MEDITIME KURANORE – 105

MEDITIME KURANORE – 105

0 1297

1. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Përse të mos e luftoni një popull që thyen zotimete veta dhe tentuan të dëbojnë të dërguarin? Në të vërtetë ata ua filluan të parët luftën. A u frikësoheni atyre? Më e drejtë është t’i frikësoheni Allahut, nëse jeni besimtarë.” (Teube: 13).

Pra, pjesa e ajetit; “Në të vërtetë ata e filluan të parët.” Na bën me dije se ata që fillojnë të parët fitnen, ata llogariten më zullumqarë se gjithë që vinë pas tyre (pas asaj fitne që kanë fillu të parët).

Tefsir Err Rrazij; 15/535

2. Ulja për ta mësuar dhe lexuar Kuranin në shtëpi apo në xhami është prej gjërave më të dobishme për agjëruesit në këtë muaj të bekuar të Ramazanit. Ngase, njëherit kështu vepronte Xhibrili alejhi selam me të dërguarin e Allahut, Muhamedin, salAllahu alejhi ue selem! Andaj, le të nxitojmë që të jenë shtëpitë dhe xhamitë tona prej tubime të tilla në Ramazan.

Dr. Muhamed Rebia

3. Çelësat e përfitimit prej Kuranit;

1. Prezenca e zemrës dhe mendjes gjatë leximit të Kuranit.
2. Kuptimi i leximit apo porosive Kuranore.
3. Ngulitja në mendje dhe zemër se Kurani është mesazh nga Allahu për çdonjërin prej robërve të Tij.
4. Ngulitja në mendje dhe zemër se thirrjet Kuranore janë thirrje të përgjithshme për të gjitha krijesat e Allahut dhe
5. Se unë që lexoj këtë Kuran jam njëri prej atyre që u është drejtuar Allahu.

Miftah et Tarik ila Suluk et Tahakik; 2/99

4. Ajo që më së shumti më frikëson është të më thuhet në ditën e gjykimit; O Uvejmir! A ke qenë prej atyre që kanë mësuar Kuranin apo ke qenë injorant ndaj Kuranit!? Nëse them se kam qenë prej atyre që kanë mësuar Kuranin, do më thuhet: A ke vepruar çdo gjë që ka urdhëruar Kurani dhe a je larguar nga çdo gjë që ndalon Kurani!? Kërkoj mbrojtjen e Allahut nga dituria që nuk bën dobi, nga egoja e cila nuk ngopet dhe nga duaja (lutja) e cila nuk dëgjohet.

Ebu Darda, radijAllahu anhu Hiljetul Evlija; 1/213

5. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Që ai nuk hedh ndonjë fjalë e të mos jetë pranë tij përcjellësi i gatshëm.” (Kàf; 18).

Nëse fjalët shënohen, atëherë veprat janë më parësore të shënohen. Andaj, duhet të kesh frikë Allahun, xhele ue ala dhe mos ta kundërshtosh Atë në asgjë. Andaj, nëse dëgjon se Allahu ka thënë diçka apo ka lajmruar diçka, t’i thuaj; Besova në të dhe u binda. Nëse dëgjon se Allahu urdhëron diçka, thuaj; Besova në të, dëgjova dhe respektova. Nëse dëgjon se Allahu ka ndaluar diçka, njashtu thuaj; Besova në të, dëgjova dhe respektova.

Shejh Uthejmini, rahimehullah, Tefsiri sures el Kamer; fq.297

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM