Ngjalle namazin!

Ngjalle namazin!

0 474

Zinxhirë këshillash drejtuar atyre të cilëve iu ka vdekur namazi dhe dëshirojnë ta ngjallin atë:

  1. Ndryshoni suret e shkurtra që i lexoni gjithmonë!
    2- Ndjeni se i gjithë universi
    është i pavlerë para një sexhdeje për Krijuesin!
  2. Gjersa bini në sexhde, kujtoni se jeni më afër Zotit të botëve, zgjatni sexhden dhe parashtroni dëshirat tuaja tek Ai!
  3. Kur hyni në namaz dhe mendoni për gjërat e kësaj bote, kujtoni se Zoti juaj e di të fshehtën dhe se Ahireti është më i mirë e i përhershëm!
  4. Ndjeni këmbët tuaja, shikimin tuaj, dëgjimin tuaj, shëndetin, pasurinë, pastaj ngrituni dhe qëndroni në këmbë para Tij me përulësi dhe falenderoni!
  5. Shijojeni namazin derisa të bëhet rehatia juaj, siç ka thënë Pejgamberi, paqja qoftë mbi të: “Na rehato me namaz, o Bilal”. Rehati me të cilën pushon gjithçka në këtë univers, çdo zhurmë dhe shqetësim!
  6. Shkoni drejt namazit si fëmija që nxiton në krahët e atij që e do.. Shkoni dhe bini në sexhde! Le t’ju përqafojë mëshira e Zotit, Ai është më i mëshirshëm ndaj jush se nënat që ju kanë lindur!
  7. Para se të takoni të Dashurin në namaz, parfumojeni veten, rregullojeni dhe thirrni zemrës… thoni: “Zoti im mos lë në zemrën time dikë tjetër pos Teje!”
  8. Mos harroni se Zoti na tha këtë:
    “Ai (namazi) është i madh (i vështirë) përveç për të përulurit..”
    Le të jemi prej tyre!

Përktheu nga arabishtja:
Agim Bekiri
24/06/2023
06/12/1444 h.

GJITHASHTU NË ALBISLAM