Gjykimi i atij personi i cili nuk e bën tekfir mosbesimtarin

Gjykimi i atij personi i cili nuk e bën tekfir mosbesimtarin

0 3409

Pyetje:

-Kam dëgjuar se ai i cili nuk e bën tekfir mosbesimtarin, apo dyshon në kufrin e tij, ai është mosbesimtar, si përshembull ai i cili dyshon në kufrin e lënësit të namazit, apo në kufrin e atij që tallet me Islamin, a është kjo e vërtetë?

Përgjigje:

-Argumentet nga Kur’ani dhe suneti, na obligojnë distancimin nga besimi i politeistëve, duke besuar se ata janë mosbesimtarë pasiqë ta kemi kuptuar atë dhe na është bërë e qartë mosbesimi dhe devijimi i tyre, siç thotë Allahu i Lartësuar në Kur’an:

(Kujtoje ti o Muhammed!) kur Ibrahimi i tha të atit dhe popullit të tij: “Unë jam larg atyre që i adhuroni ju, (26) pos Atij, që më ka krijuar (mua) – dhe, me të vërtetë, Ai më udhëzon në rrugën e drejtë”, (27) dhe ai (Ibrahimi), e bëri këtë fjalë të përhershme te pasardhësit e tij, për t’u kthyer ata vazhdimisht në të Vërtetën. (28)1”

Pra ky është një argument se duhet të bëhen tekfir politeistët dhe distancimi nga besimi i tyre, gjithashtu Allahu I Lartësuar thotë:

Tek Ibrahimi dhe ata që ishin bashkë me të keni pasur, njëmend, shembull të bukur, kur i thanë popullit të vet: “Ne heqim dorë nga ju dhe ata që i adhuroni ju, në vend të All-llahut. Juve nuk ju besojmë dhe ndërmjet nesh dhe jush filloi armiqësi dhe urrejtje e përhershme, derisa të mos i besoni All-llahut, vetëm Atij”.2

-Pra kjo është feja e Ibrahimit dhe të gjithë pejgamberëve tjerë alejhimu selam, largimi dhe distancimi i atyre që adhurojnë dikë tjetër pos Allahut të Lartësuar, duke besuar se ata janë mosbesimtarë dhe të devijuar, derisa t’i besojnë Allahut Një, i pa të meta është Ai, pra duke vepruar ashtu siç veproi Ibrahimi alejhi selam dhe pejgamberët tjerë:

E kush nuk i beson tagutët, e i beson Allahut, ai është kapur për lidhjen më të fortë, e cila nuk ka këputje. Allahu është dëgjues i dijshëm.3”

Ndërsa të bësh kufër në tagut4 do të thotë të besosh se çdo gjë që adhurohet pos Allahut është e kotë dhe se është obligim që të adhurohet vetëm Allahu Një dhe se vetëm Ai e meriton adhurimin dhe se çdo gjë që adhurojnë pos Allahut, qoftë prej idhujve, drujve apo gurëve, xhinëve, apo të vdekurve, melekëve apo yjeve, është adhurim i kotë, Allahu I lartësuar thotë:

Kjo ngase Allahu është Ai i vërteti, dhe atë që lusin ata pos Tij është e kotë. Allahu është vërtetë Ai i larti, i madhi.5”

Kështu që besimtari kur ta kuptojë se dikush adhuron dike tjetër pos Allahut, i obligohet atij që të distancohet nga besimi i tij, duke besuar se besimi i tij është i kotë dhe ta bëjë tekfir atë nëse i ka arritur argumenti, si përshembull atyre që jetojnë në mesin e muslimanëve, apo e di se atij i ka arritur argumenti, Allahu i Lartësuar thotë:

Ky (Kur’ani) është kumtesë për njerëz, që me të të këshillohen dhe të dinë se Ai është vetëm një Zot, dhe që t’i këshilloj ata që kanë mend. (52)”6

Pejgamberi salallahu alejhi ve selem thotë:

“Pasha Atë në dorën e të Cilit është shpirti im, nëse dikush prej umetit tim prej krishterëve dhe jehudëve dëgjon për mua, pastaj nuk beson në atë të cilën u dërgova unë, ai është prej banorëve të zjarrit”

Pra jehudët dhe krishterët janë të shpallur mosbesimtarë nga ajetet e Kur’anit dhe nga hadithet, andaj është obligim që çdo besimtarë të besojë se ata janë mosbesimtarë dhe janë të devijuar, andaj kush nuk i bën tekfir ata, apo dyshon në mosbesimin e tyre, ai është i njejtë si ata, sepse ai e përgënjeshtron Allahun dhe pejgamberin, poashtu në këtë grup (mosbesimtarëve) hyjnë edhe ata të cilët kanë dyshim se a duhet të adhurohet Allahu apo jo, apo nëse dikush dyshon në ndonjërin prej pejgamberëve, apo ai i cili tallet me fenë e Allahut.

Ndërsa nëse dikush dyshon në kufrin e lënësit të namazit, i cili nuk falet por nuk e mohon obligueshmërinë e namazit, atëherë ai nuk është kafir, përshkak se për këtë mesele ka mospajtim në mesin e dijetarëve, disa prej tyre thonë se lënësi i namazit është kafir, ndërsa një grup i madh i dijetarëve thonë se lënësi i namazit nuk është kafir, nëse nuk e mohon obligueshmërinë e tij, pra kush dyshon në kufrin e lënësit të namazit, nuk konsiderohet kafir, për shkak mospajtimit të dijetarëve në këtë mesele, pra ky konsiderohet se është i arsyetuar me ixhtihadin e tij, ndërsa ai i cili e mohon obligueshmërinë e namazit ky është kafir sipas mendimit të gjithë dijetarëve, kush nuk e bën tekfir këtë apo dyshon në kufrin e tij, pra edhe ky është kafir, apo ai i cili thotë se zeqati nuk është obligim, apo agjërimi i muajit të ramazanit nuk është obligim, ky bën kufër me këtë dhe kush dyshon në kufrin e tyre, pasi që t’i është sqaruar kjo çështje me argumente (mosbërësit të kafirit kafir), konsiderohet kafir, sepse ky e ka përgënjeshtruar Allahun, pejgamberin dhe ixhman e muslimanëve, pra këta janë çështje të mëdhaja dhe çdo kërkues i diturisë obligohet që të jetë i vendosur për këta çështje dhe jo të shpejtojë, derisa të jetë në qartësi dhe bindje, pra kështu njejtë edhe njerëzit e tjerë, nuk duhet që të shpejtojnë në këto çështje pa mos u konsulltuar me ata të cilët kanë dituri, sepse meselet e tekfirit janë mesele të mëdhaja, e jo të vogla dhe të lehta, andaj është obligim për dijetarët dhe kërkuesit e diturisë që

tua sqarojnë këto mesele me argumente sheriatike, gjithashtu është obligim për atë të cilin nuk e ka të qartë diçka rreth këtyre meseleve, të mos shpejtojë në tekfir, por t’i shikojë argumentet dhe të konsulltohet me njerëzit e dijes, me qëllim që të jetë në rrugë të drejtë.

Allahu i furnizoftë të gjithë me hidajet dhe sukses, me vepra të mira dhe dituri të dobishme, Allahu ju shpërbleftë!

Shejh AbdulAziz bin Baz –Allahu e mëshiroftë!-

Përktheu dhe përshtati nga arabishtja:

Mujdin Xh. Xhaferi

05.05.13

1 Sure zuhruf , 26-28

2 Sure Mumtehine 4

3Bekare- 256

4 Çdo gjë që adhurohet përveç Allahut dhe ai (taguti) është i kënaqur me këtë vepër.