JINI MODESTË!

JINI MODESTË!

0 3359

HADITHI:

Ijad ibën Himar (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) përcjell dhe thotë: i dërguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Allahu më ka shpallur mua që të bëhemi modest, që të mos e dëmtoni njëri-tjetrin, dhe mos të mburret askush ndaj njëri-tjetrit.”

KOMENTI:

(Allahu më ka shpallur mua); shpallje është: lajmërim i shpejtë dhe i fshehur, që bëhet përmes një meleku e që është Xhibrili (alejhi selam).

(Jini modest); është urdhër i Allahut për robërit e Tij që të jenë modest.

Modesti është: të mos jesh kryelartë e mendjemadh ndaj të tjerëve, e të sheh veten se është në një pozitë më të lartë se të tjerët, por duhet ta konsiderojë veten një prej tyre, apo më i vogli, ngaqë mund që dikush tjetër të jetë më i mirë se ai e ky nuk e di këtë, kështu që duhet të jetë modest, e të kujtojë origjinën e tij, se është nga dheu, dhe është i krijuar nga asgjëja.

Njashtu duhet të kujtojë se nuk arrihet pozitë tek Allahu përveç se me punë të mira, Allahu thotë: “Më i lavdërueshëm te Perëndia është ai që i druan më së shumti Atij.” Sureja Huxhurat, 13.

E kujton këtë që të jetë modest, modestia ka shkaqe që sjelli tek ajo, si: kujtimi i gjendjes personale, dobësisë e varfërisë dhe nevojës së tij për Allahun e Madhërishëm.

(që të mos e dëmtoni njëri-tjetrin, dhe mos të mburret askush ndaj njëri-tjetrit); modestia i jep njeriut dy atribute madhështore; ai nuk e lëndon askënd dhe nuk mburret me prejardhjen, pasurinë apo famën e tij, e nuk krenohet para njerëzve, Allahu thotë: “Mos e shmang fytyrën tënde nga njerëzit dhe mos ec nëpër tokë mendjemadhësisht, se Perëndia nuk e don asnjë mendjemadh, as mburracak.” Sureja Llukman, 18.

Mburrja e mendjemadhësia janë dy sëmundje, nëse njeriu shpëton nga këto dy vese: dëmtimin e njerëzve, lëndimi i tyre fizikisht apo në pasuri apo në nderë, gjithashtu nuk mburret ndaj njerëzve me pasurinë, autoritetin, diturinë apo prejardhjen e tij, kjo tregon se ai është modest.

Ky hadith flet për urdhërin për modesti, dhe se modestia sjell parandalim të dëmit dhe mburrjes ndaj njerëzve.

Imam ibën Kajimi (Allahu e mëshiroftë) në librin e tij (Er Ruh) (2/658-659) thotë: “Modestia e lavdëruar është dy llojesh:

E para: Modestia e robit në kryerjen e urdhrave të Allahut dhe largimin nga ndalesat e Tij, sepse shpirti në kërkim të rehatisë dobësohet në urdhërin e Tij, kështu që shfaq shenja të refuzimit, hutisë dhe ikjes nga adhurimi dhe përqendrohet kur ndalohet në kërkim të fitores ndaj asaj nga është i ndaluar, e nëse njeriu e vendos (bëhet modest) veten sipas urdhrave dhe ndalesave të Allahut, bëhet modest në adhurimet e tija.

E dyta: Modesta e tij ndaj madhërisë së Zotit, Fisnikërisë së Tij, përulësia e tij ndaj Fuqisë dhe madhështisë së Tij, saherë që e ngrit veten kujton madhështinë e Zotit e Njëshmërinë e Tij, hidhërimin e madh të Zotit për atë që bëhet i tillë, kështu i përulet Atij dhe i thyhet zemra e tij nga madhështia e Allahut, qetësohet nga frikrespekti ndaj Tij, e shuhet nga Sundimi i Tij, kjo është modestia e synuar e që e nënkupton edhe të parën dhe nuk kundërshtohen njëra me tjetrën, modest i denjë është ai që i janë dhënë të dyjat, Allahut ndihmë kërkojmë.

Autor: Salih ibn Feuzan el Feuzan

HADITHE MBI MORALIN DHE ETIKËN TË PËRMBLEDHURA NGA LIBRI (BULUG EL MERAM)

HADITHI I DYZET E NËNTË

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM