KËSHILLAT E SELEFËVE (TË PARËVE TANË TË MIRË)

KËSHILLAT E SELEFËVE (TË PARËVE TANË TË MIRË)

0 646

Sufjan Eth-Theuri, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Në bazë të asaj që na këshilloi Ali ibn El-Hasan El-Muslimi: “Ji i frikësuar dhe i trishtuar nga ajo që të ka mbetur nga jeta jote?! Ti nuk e di se çfarë po ndodh me të në lidhje me fenë tënde? Asnjëherë nuk e ke nxitur veten në gjërat e besimit?! Nuk ke dituri si t’i ndjekësh dhe mendon se Allahu të ka pushtuar në një mënyrë të padrejtë?! Babai yt, Ademi alejhi selam, nuk mbeti në të (Xhennet) dhe nuk e plotësoi ditën aty deri sa ra në mëkat.”
Bëhu prej atyre që e kërkon të mirën dhe e beson të keqen, mos e urreni askënd që i bindet Allahut. Bëhu i mëshirshëm me masën në përgjithësi si dhe në veçanti, mos i shkëput lidhjet farefisnore, lidhu me ata që je shkëputur, lidhi raportet farefisnore edhe nëse i ke shkëputur.
• Ushqehuni më pak: qëndroni më shumë natën;
• Agjëroni: kjo ta mbyll derën e imoralitetit dhe ta hap derën e adhurimit;
• Pakësoi fjalët: kjo ta zbut zemrën;
• Qëndro gjatë kohë i heshtur: do mbizotërojë devotshmëria.
Gjithashtu, mos vrapo shumë pas kësaj bote dhe mos ji ziliqar: bëhu që kupton shpejt.
Mos iu bind secilit: shpëto nga gjuha e njerëzve.
Bëhu i lidhur me njerëzit: shtoje dashurinë midis njerëzve.
Kënaqu me atë që ka ndarë Allahu për ty nga furnizimi: Ji i pasur.
Mbështetju Allahut: Ji i fuqishëm.
Mos bëni konflikt me banorët e kësaj bote në botën e tyre: Do të të dojë Allahu.
Duaji njerëzit dhe ji i përulur (jo mendjemadh): do t’i plotësosh veprat bamirëse.
Puno mirë: mirësia vjen mbi ty.
Fali të tjerët: ke nevojë edhe ti për këtë.
Ji i mëshirshëm dhe ki mëshirë për të gjithë.
Vëllai im/motra ime, mos i lejo ditët tua, netët tua dhe çdo çast tëndin që të kalojnë kot. Vëllai im/motra ime, mos e shiko Ditën e Kijametit përveç se me kënaqësinë e të Gjithëmëshirshmit, si dhe mos e nënkupto kënaqësinë e Tij përveç se me bindje ndaj Tij, me shtimin e veprave vullnetare: e që kjo të afron kah Allahu. Nxito në bujari: kjo ta mbulon turpin, Allahu të çliron nga llogaritja dhe tmerret. Nxito në nxënien e diturisë islame: kjo do të të shoqërojë në varrin tënd. Largoju të gjitha harameve (ndalesave): kjo të bën ta shijosh ëmbëlsinë e imanit (besimit).”

[Marrë nga: Hulijjetul eulija]
Përktheu nga arabishtja: Amir Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM