A detyrohet shtatzëna të agjërojë?

A detyrohet shtatzëna të agjërojë?

0 1114


Pyetje: A detyrohet shtatzëna të agjërojë?

Përgjigje: Falënderimi i takon Allahut.

Shtatzëna është e obliguar me agjërim, sikur edhe tjerat, mirëpo nëse ka frikë për veten e saj apo për fetusin, atëherë i lejohet të mos agjërojë.

Ibn Abasi radijallahu anhuma, për fjalën e Allahut “E ata që i rëndon ai (nuk mund të agjërojnë), janë të obliguar për kompensim, ushqim (ditor)” ka qenë lehtësi për plakun e moshuar dhe plaken të cilët e kanë rëndë agjërimin, të mos agjërojnë dhe të ushqejnë për secilën ditë nga një të varfër, poashtu edhe gjidhënësja dhe shtatzëna nëse kanë frikë për fëmijët e tyre të mos agjërojnë dhe të japin ushqim”. Transmeton Ebu Davudi 2317 Albani e ka vlerësuar të vërtetë në librin “Irva Galil” 4/25,18.

Duhet ditur se mos agjërimi për shtatzënën mund të jetë i lejuar, obligativ dhe i ndaluar:

-Pra i lejohet asaj të mos agjërojë nëse agjërimi i vështirësohet, por nuk i bën dëm.

-Është obligim të mos agjërojë nëse agjërimi i shkakton dëm asaj apo fetusit.

-I ndalohet të mos agjërojë nëse agjërimi nuk i sjell vështirësi.

Ibn Uthejmini Allahu e mëshiroftë ka thënë: Gruaja shtatzënë ka dy gjendje:

E para: të jetë e fortë dhe aktive, agjërimi mos t’i shkaktojë vështirësi e as të ndikojë në fetusin e saj, atëherë kjo grua obligohet të agjërojë, ngase nuk ka arsye që ta le agjërimin.

Gjendja e dytë: kur gruaja nuk mund të bartë agjërimin, për shkak të shtatzanisë apo për shkak dobësisë së shëndetit, etj. Në këtë rast nuk agjëron, doemos kur dëmi i shkaktohet fetusit, atëherë obligohet të mos agjërojë”. Fetava Shejh Ibn Uthejmin 1/487.

Shejh ibn Baz Allahu e mëshiroftë ka thënë: “Shtatzënja dhe gjidhënësja kanë të njëjtën dispozitë si të sëmurit, nëse agjërimi u vështirësohet atyre u lejohet të mos agjërojnë, dhe ato janë të obliguara të kompensojnë kur të kenë mundësi, sikur i sëmuri. Disa dijetarë janë të mendimit se asaj i mjafton të jep ushqim për secilën ditë një të varfëri, kjo është thënie e dobët dhe e pa saktë, por e sakta është se ato duhet të kompensojnë sikur udhëtari dhe i sëmuri, mbështetur në fjalën e Allahut “e kush është i sëmurë prej jush ose është në udhëtim (e nuk agjëroi), atëherë ai (le të agjërojë) më vonë aq ditë” Në këtë aludon edhe hadithi i Enes ibn Malikut se i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Allahu ka pezulluar për udhëtarin agjërimin dhe një pjesë të namazit, dhe për shtatzënën dhe gjidhënësen agjërimin.” Transmetojnë të pestët.

Allahu e di më së miri.

Përktheu: Shpend Zeneli