DOBITË DHE DISPOZITAT E VITIT HIXHRI

DOBITË DHE DISPOZITAT E VITIT HIXHRI

0 1374

  • Umeri (radijAllahu anhu) e ka nisur numërimin (datimin) e viteve në historinë (islame) me hixhretin dhe nuk e filloi prej lindjes së Pejgamberit (salAllahu alejhi ve sel-lem), ashtu siç bënë ithtarët e librit, që njerëzit të mësojnë se ne jemi Ummet i punës, e jo ummet i kohërave dhe ndodhive.

  • Përllogaritja historisë sipas hixhrit është marrë nga Fjala e Allahut: “… Një xhami e cila që prej ditës së parë është themeluar mbi devotshmëri.” [Et-Teube: 108]. Allahu e quajti “dita e parë” dhe kjo ditë është dita e parë e vitit hixhri.”

Këtë e transmeton Suhejli prej sahabëve.

  • Viti hixhri është një rrotë kohore që rrotullohet si ditë, javë, muaj dhe shekuj, nuk di të ketë ndonjë urim për të (p.sh Gëzuar Vitin e Ri Hixhrij), por nëse është një lutje dhe një përkujtim, ajo është mirë.

  • Nuk ka dispozitë të veçantë sheriatike për përfundimin e vitit dhe as për fillimin e tij. Nuk ka asnjë thënie, veprim dhe preferim, dhe nuk u vendos fillimi i numërimit sipas hixhretit vetëm se në hilafetin e Umerit.

  • Çdo individ e ka vitin e tij të veçantë, që fillon me lindjen dhe ajo është mosha e tij. Ndërsa viti që fillon me muajin Muharrem është që kontrollon sistemin e historisë. Dhe ti do të pyetesh për vitin tënd, e jo për vitin e kohës.

Shejh Dr. AbdulAziz Et-Tarifi

Përktheu dhe përshtati nga gj. arabe: Amir Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM