MJEKONI TË SËMURIT TUAJ ME LËMOSHË – tregim

MJEKONI TË SËMURIT TUAJ ME LËMOSHË – tregim

0 1189

Ky është një tregim shumë i çuditshëm, të cilit nuk mund t’i besoj përveç besimtarit, i cili beson në atë që ka zbritur Allahu dhe në thëniet e të dërguarit të tij, alejhi selam.

Tregon një vëlla musliman, nga qyteti Hurejmila, vend ky afër kryeqytetit të Rijadit, se një grua nga po i njëjti vend vuante nga sëmundja e kancerit – Allahu na ruajt nga kjo sëmundje- ndaj dhe për t’u kujdesur për nevojat e saj, kishte punësuar një shërbëtore nga Indonezia e largët. Kjo grua shquhej për moralin dhe sjelljet e saja të shkëlqyeshme.

Pas një jave të arritjes se shërbëtores në Jordan, pronarja e shtëpisë kishte vërejtur se shërbëtorja sa herë që hynë në banjo, qëndron kohë të gjatë, gjë jo e zakonshme dhe këtë e përsëriste disa herë.

Disa herë e kishte pyetur për arsyen e qëndrimit të saj të gjatë në banjo, me pas ajo kishte filluar të qajë me dënesë, dhe kur e pyeti për shkakun se përse qanë? Ishte përgjigjur: kam lindur një djalë para 20 ditëve, dhe kur kam marrë telefonatën nga zyra në Indonezi se duhet të nisem për në Jordan, kam shfrytëzuar rastin që sa më parë t’i përgjigjem thirrjes për punë për shkak të gjendjes së vështirë materiale. Andaj, shkaku se përse qëndroj gjatë në banjo, është mbushja e gjirit me qumësht, ndaj dhe mundohem që ta zbrazi duke qenë në banjo.

Me të dëgjuar rastin e shërbëtores, pronarja e shtëpisë menjëherë rezervon biletën për të, duke i dhuruar edhe pagën për dy vite, edhe pse ajo vetëm sa kishte filluar punën, e përcolli atë në aeroport dhe i tha; këto janë paratë për dy vite në advanc, shko, kujdesu për të birin, dhe pas dy viteve mundësisht të kthehesh te ne. Pas shkëmbimit të numrave të telefonit dhe adresave, pronarja e shtëpisë shkoi të mjeku për të shikuar se sa është përmirësuar sëmundja e kancerit, dhe pas kontrollit rutinor të gjakut, ishte një befasi, në të nuk gjetën asnjë shenjë të kancerit në gjak! Më pastaj, doktori përsëriti disa herë analizat e gjakut, por ja qe rezultati ishte i njëjtë. Doktori u habit nga ky rezultat dhe përsëri, pas trajtimeve efektive rreth seriozitetit të sëmundjes, përqindja e kancerit ishte zero %. Pas verifikimit se gruaja ishte përmirësuar dhe shenjat e kancerit në gjak ishin zero, atëherë doktori e pyeti për ilaçin shërues, të cilin e ka përdorur gjatë kohës kur ajo vuante nga kanceri, përgjigja e saj ishte: U kam dhënë njerëzve lëmoshë.

Transmetohet nga Ebi Umamete se i dërguari i Allahut ka thënë: “Shëroni të sëmurit tuaj me lëmoshë”

Kjo është një edukatë islame me të cilën n aka edukuar I dërguari i Allahut salallahu alejhi ve slem ka thënë:
“داووا مرضاكم بالصدقة”.
“Mjekoni të sëmurit e juaj me lëmoshë!”/ Albani e ka vlerëusr me gradën hasen

Përshtati
Ali Shabani

Përkthim i lirë nga libri ‘Muxhizatul-ialaxhi bis-sadaka’ të Muhamed Ebu Aisheh

GJITHASHTU NË ALBISLAM