ALLAHU I LARTËSUAR CAKTOI PËR JU DETYRA, NDAJ MOS I HUMBNI ATO

ALLAHU I LARTËSUAR CAKTOI PËR JU DETYRA, NDAJ MOS I HUMBNI ATO

0 1076

عَنْ أَبِي ثَعْلَبَةَ الْخُشَنِيِّ جُرْثُومِ بن نَاشِبٍ t عَنْ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ قَال: “إنَّ اللَّهَ تَعَالَى فَرَضَ فَرَائِضَ فَلَا تُضَيِّعُوهَا، وَحَدَّ حُدُودًا فَلَا تَعْتَدُوهَا، وَحَرَّمَ أَشْيَاءَ فَلَا تَنْتَهِكُوهَا، وَسَكَتَ عَنْ أَشْيَاءَ رَحْمَةً لَكُمْ غَيْرَ نِسْيَانٍ فَلَا تَبْحَثُوا عَنْهَا”.

حَدِيثٌ حَسَنٌ، رَوَاهُ الدَّارَقُطْنِيّ في “سننه” [4/184]، وَغَيْرُهُ.

Ebu Thalebe el Husheni Xhurthum ibn Nashibi, Allahu qoftë i kënaqur me të!, përcjell se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

“Allahu i Lartësuar ka caktuar për ju detyra, andaj mos i shpërfillni, ka vënë kufij, ndaj mos i tejkaloni, ka ndaluar disa gjëra, kështu që mos i shkelni, si dhe ka heshtur kundrejt disa gjërave në shenjë mëshire për ju e jo për shkak të harresës, prandaj mos i gjurmoni.”

Hadith hasen. E shënon Darakutniu në sunenin e tij [4/184] dhe disa të tjerë.

Dobit e Hadithit:

1) Feja islame ndahet në farze dhe harame.

2) Detyrshmëria e ruajtjes së farzeve të Allahut, gjë që kuptojmë nga ndalesa e mos humbjes së tyre.

3) Allahu xh.sh.caktoi kufij, e ato janë farzet dhe haramet.

4) Nuk lejohet tejkalimi i masave të dënimit për gjërat e caktuara nga sheriati, psh, zinaçari beqar dënohet me njëqind kamxhik e jo më shumë.

5) Njeriut ndalohet të nëpërkëbë ndalesat e Allahut xh.sh.

6) Cilsimi i Allahut xh.sh. me heshtje, kjo është përsosuri e plotë e tij.

7) Gjërat për të cilat Allahu xh.sh. heshti janë hallall për derisa nuk ka të bëj me ibadete psh: Qimet në trupin e njeriut janë tre lloje:

a) Qime që urdhërohemi me heqje (qimet në vendet e turpshme, nënsqetulla dhe për meshkujt (mustaqet),

b) Qime që ndalohemi me heqje (mjekra në fytyrë për meshkujt dhe vetullat për gratë),

c) Qime që është heshtur për to (qimet të kërçikut dhe kutit).

8) Pohimi i mëshirës së Allahut xh.sh. në sheriatin dhe ligjët e tij.

9) Mohimi i haresës nga Allahu xh.sh.

10) Nuk duhet hulumtuar për gjëra të cila heshti Allahu xh.sh, e ky mos hulumtim ka të bëj me periudhën e Pejgamberit dhe pas periudhës së tij psh: çështjet e gajbit (gjërat e fshehura si xheneti ose xhehenemi) ose hulumtimi i mishrave në mesin e muslimanëve etj.

HADITHI I TRIDHJETË

GJITHASHTU NË ALBISLAM