjetje kur ata ndjejnë uri, apo me lojëra të lejuara që ka në to mundim, ashtu siç sahabët fisnik bënin me fëmijët e tyre, po ashtu me programe të  përshtatshme për fëmijët dhe filmave vizatimorë nga kanalet islame televizive me të cilat mund të preokupohen.

9-Është mirë që babai ta merr fëmijën e tij në xhami që të prezanton namazin, ligjëratat, ndenja në xhami për të lexuar Kuran dhe përmendje të Allahut.

10-Veçimi i vizitave ditore apo të mbrëmjes e familjeve që fëmijët e tyre të vegjël agjërojnë, nxitje për ta të vazhdojnë në agjërim.

11-Plotësimi i dëshirave të tyre, kur ata dëshirojnë të udhëtojnë diku pas iftarit apo tu përgatitet çfarë ju pëlqen prej ushqimeve, ëmbëlsirave apo lëngjeve.

Tërheqim vërejtje që nëse fëmija jep mund maksimalisht atëherë të mos vazhdon në plotësimin e agjërimit që të mos shkaktojë urrejtjen e adhurimit apo të gënjejë apo komplikime shëndetësore, ndërsa ai nuk është i obliguar, duhet të kemi kujdes këtë të mos vështirësojmë me urdhërimin për të agjëruar.

Allahu e di më së miri.

Përktheu: Shpend Zeneli