ÇDO SHPIKJE NË FE ËSHTË E REFUZUAR

ÇDO SHPIKJE NË FE ËSHTË E REFUZUAR

0 999

عَنْ أُمِّ الْمُؤْمِنِينَ أُمِّ عَبْدِ اللَّهِ عَائِشَةَ رَضِيَ اللَّهُ عَنْهَا، قَالَتْ: قَالَ: رَسُولُ اللَّهِ : “مَنْ أَحْدَثَ فِي أَمْرِنَا هَذَا مَا لَيْسَ مِنْهُ فَهُوَ رَدٌّ”. رَوَاهُ الْبُخَارِيُّ [رقم:2697]، وَمُسْلِمٌ [رقم:1718].

وَفِي رِوَايَةٍ لِمُسْلِمٍ:“مَنْ عَمِلَ عَمَلًا لَيْسَ عَلَيْهِ أَمْرُنَا فَهُوَ رَدٌّ”.

Nga nëna e besimtarëve, Aishja, Allahu qoftë i kënaqur me të!, përcillet të ketë thënë: “I Dërguari ka thënë:

“Kushdo që shpik në çështjen (fenë) tonë diçka që nuk është e saj, ajo gjë është e refuzuar.”

E shënojnë Buhariu [numër 2697] dhe Muslimi [numër 1718].

Ndërkaq, në një motërzim tjetër, në atë të Muslimit thuhet:

“Kushdo që bën ndonjë vepër që nuk është në përputhje me çështjen (fenë) tonë, ajo (vepër) është e refuzuar.”

Dobit e hadithit:

  • Çdo vepër e cila nuk ka bazë në sheriatin e Allahut është e refuzuar.
  • Ndalimi i risive dhe obligimshmëria e pasimit.
  • Sheriati i Allahut është i plotë nuk ka nevojë për shtesa.
  • Besimtari obligohet të pason e jo të shpik gjëra të pa bazë në fe.
  • Nxitja për ta mësuar fenë me argumente.
  • Nuk ka ndalesë në qështjet e shpikura të dunjasë.
  • Llojet e risive në fe:

a.Risit në bindje spsh: Mohimi i cilësive të Allahut.

b.Risit në vepra spsh: Festat e shpikura.

c.Risit në braktisje spsh: Lënija e martesës duke konsideruar si adhurim.

  • Shkaqet në paraqitjen e risive:

a.Mos njohja e fesë me argumente.

b.Pasimi i epsheve.

c.Animi kah disa persona dhe mendime.

d.Mbështeteja në hadithet e shpifura.

e.Traditat dhe zakonet për të cilat nuk na ka mësuar sheriati.

HADITHI I PESTË

Përgatiti komentimin Hoxhë Vedat Skenderi

Hadithin përktheu: Jusuf Kastrati

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM