O VËLLA! NA URDHËROVE PËR TË MIRË DHE TË NDËGJUAM

O VËLLA! NA URDHËROVE PËR TË MIRË DHE TË NDËGJUAM

0 1709

Ibën Abdulberr lidhur me modestinë e dijetarëve shkruan:
Kam dëgjuar më shumë se një nga mësuesit e mi duke rrëfyer se Gazi ibën Kajs, udhëtoi për në Medine. Atje mësoi nga Maliku. Lexoi te Nafi lexuesi. Gjersa ishte ende në fillimin e tij në Medine, në xhaminë e të Dërguarit të Allahut hyri Ibën Ebi Dhi’bi dhe u ul pa u falë namaz. Gazi i tha: o ti, ngrihu dhe fali dy rekatë! Të ulesh pa e përshëndetur xhaminë me dy rekate është injorancë – apo diçka të ngjashme prej fjalëve të vrazhda.
Ibën Ebi Dhi’bi u ngrit, i fali dy rekatë dhe u ul. Pasi përfundoi falja e namazit, u mbështet Ibën Ebi Dhi’bi ndërsa njerëzit u mblodhën rreth tij.
Gazi kur pa këtë, u shtang, u turpërua dhe u pendua. Pyeti për të, kush ishte? I thanë: ky është Ibën Ebi Dhi’bi, njëri nga fakihët (dijetarët) dhe fisnikët e Medines. U ngrit Gazi dhe iu afrua për t’i kërkuar falje kurse Ibën Ebi Dhi’bi i tha: o vëlla, mos ke dert, na urdhërove në diçka të mirë kurse në të ndëgjuam.

“Temhid 20/106”

Sa shumë kemi nevojë për këtë edukatë!

Përktheu nga arabishtja: Agim Bekiri

albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM