Ata që tallen me ndjekësit e Kuranit dhe Sunetit?!

Ata që tallen me ndjekësit e Kuranit dhe Sunetit?!

0 3914

Pyetje: Cila është dispozita e sheriatit islam në lidhje me personat të cilët tallen me vëllezërit tanë që janë pasues të denjë të Kur’anit dhe Sunetit?!

Përgjigje: Tallja me pasuesit e Kur’anit dhe Sunetit për shkak se ata janë praktikues të denjë dhe nuk lënë anash ndonjë sunet e për këtë shkak njerëzit i urrejnë dhe tallen me ta, themi se ky veprim i tillë është i ndaluar dhe shumë i rrezikshëm, sepse të tallesh me  pasuesit e të parëve tanë, kjo nuk ka dyshim se llogaritet përqeshje e rrugës, ithtarëve të sunetit. Për personat që tallen me praktikuesit e sunetit ( p.sh. mjekrën, shkurtimin e pantallonave, faljen me tekbire në namaz etj), Allahu u thotë në Kur’an, kështu:

 وَلَئِن سَأَلْتَهُمْ لَيَقُولُنَّ إِنَّمَا كُنَّا نَخُوضُ وَنَلْعَبُ ۚ قُلْ أَبِاللَّـهِ وَآيَاتِهِ وَرَسُولِهِ كُنتُمْ تَسْتَهْزِئُونَ ﴿٦٥﴾ لَا تَعْتَذِرُوا قَدْ كَفَرْتُم بَعْدَ إِيمَانِكُمْ ۚ إِن نَّعْفُ عَن طَائِفَةٍ مِّنكُمْ نُعَذِّبْ طَائِفَةً بِأَنَّهُمْ كَانُوا مُجْرِمِينَ

”E, nëse i pyet ata (për këtë tallje), do të përgjigjen: “Na vetëm biseduam dhe u argëtuam”. Thuaj: “A mos vallë me Perëndinë, e versetet e Tij dhe Pejgamberin e Tij po talleni?” (65) Mos u arsyetohuni! Se, ju, mohuat fenë, pasi që patët besuar. Nëse Ne e falim një grup tuajin, do ta ndëshkojmë grupin tjetër, ngase ishin mëkatarë”. ( Kur’an; Teube: 65, 66).

Këto ajete janë shpallur si qortim për munafikët të cilët llogariten gënjeshtarë e frikacak në çdo pore të davetit, luftës dhe jetës. Munafikët u tallën edhe me shokët e Muhamedit,- salallahu alejhi ve selem!,- dhe mu për këtë arsye Allahu shpalli këto ajete ekskluzivisht për munafikët. Dhe në fund! Le të kenë kujdes e pendohen ata të cilët ofendojnë dhe tallen me praktikuesit e Kur’anit dhe Sunetit, sepse Allahu,- xhele veala!,- ka thënë:

 إِنَّ الَّذِينَ أَجْرَمُوا كَانُوا مِنَ الَّذِينَ آمَنُوا يَضْحَكُونَ ﴿٢٩﴾ وَإِذَا مَرُّوا بِهِمْ يَتَغَامَزُونَ ﴿٣٠﴾ وَإِذَا انقَلَبُوا إِلَىٰ أَهْلِهِمُ انقَلَبُوا فَكِهِينَ ﴿٣١﴾ وَإِذَا رَأَوْهُمْ قَالُوا إِنَّ هَـٰؤُلَاءِ لَضَالُّونَ ﴿٣٢﴾ وَمَا أُرْسِلُوا عَلَيْهِمْ حَافِظِينَ ﴿٣٣﴾ فَالْيَوْمَ الَّذِينَ آمَنُوا مِنَ الْكُفَّارِ يَضْحَكُونَ ﴿٣٤﴾عَلَى الْأَرَائِكِ يَنظُرُونَ ﴿٣٥﴾ هَلْ ثُوِّبَ الْكُفَّارُ مَا كَانُوا يَفْعَلُونَ

“Me të vërtetë, mëkatarët qeshnin (në jetën e kësaj bote), me ata që besonin; (29) kur kalonin pranë tyre, njëri-tjetrit ia bënin me sy, (30) e kur ktheheshin te familjet e tyre, ata argëtoheshin në formë tallëse (me besimtarët); (31) ata (mëkatarët), kur i shihnin (besimtarët), thoshin: “Këta, me të vërtetë, janë të humbur”, – (32) e, ata nuk janë dërguar për kujdestarë të tyre (besimtarëve). (33) Sot, ata që kanë besuar, do t’i përqeshin mohuesit, (34)e, nga divanet (kanapetë) do të shikojnë (35) a janë shpërblyer meritueshëm mohuesit, për veprat që kanë punuar?! (Po). (36)”. ( Kur’an; El Mutafifin: 29- 36).

Allahu është më i Dituri!.

El Mexhmu’u Semin”, 1/74.

Muhamed bin Salih El-Uthejmin, -Allahu e mëshiroftë!-.

Përktheu dhe përshtati nga arabishtja: Suad Shabani Preshevë, 08.12.2013.