VLERA E PËRZIERJES ME NJERËZ DHE LARGIMI NGA INDIFERENTIZMI

VLERA E PËRZIERJES ME NJERËZ DHE LARGIMI NGA INDIFERENTIZMI

0 2058

HADITHI:

Abdullah ibën Omeri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) përcjell dhe thotë: i dërguari i Allahut (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Besimtari që përzihet me njerëzit dhe duron lëndimet e tyre, ka më shumë shpërblime se besimtari që nuk përzihet me njerëzit dhe nuk duron lëndimet e tyre.”[1]

KOMENTI:

Ky hadith flet për qëndrimin indiferent dhe përzierjen me njerëzit. Njeriu sikur që thuhet: është shoqërues nga matyrshmëria e tij, nuk mund të jetojë i vetëm, dhe nuk mund të jetojë pa njerëz, ka nevojë për ta, dhe ata kanë nevojë për të, asnjëherë nuk mund të bëhet i pavarur, përpos nëse në një shoqëri ekzistojnë të këqij apo ata që i shoqëron të jenë të këqij, a është më mirë të qëndron larg tyre apo më mirë është të shoqërohet me ta? I dërguari (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të) sqaroi në këtë hadith: “Besimtari i cili përzihet me njerëz dhe duron lëndimet e tyre”, ky është kushti “është më i mirë se ai i cili nuk përzihet me njerëz dhe nuk duron lëndimet e tyre”.

Kur nga përzierja me njerëz është për qëllim përmirësimi, thirrja në rrugë të Allahut, mësimi i punëve të mira, urdhërimi kah e mira, ndalimi nga të këqijat, është një përzierje e domosdoshme, është përzierje për të përmirësuar gjendjen, Allahu thotë: “O djali im, kryeje namazin, urdhëroje të mirën, pengoje të keqen dhe bëhu i durueshëm për çfarëdo që të godet! Me të vërtetë, ky është thelbi i patundur i të gjitha punëve!.” Sureja Llukman, 17.

Dhe thotë: “Për kohën! Me të vërtetë, njeriu është në humbje, përveç atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, i këshillojnë njëri-tjetrit të vërtetën e i këshillojnë njëri-tjetrit durimin.” Sureja Asr, 1-3.

Kështu që ai i cili përzihet, përmirëson dhe thërret në fenë e Allahut, urdhëron në të mirë, ndalon nga e keqja, e mëson të paditurin, ndihmon nevojtarin, pajton mes njerëzve është më i mirë se ai i cili qëndron indiferent, ai i cili qëndron indiferent shpëton nga të këqijat e njerëzve, por ai i cili përzihet me ta dhe duron të këqijat e tyre, ky është më i mirë se ai.

Pra, këtu kemi një shpejgim të detajuar; nëse nga përziërja rezulton mirësi është më e mirë se indiferentizmi, por nëse përzierja shkakton të kundërtën, si të ndikohet njeriu nga të këqijtë, e të mos jetë me ndikim te ta, në këtë rast indiferentizmi është më i mirë se përzierja nga e cila mund të ketë dëm.

Autor: Salih ibn Feuzan el Feuzan

HADITHE MBI MORALIN DHE ETIKËN TË PËRMBLEDHURA NGA LIBRI (BULUG EL MERAM)

HADITHI I DYZET E SHTATË

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

[1] E shënon Tirmidhiu me numër (2507), ibën Maxheh me numër (4032), Ahmedi në (Musnedin e tij, 2/43). Shejh Albani e vlerëzoi të saktë në librin e tij (Silsiletu Ehadith Sahihah) me numër (939).

GJITHASHTU NË ALBISLAM