ALLAHU E RUAN ROBIN E TIJ!

ALLAHU E RUAN ROBIN E TIJ!

0 1170

Imam Muslimi në sahihun e tij, transmeton se Muhamedi,- salAllahu alejhi ue selem!,- ka thënë: “Nuk ndodhë që të vdesë një musliman, e që Allahu mos ta fusë në vend të tij një krishterë ose jahudi në zjarr.” (Muslimi).

Imam Neveviu,- Allahu e mëshiroftë!,- na sqaron kuptimin e këtij hadithit duke thënë: ”Çdo njeri ka nga një pozitë në xhenet dhe nga një pozitë në xhehenem. Dhe, nëse një besimtar hyn në xhenet në vend të tij hynë në xhehenem një jobesimtar, sepse ai me kufrin (mosbesimin) e tij e meriton këtë gjendje. Pra, ti o besimtar ke pas mundësi të jesh prej banorëve të xhehenemit, mirëpo Allahu të ka çliruar nga ky zjarr i xhehenemit, sepse Allahu xhele ue ala ka caktuar një numër që do ta mbushin xhehenemin, dhe kur të mbushet xhehenemi me jobesimtarë (si shkak i mëkateve dhe kufrit të tyre), atëherë kjo hyrje e tyre në xhehenem do jetë si çlirim për besimtarët. Allahu është më i dituri.”

Nga arabishtja; Suad Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM