NDALOHET PËRGJIMI I BISEDAVE

NDALOHET PËRGJIMI I BISEDAVE

0 2145

HADITHI:

Abdullah ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) përcjell dhe thotë: i dërguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Kush përgjon bisedat e njerëzve, e ata e urrejnë një gjë të tillë, ditën e Kiametit do t’i dherdhet plumb i shkrirë në veshët e tij.”[1]

KOMENTI:

Ky hadith flet për ndalesën e përgjimit të fjalëve të njerëzve të cilët nuk dëshirojnë që dikush ata t’i degjojë. Ai i cili përgjon njerëzit, fqinjët e të tjerët që flasin se çfarë do të thonë? E që ky të flet me pas për ta, ky është në një kërcënim shumë të madh. Por, nëse biseda zhvillohet në opinion, dhe ata nuk e urrejnë që nëse dikush i dëgjon, atëherë s’ka gjë të keqe, çështja ka të bëjë nëse ata e urrejnë këtë e nuk dëshirojnë që ndokush t’i dëgjojë, e kushdo që i tradhëton e i përgjon që të përhap të fshehtat e tyre e të përcjell fjalët (ditën e Kiametit do t’i derdhet plumb i shkrirë në veshët e tij) Allahu na ruajtë, është një nxehtësi shumë e madhe.

Dy veshët që kanë tradhëtuar në këtë botë dhe kanë përgjuar bisedat e njerëzve, të cilët nuk dëshirojnë të dëgjohet biseda e tyre, do t’i derdhet plumb në ato dy veshë që kanë dëgjuar këtë bisedë, e kjo do të ndodhë në zjarr, Allahu na ruajtë.

Autor: Salih ibn Feuzan el Feuzan

HADITHE MBI MORALIN DHE ETIKËN TË PËRMBLEDHURA NGA LIBRI (BULUG EL MERAM)

HADITHI I PESËDHJETË

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

[1] E shënon Buhariu me numër (7042) me tekst: “Kush shtirret se ka parë një ëndërr, të cilën në të vërtetë nuk e ka parë, do t’i kërkohet të lidhë nyje dy kokrra elbi, gjë të cilën ai nuk do të jetë në gjendje ta bëjë kurrë. Në qoftë se dikush përgjon bisedën e disa njerëzve pa pëlqimin e tyre, atëherë atij do t’i derdhet plumb i shkrirë në veshë Ditën e Gjykimit. Ai që bën një figurë frymorësh, do të ndëshkohet që t’i fryjë asaj shpirtin (Ditën e Llogarisë), gjë të cilën ai nuk do të jetë kurrë në gjendje ta bëjë.”

GJITHASHTU NË ALBISLAM