Citate nga libri “Menaxhimi elegant” (në arabisht: El-idare el-enikah)

Citate nga libri “Menaxhimi elegant” (në arabisht: El-idare el-enikah)

0 225

  1. Kam mësuar se mungesa e disa prej njerëzve që i kemi menduar si të mëdhenj në jetën tonë mund të na ndihmojë të zbulojmë njerëz edhe më të mëdhenj dhe më të rëndësishëm.
  2. Motet e qeta nuk ndërtojnë marinarë të shkathët.
  3. “Impononi personalitetin tuaj me përsosmëri, përkushtim dhe dashuri, jo me këshilla, nxitje dhe pakënaqësi.”
  4. Gjithmonë ekziston një fjalëkalim sekret për çdo person dhe nëse e zbulojmë mund të ndezim tek ai entuziazmin.
  5. “Mos ruani mesazhe në stomak sepse mund të helmoheni.”
  6. “Mos ki turp nga gabimet e djeshme, ato të bënë me këtë forcë dhe urtësi që ke sot.”
  7. “Mos lejoni që dikush të shohë thyerjen tuaj.”
  8. Ngjitja lartë është e bukur, por më bukur është të jetë në mënyrë graduale.
  9. “Mendo mirë për të gjithë, gjoksat tonë janë plot me sekrete dhe vuajtje, të cilat po t’i zbulonim, do të mëshironim njëri-tjetrin dhe askush nuk do të mbante mëri ndaj tjetrit”.
  10. “Mendoj se gjëja më e mirë që mund të bësh për dikë është ta bësh të ndihet i rëndësishëm. Njerëzit dëshirojnë ta dëgjojnë një gjë të tillë edhe nëse e dinë. Mbyllja e fjalëve të ëmbla brenda nesh i bën ato të grumbullohen, të ndryshken dhe të na helmojnë.”

Përktheu nga arabishtja: Agim Bekiri

GJITHASHTU NË ALBISLAM