NJOHURI KURANORE – 25

NJOHURI KURANORE – 25

0 1571

1. Cila sure zbriti e para komplete në Kuran?

– Sureja el Mudethir.

2. Cila sure sqaron në detaje në lidhje me borxhin dhe rregullat e tij?

– Sureja el Bekare.

3. Cila është sureja e parë e zbritur që në te ka sexhde?

– Sureja en Nexhm.

4. Cila sure përfundon me lutje (ajeti saj i fundit përfundon me lutje)?

– Sureja el Bekare.

5. Në cilët sure përshkruhet biseda e banorëve të Xhenetit, banorëve të Xhehenemit dhe banorëve të A’rafit (A’raf – lartë mbi murë)?

– Në suren el A’raf, Gafir dhe Sebe’.

6. Cilët janë dy djemt e Ademit alejhi selam që është rrëfyer tregimi i tyre në Kuran?

– Habili dhe Kabili.

7. Cila është sureja më përmbledhëse në Kuran dhe përse?

– Sureja el Bekare, ngase aty përmbledhen argumentet e besimit, sqarohen bazat e besimit dhe shumica e dispozitave të sheriatit islam qoftë në ibadete ose muamelate.

8. Në cilën sure ceket sinjali për haxhin lamtumirës?

– Në suren el Maide.

9. Sa ajete ka Xhuzi Tebarek (Xhuzi 29)?

– 431 ajete.

10. Cilat ishin dy suret që i përdorte i dërguari i Allahut kur i bënte dikujt rukje nga kafshimi i akrepit (dmth për shërim)?

– Sureja el Felek dhe En Nas.

11. Tregimet e pejgamberëve janë përsëritur në disa vende në Kuran përpos tregimi i një pejgamberi, tregim i cili nuk është përmendur në Kuran vetëm në një vend apo në një sure?

– Tregimi i Jusufit alejhi selam.

Ali Abdulkadir el Murejshid

Nga arabishtja; Suad Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 875

0 1083