Ata që falen vetëm gjatë muajit të Ramazanit, a e kanë agjërimin në rregull?

Ata që falen vetëm gjatë muajit të Ramazanit, a e kanë agjërimin në rregull?

0 949

Pyetje: I nderuar Shejh! Ne po e vërejmë kohëve të fundit se disa muslimanë(e), që po lënë pas dorë namazin gjatë muajve tjerë të vitit. Ndërsa kur vjen muaji i bekuar i Ramazanit, ata fillojnë dhe falin namazin , agjërojnë Ramazanin dhe lexojnë Kur’an. Dh.m.th vetëm gjatë Ramazanit veprojnë kështu. Andaj, mund të na tregoni se si qëndron puna me agjërimin e tyre dhe çfarë i këshilloni ju ata të cilët veprojnë në këtë mënyrë!?

Përgjigje: 
Po. Agjërimi i tyre është i saktë dhe në rregullë, meqë nuk është i shoqëruar me diçka që e prish atë (agjërimin).
Mirëpo, këshilla ime për ta!
I këshilloj të gjithë ata që veprojnë në këtë mënyrë, siç e tha edhe vetë pyetësi, ata duhet ta kenë frikë Allahun, xhele ve ala, dhe ata duhet ta adhurojnë Atë sipas asaj që është ligjësuar për ta në të gjitha kohët, me të gjitha mundësitë që kanë, dhe mënyrën si na urdhëron Allahu dhe i Dërguari i Tij, e jo si na konvenon neve dhe sin a urdhërojnë epshet tona.

Askush prej neve o vëllezër nuk e dimë se kur do të na vie caktimi (vdekja), ajo vjen papritmas, dhe është e mundshme që të vjen vdekja para Ramazanit, ndërsa ti s’ke falë namaz dhe obligimet tjera nuk i ke zbatuar. Si do t’i dalësh Allahut pa namaz. Muslimani duhet ta adhurojë Allahun në mënyrë të vazhdueshme e jo në intervale kohore, apo vetëm në kohë të caktuara.
Ashtu siç thotë edhe Allahu, azze vexhel, në Librin e Tij Fisnik:
وَاعْبُدْ رَ‌بَّكَ حَتَّىٰ يَأْتِيَكَ الْيَقِينُ
“Dhe, adhuroje Zotin tënd përderisa të arrijë gjendja e sigurtë (vdekja)!.”
(Kur’an: Hixhr; 99).

D.m.th deri sa të afrohet vdekja, e cila është më se e sigurt.
Allahu është më i Dituri, Atij i takon Hamdi dhe Lavdi.
Muhamed bin Salih El-Uthejmin, -Allahu e mëshiroftë!-.
Përktheu dhe përshtati nga arabishtja: Suad Shabani
Medine, 01.05.2013