HAXHI DHE DHJETË DITËT E DHULHIXHES

HAXHI DHE DHJETË DITËT E DHULHIXHES

0 1259

Ibn Rexhebi në librin e tij të mrekullueshëm “Letaif El-Mearif”, i cili është një libër i dobishëm që ka bashkuar midis këshillave dhe gjykimeve fikhore (të jurisprudencës islame), ai, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Keni kujdes, ruhuni nga mëkatet sepse ato ju privojnë prej faljes (së gjunaheve) në sezonet e mëshirës. Meqë Allahu i Madhëruar e vuri në shpirtërat e besimtarëve mallin (dëshirën) për ta parë Shtëpinë e Tij të Shenjtë dhe jo gjithkush është në gjendje për ta parë atë çdo vit. Ia obligoi atij që ka mundësi ta bëjë haxhin një herë (në jetë) dhe e bëri në sezonin e dhjetëditëshit të përbashkët midis atyre që shkojnë në haxh dhe atyre që janë në vendin e tyre.

Kushdo që nuk ka mundësi ta kryejë haxhin këtë vit, ka mundësi të bëjë vepra (të mira)në shtëpinë e tij brenda këtyre dhjetë ditëve të cilat do të konsiderohen më të mira se xhihadi (lufta në rrugë të Allahut) i cili është më e mirë se haxhi.” [Letaif El-Mearif, f. 272]

Është mustehab (e pëlqyeshme) që të ketë shumëllojshmëri të adhurimeve në këto ditë prej: agjërimit, namazit të natës, leximt të Kur’anit,  dhikrit (përmendjes së  Allahut), tekbirit (madhërimit të Allahut), sadakasë (lëmoshës), sepse termi “vepra të mira” i përfshin të gjitha këto.”

Hafidh Ibn Rexheb El-Hanbeli, Allahu e mëshiroftë 

[Burimi: libri i tij “Letaif El-Mearif”]

Përktheu dhe përshtati nga gj. arabe: Amir Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM