BESIMTARI ËSHTË PASQYRË E BESIMTARIT

BESIMTARI ËSHTË PASQYRË E BESIMTARIT

0 1823

HADITHI:

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) përcjell se i dërguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të) ka thënë: “Besimtari është pasqyrë e besimtarit.”[1]

KOMENTI:

Pasqyrë është ajo që të jep pamjen tënde nëse qëndron para saj, qoftë të jetë pamje e mirë, apo pamje që ka nevojë të përmirësohet e të ndërrohet, njeriu kur dëshiron të del jashta shtëpisë ndalet para pasqyrës, ndoshta mund të ketë diç që duhet përmirësuar apo larguar, përmireson veten apo robat e tija, që është një gjë e mirë, që njeriu të shfaqet me pamje të mirë e të bukur.[2]

Por, këtu është për qëllim pasqyrë në kuptimin abstrakt që të tregon të metat e tua, ai është vëllai yt musliman, kështu që besimtari është pasqyrë e vëllait të tij, ai e di gabimin që ke vepruar, të metat, gjërat që duhet plotësuar, ai t’i tregon e të udhëzon, andaj pranoe prej tij. Ky hadith është një nxitje për të pranuar udhëzimin e vëllait tënd, që nga ajo të përmirësosh pamjen e jashtme dhe atë të brendshme, dhe se ai sheh në ty atë që ti nuk e sheh, ngaqë njeriu mund të mendojë se është i plotësuar, dhe se nuk ka asnjë gabim, se s’ka gjë, përderisa vëllai i tij këshilltar sheh gabimin e të metën e tij, e udhëzon e mos u përkufizo në veten tënde dhe mendimin tënd, konsultohu me të, dëgjoe kur ai të drejtohet me këshillë .

Këtu kemi dy çështje:

Çështja e parë: Njeriu duhet të pranojë këshillën nga vëllai i tij për të metat që shfaqen prej tij, e i përmirëson.

Çështja e dytë: Është obligim për muslimanin ta këshillojë vëllain e tij e të mos hesht ndaj të metave e gabimeve që i sheh, apo të kundërtën ta lavdëron e të jetë hipokrit me të, e që është një mashtrim. (Besimtari është pasqyrë e besimtarit) shej veten e tij tek ai, dhe gjërat që duhet plotësuar e përmirësuar.

Autor: Salih ibn Feuzan el Feuzan

HADITHE MBI MORALIN DHE ETIKËN TË PËRMBLEDHURA NGA LIBRI (BULUG EL MERAM)

HADITHI I DYZET E GJASHTË

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

[1] E shënon Ebu Davudi me numër (4918), shejh Albani e vlerësoi hasen në (Silsile Ehadith sahihah) me numër (926).

[2] Imam Muhamed ibën Ismail Emir San’ani (Allahu e mëshiroftë) në librin e tij (Tenvir sherh Xhamiu Sagir, 10/448): “Tibiu ka thënë: është thënë kuptimi i tij është: Bëhu për vëllain e tij si pasqyrë që t’i tregosh gjendjen e mirë të tij e ta orientosh për falënderim, e ta pengosh nga mendjemadhësia, e t’ia shfaqësh të këqijat e tija, me butësi, në fshehtësi, me këshillë e pa e nënçmuar …”.

GJITHASHTU NË ALBISLAM