EMËRTIMET E SHKENCËS SË AKIDES DHE TEVHIDIT TEK EHLU SUNETI (1/2)

EMËRTIMET E SHKENCËS SË AKIDES DHE TEVHIDIT TEK EHLU SUNETI (1/2)

0 1537

 Akide

            Nocioni akide ka kaluar në tri etapa:

            E para, duke e përkthakuar kuptimin e gjerë të fjalës, aq sa të jetë i llojit enciklopedik, pra jospecifik, gjegjësisht ky në fakt është kuptimi gjuhësor, ngase në gjuhë kur përdorët kemi për qëllim: vendosmërinë e fortë, bashkimin, bashkëlidhjen dhe fetarinë e njeriut, pa marrë parasysh se ç’është ajo fetari, e vërtetë apo e kotë.

            E dyta, është manifestuar asisoj duke u konkretizuar në rolin e vet që ka në veprat e zemrës, e në këtë etapë akideja shquhet edhe më shumë, pra zemra e robit mirret me të, dhe kjo etapë është më konkrete dhe specifike se sa e para dhe ka ndërlidhshmëri me domethënien nga ku buron, e duke u bazuar në këtë mund të themi se akide është besimi që nuk pranon antitezë apo të kundërtën.

E treta, është aso që bën fjalë për një pjekje dhe konsilidim të akides, gjegjësisht akideja u bë një shkencë që përmban emërtimin e vet që i kushtohet studimit të disa çështjeve konkrete, pra ky rol ka qenë i koncentruar që akideja si shkencë të jetë stabile dhe e qëndrueshme, e cila përshkruhet siç vijon: Shkenca e dispozitave sheriatike të kredos, e cila buron nga argumentet bindëse, sikurse i kundërpërgjigjet dyshimeve dhe dilemave të “argumenteve” kundërshtare.[1]

Dhe prej librave që janë titulluar me nocionet akide e iëtikad (sinonim i fjalës akide), mund të përmendim: “Akidetus-Selef ve es’habil-hadith” të Sabunit (vdiq: 449h), “Sherh usul iëtikad ehlis-suneti vel-xhemaah” të Lalikait (vdiq: 418h) dhe “Iëtikad” të Bejhakiut (vdiq: 458h)[2]

            Tevhid

            Njashtu, edhe nocioni tevhid ka rrugëtuar në të njëjtat shtigje e role, po sikur nocioni i akidës, fjala vjen, kur bëjmë fjalë për kontekstin gjuhësor themi se rrjedhë nga fjala vahade – njësoj, pra ta konsiderosh Zotin një, kurse pastaj nga ky kuptim ka kaluar në kuptimin e veçimit, gjegjësisht të konsiderosh Zotin një, porse edhe Posedues i disa veçorive që i përkasin Atij ekskluzivisht.

            Kurse në aspektin e burimit, kihen për qëllim veprat e zemrës, e cila në këtë rast si shkencë përkufizohet siç vijon: Veçimi i Allahut me rububije, uluhije dhe emrat, cilësitë dhe veprimet e Tij. Kurse pas kësaj etapeje ka filluar të merr vetën si shkencë e mëvetësishme, e cila definohet kështu: Shkenca nëpërmjet të së cilës arrihet deri te vërtetimi i dogmave e doktrinave fetare me argumente bindëse.[3]

Nga arabishtja: Mirsim Maliqi

[1] Shih: Ibrahim El-Burejkan, El-Medkhalu li dirasetil-akidetil-islamije, f. 8

[2] Shih: Nasir bin Abdulkerim El-Akël, Mebahith fi akideti ehlis-sune vel-xhemaah, f. 10

[3] Shih: Ibrahim El-Burejkan, El-Medkhalu li dirasetil-akidetil-islamije, f. 10

GJITHASHTU NË ALBISLAM