Cila është edukata e agjërimit ?

Cila është edukata e agjërimit ?

0 1259

Pyetja: Cila është edukata e agjërimit ?

Përgjigje: Njëra nga edukatat kryesore të agjërimit është devotshmëria ndaj Allahut,- xhele veala!,- pra,- duke kryer urdhërat e Tij, si dhe duke u larguar nga haramet(ndalesat).

Allahu,- xhele veala!,- thotë:
يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا كُتِبَ عَلَيْكُمُ الصِّيَامُ كَمَا كُتِبَ عَلَى الَّذِينَ مِن قَبْلِكُمْ لَعَلَّكُمْ تَتَّقُونَ ﴿١٨٣﴾

“O besimtarë! Agjërimin e keni obligim të detyrueshëm, siç e kishin detyrë edhe ata që qenë para jush, ndoshta do të bëheni të devotshëm”.1

Njashtu, prej edukatës se agjërimit është edhe shtimi i sadakasë, mirësisë dhe bamirësive të ndryshme, sidomos në muajin e bekuar të Ramazanit.

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ishte njeriu më bujar, e bujarin e shtonte më shumë në muajin e bekuar të Ramazanit.
Gjithashtu, prej edukatës së agjërimit është që muslimani duhet të largohet nga haramet e ndryshme, si:
1: Gënjeshtra..
2: Sharja..
3: Ofendimi..
4: Mashtrimi..
5: Shikimi në haram..
6: Si dhe nga gjërat e tjera të ndaluara.

Poashtu është e pëlqyeshme ngrënia e syfyrit , sepse Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë:

عن أنس بن مالك رضي الله عنه قال : قال النبي صلى الله عليه وسلم تسحروا فإن في السحور بركة.

متفق عليه

Transmetohet nga Enes Ibën Malik,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- ka thënë: se Muhamedi, salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë:
“Hani syfyr, sepse me të vërtetë në të(syfyr) ka bereqet”.2

Gjithashtu prej edukatës së agjërimit është edhe çelja(bërja) e iftarit me hurma e nëse nuk ke hurma, atëherë me ujë.

Dhe në fund !

Muslimani duhet të shpejtojë iftarin, sidomos kur të sigurohet se dielli ka përenduar, sepse Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë:
لا يزال الناس بخير ما عجلوا الفطر
“Do të jenë njerëzit në mirësi derisa të shpejtojnë ngrënjen e iftarit.”3

Muhamed bin Salih El-Uthejmin, – Allahu e mëshiroftë!-.
Përktheu dhe përshtati nga arabishtja: Suad Shabani
Medine, 17.05.2013

  1. Kur’an: El Bekare- 183.
    2. Shënuar nga Imam Buhariu dhe Muslimi(Mutefekun alejhi).
    3. Shënuar nga Imam Buhariu dhe Muslimi(Mutefekun alejhi).