Bërja e analizave a e prish agjërimin!?

Bërja e analizave a e prish agjërimin!?

0 3033

Pyetja: Bërja e analizave a e prish agjërimin!?

Përgjigje: Jo. Bërja e analizave nuk e prish agjërimin.
Mjeku mund t’i marrë gjak të sëmurit agjërues në mënyrë që t’ia bëjë analizat.

Në këtë rast atij nuk i prishet agjërimi, sepse sasia e vogël e gjakut nuk ndikon tek njeriu, ashtu sikur do ndikonte në këtë rast bërja e hixhamës (nxjerrja e gjakut të keq nga trupi i njeriut).

Ajo që është e vërtetë është se agjërimi nuk prishet në këtë rast, përpos nëse ekziston argument prej sheriatit i cili aludon në prishjen e agjërimit.

Mirëpo, në Sheriatin Islam nuk ka ndonjë argument, i cili urdhëron dhe thotë që dalja e paktë e gjakut e prish agjërimin e muslimanit. Mirëpo, nëse del shumë gjak (p.sh,- nëse i jep gjak një tjetri që ka nevojë), atëherë në këtë rast themi se agjërimi prishet dhe, themi se nëse agjërimi është obligativ, askujt nuk i lejohet që të jep gjak, vetëm nëse i sëmuri nuk mund të presë derisa të perëndojë dielli dhe mjekët pohojnë se një gjë e tillë i sjell atij shumë dobi.

Në këtë rast nuk ka gjë të keqe, dhuruesi i gjakut e prish agjërimin, ai mund të filloj të hajë dhe pijë, në mënyrë që të rimarrë veten, sepse pas dhënies së gjakut dobësohet, ndërsa agjërimin e plotëson ndonjë ditë tjetër.

Allahu është më i Dituri!.

Muhamed bin Salih El-Uthejmin, -Allahu e mëshiroftë!-.
Përktheu dhe përshtati nga arabishtja: Suad Shabani
Medine,21.05.2013