IBËN XHEUZI – BIOGRAFI E SHKURTËR

IBËN XHEUZI – BIOGRAFI E SHKURTËR

0 1829

  1. Emri i tij: Xhemaludin Ebul Ferexh Abdhrrahman Ibên Ali Ibën Muhamed el Kureshij et Tejmij, i njohur si Ibën Xheuzi. (Dhejl Ala Tabakat el Hanabile: 1/399,400).
  2. Lindja e tij: Hafidh Ibën Xheuzi lindi në Bagdad në vitin 510Hixhrij. (Uefejat el A’jan: 2/321).

Ibën Xheuzi ishte në moshën tre vjeçare kur i vdiq babai i tij, kurse pas vdekjes së babait të tij, e mori nën përkujdesje xhaxhai i tij.

Xhaxhai i tij e merrte me vete në xhami që të ndëgjonte hadithe nga hoxha Muhamed Ibën Nasir el Hafidh, imami i xhamisë.

Xhaxhai i tij nga përkujdesja e madhe që kishte ndaj Ibën Xheuzit nuk e lënte të përzihej me njerëz e as të luaj me shokët(fëmijët e lagjes).” (El Bidaje Uen Nihaje: 13/29).

  1. Mësuesit e tij më të njohur: Hafidh Ibën Xheuzi shkruajti një libër të veqant, në të cilin përmendi të gjithë emrat e mêsuesve të tij.

Mësuesit më të njohur ishin: Ali Ibën Uahid, Ebu Hasen ez Zagunij, Abdullah Ibën Mubareku, Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë. (Es Sijer: 21/366).

  1. Nxënësit e tij më të njohur: Ibë Kudame, Ibën Debithi dhe Ibën Nexhari, Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë. (Es Sijer: 21/367)
  2. Akideja e Ibën Xheuzit: Hafidh Ibën Xheuzi edhe pse ishte hoxhë i madh, megjithatë shtrembëronte argumentet e cilësive dhe emrave të Allahut dhe i komentonte gabimisht, disa i komentonte sipas Akides Esharije, disa sipas Akides Sufije, dhe shumë pak prej tyre sipas Akides Selefije. Mirëpo, gabimet më të mëdha në Akide, i kishte tek Emrat dhe Cilësitë e Allahut, xhele ue ala.

Hafidh Dhehebiu, thoshte: ” Ah sikur mos t’i kyçej fare shtrembërimeve Hafidh Ibën Xheuzi dhe mos ta kundërshtonte Akiden e imamit të tij, e cila ishte selefije në përgjithësi.” (Es Sijer: 21/368).

  1. Medh’hebi i Ibën Xheuzit: Hafidh Ibën Xheuzi ishte ndjekës i medh’hebit Hanbelij. (Dhejl Ala Takabakat el Hanabile: 2/205, 211).
  2. Fjalët e dijetarëve Islam për Ibën Xheuzin:

Hafidh Dhehebiu, thotë: ” Hafizi, komentatori i Kur’anit, dijetari, dhe hoxha i islamit ishte Hafidh Ibën Xheuzi.” (Es Sijer: 21/365).

Hafidh Dhehebiu, prap thotë: ” Hoxha, këshilltari dhe dijetari i Irakut.” (Et Tedhkire: 4/1342).

Hafidh Ibën Rexhebi, thotë: ” Hoxha dhe imami i kohës së tij ishte Hafidh Ibën Xheuzi.” (Dhejl Ala Tabakat el Hanabile: 1/399).

  1. Librat e tij më të njohura: 1. Kitab Duafa uel Metrukin. 2. Zadul Mesir Fi Ilmi et Tefsir. 3. El Meuduat. 4. Telbisul Iblis. (Et Tedhkire: 4/1343).

Hafidh Dhehebiu, thotë: ” Nuk njoh dikë nga dijetarët që ka shkruar libra më shumë se Hafidh Ibën Xheuzi.” (Es Sijer: 21/368).

  1. Vdekja e tij: Hafidh Ibën Xheuzi, Allahu e mëshiroftê, vdiq në natën e Xhumasë, pas namazit të jacisë, në datën 13 të muajit Ramazan, në vitin 597Hixhrij. U varros afër varrit të Imam Ahmedit, Allahu i mëshiroftë të dytë. (Es Sijer: 21/379, Et Tekmile: 1/394).

Nga arabishtja: Suad B. Shabani