Agjërimi i gjashtë ditëve të Shevalit a duhet të jenë gjashtë ditë rresht apo mund të jetë edhe ndaras?

Agjërimi i gjashtë ditëve të Shevalit a duhet të jenë gjashtë ditë rresht apo mund të jetë edhe ndaras?

0 2206

Preferohet që agjërimi i gjashtë ditëve të Shevalit të jetë ashtu siç është në medh’hebin Shafi, gjithashtu Ahmedi dhe Davudi dhe ata që janë dakort me ta.
Kjo është sipas thënies së të Dërguarit të Allahut (salAllahu alejhi ve sel-lem): “Kush e agjëron Ramazanin, pastaj e pason me gjashtë ditë të Shevalit, është sikur të ketë agjëruar tërë vitin.”

[Hadithin e shënojnë: Ahmedi dhe Muslimi dhe As’hab Es Sunen (Ebu Davudi, Tirmidhiu, Nesaiu dhe Ibn Maxheh) nga Ebu Ejub El-Ensari].

Lejohet agjërimi i gjashtë ditëve të Shevalit njëherësh të gjashta apo të ndara në fillim të Shevalit, në mes të tij ose në fund të tij. Ibn Kudame në ‘El-Mugnij’ ka thënë: “Nuk ka dallim mes agjërimit rreshtas apo ndaras në fillim apo në fund të muajit, sepse hadithi është transmetuar i përgjithshëm dhe nuk është i kufizuar.

Mirësia e agjërimit të këtyre ditëve është se bashkë me muajin (e Ramazanit) bëhen 36 ditë (agjërimi) dhe një vepër e mirë shumëzohet (më e pakta) me dhjetë, e kështu bëhen sa agjërimi i 360 ditëve.

Burimi: Faqja zyrtare e Shejh Vahid AbduSelam El-Bali
Nga arabishtja: Amir Shabani