DITA E VENDOSJES (QËNDRIMIT)

DITA E VENDOSJES (QËNDRIMIT)

0 686

Është dita e njëmbëdhjetë e muajit dhulhixhe, gjegjësisht dita e dytë e Bajramit të Kurbanit apo dita e parë prej ditëve të teshrikut (tre ditët pas Ditës së Kurbanit). Quhet me këtë emër ngase haxhinjtë vendosen në Mina për të qëndruar aty si pjesë e riteve të haxhit.
Lutjet që i bëhen Zotit në këtë ditë nuk kthehen, ndërsa i Dërguari i Allahut përcillet të kishte thënë: “Dita më e mirë tek Allahu është Dita e Kurbanit, pastaj Dita e Vendosjes” (El-Xhami Es-Sahih 1064)
Ebu Musa El- Esh’arij në hutben e tij thonte: “Pas Ditës së Kurbanit janë tre ditë të cilat i përmendi Allahu në fjalët e Tij “ditë të numëruara” (Bekare: 203), në to nuk refuzohen duatë, prandaj, parashtroni dëshirat tuaja tek Allahu! (Tefsir Taberij 4/203)
Ikrime thotë: konsiderohej e pëlqyer që gjatë ditëve të teshrikut të bëhej kjo lutje: “Rabbena atina fid-dunja haseneten ue fil ahireti haseneten ue kina adhaben-nar” (Zoti ynë, na jep të mira në dunja, të mira në Ahiret dhe na mbroj nga dënimi i zjarrit) (Leataiful Mearif)

Agim Bekiri

11- dhulhixhe -1442
21- korrik – 2021

GJITHASHTU NË ALBISLAM